Dhiata e Re 2023
19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: “U Krye”


“19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: ‘U Krye’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Krishti përpara Pilatit

Ecce Homo [Ja Njeriu], nga Antonio Ciseri

19–25 Qershor

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

“U Krye”

Fillojeni përgatitjen tuaj duke lexuar kapitujt te Mateu 27; Marku 15; Lluka 23 dhe Gjoni 19. Me lutje kërkoni që t’i kuptoni nevojat e fëmijëve.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Lejojeni secilin fëmijë me radhë që të mbajë lart figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Ndërkohë që e mban figurën, secili fëmijë mund të tregojë diçka që ai ose ajo e sheh në figurë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 27:11–66; Lluka 23; Gjoni 19

Ngaqë Jezusi vdiq për mua, unë mund të ringjallem.

Fëmijët e vegjël mund të mërziten nga rrëfimet për Kryqëzimin e Jezusit. “Kapitulli 52: Vuajtjet e Jezusit” dhe “Kapitulli 53: Jezusi Kryqëzohet” (në Tregime nga Dhiata e Re, f. 133–138 ose materialet filmike përkatëse në ChurchofJesusChrist.org) ofrojnë një model të mirë për mënyrën se si ju mund t’ua tregoni siç duhet këtë histori.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ndërkohë që tregoni rreth gjyqit, Kryqëzimit dhe varrimit të Jezusit (shih edhe Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 57–58). Ftojini fëmijët të tregojnë atë që dinë rreth këtyre ngjarjeve. Theksoni se në ditën e tretë, Jezusi u ringjall. Me fjalë të tjera, Ai u rikthye në jetë.

  • Kërkojuni fëmijëve të përmendin disa gjëra që prindërit e tyre i bëjnë për ta, që ata nuk mund t’i bëjnë për veten e tyre. Tregoni një figurë të Shpëtimtarit. Shpjegoni që për shkak të Jezusit, ne mund të ringjallemi – diçka që nuk mund ta bëjmë vetë.

  • Tregoni një fotografi të dikujt që e dini se ka vdekur. Jepni dëshminë tuaj që, për shkak të Jezusit, ai njeri do të jetojë përsëri një ditë.

Pamja
varrosja e Krishtit

The Burial [Varrimi], nga Carl Heinrich Bloch

Mateu 27:26–37; Lluka 23:34

Unë mund t’i fal të tjerët sikurse i fali Jezusi.

Si do t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se si t’i falin ata që nuk janë dashamirës, sikurse i fali Jezusi?

Veprimtari të Mundshme

  • Përshkruani se si ushtarët nuk ishin dashamirës ndaj Jezusit (shih Mateu 27:26–37) dhe më pas lexoni te Lluka 23:34. Shpjegoni se kur i falim të tjerët, ne nuk jemi më të zemëruar ndaj tyre dhe tregojmë dashuri për ta.

  • Tregoni shembuj në të cilët dikush thotë ose bën diçka që nuk është dashamirëse. Ftojini fëmijët që të flasin rreth mënyrës se si ata mund të tregojnë falje në këto situata.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth faljes, të tillë si “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52). Bëni pyetje që marrin përgjigje në këngë, të tilla si: “Kë duhet të falim?” ose “Kush mund të na ndihmojë kur falja është e vështirë?”

  • Kontrolloni një botim të kohës së fundit të revistës Miku që të gjeni një histori rreth një fëmije i cili e fali dikë. Tregojuani këtë histori fëmijëve.

Lluka 23:32–33, 39–43

Ngaqë Jezusi vuajti dhe vdiq për mua, unë mund të pendohem dhe të falem.

Edhe pse fëmijët nën moshën tetë vjeç nuk janë ende të përgjegjshëm, është e rëndësishme për ta që të fillojnë të mësojnë tani se si të pendohen për zgjedhjet e gabuara që bëjnë.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni vargjet te Lluka 23:32–33, 39–43 dhe ndihmojini fëmijët të gjejnë dy keqbërësit në figurën 57 te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit. Shpjegoni se kur keqbërësi i parë u tall me Jezusin, keqbërësi i dytë e pranoi se kishte bërë diçka gabim – ai po fillonte të pendohej.

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 19:16. Përse vuajti Jezusi për ne?

  • Shfaqni materialin filmik “The Shiny Bicycle” [“Biçikleta e Shndritshme”] (ChurchofJesusChrist.org). Shpjegoni se ne mund t’i lutemi Atit Qiellor dhe Ai mund të na ndihmojë që t’i rregullojmë mëkatet e gabimet tona dhe të marrim falje.

  • Lejojini fëmijët të bëjnë shenja me shkumës në tabelë për të përfaqësuar zgjedhjet e gabuara. Më pas kërkojuni ta fshijnë tabelën për të përfaqësuar pendimin. Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit dhe dëshmoni se ne mund të pendohemi për shkak të Tij.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 27:11–66; Lluka 23; Gjoni 19

Jezusi vdiq për mua ngaqë Ai më do.

Përse jeni mirënjohës që Jezu Krishti vdiq për ju? Merrni parasysh se si mund t’i ndihmoni fëmijët që të kuptojnë rëndësinë e flijimit të Shpëtimtarit për ta.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në fletë të veçanta letrash ngjarje kyç nga Mateu 27:11–66 (për ndihmë që ta bëni këtë, shihni “Kapitulli 52: Vuajtjet e Jezusit” dhe “Kapitulli 53: Jezusi Kryqëzohet”, në Tregime nga Dhiata e Re, f. 133–138 ose materialet filmike përkatëse te ChurchofJesusChrist.org). Ftojini fëmijët t’i studiojnë këto vargje dhe vendosini ngjarjet në rendin e duhur.

  • Vëreni një fëmijë të lexojë vargun te Mateu 27:54 dhe ftojini fëmijët të tregojnë gjëra rreth Jezusit që i ndihmojnë të dinë se Ai është Biri i Perëndisë.

  • Pyetini fëmijët se çfarë mësojnë rreth Kryqëzimit nga himni “Shih Shëlbuesin e Madh që Vdes” (Himne, nr. 111) ose një himn tjetër sakramenti. Përse ishte Jezusi i gatshëm të vuante për ne? (Shih Doktrina e Besëlidhje 18:10–11; 19:16.)

Mateu 27:26–37; Lluka 23:34

Unë mund t’i fal të tjerët sikurse i fali Jezusi.

Mund të jetë e vështirë për t’i falur të tjerët. Fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të bekohen kur e ndjekin shembullin e Shpëtimtarit dhe mësojnë të falin.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë me radhë rreth ushtarëve që nuk ishin dashamirës ndaj Jezusit te Mateu 27:26–37 dhe Jezusit duke i falur ata te Lluka 23:34. (Shih idenë që jepet nga Përkthimi prej Joseph Smith-it te Lluka 23:35, poshtëshënimic në Biblën në anglisht.) Çfarë mësojmë nga shembulli i Jezusit?

  • Shkruani në tabelë: Çfarë mund të bëni që ta falni dikë që nuk ishte dashamirës ndaj jush? Lejojini fëmijët që të shkruajnë me radhë në tabelë ide, të tilla si Lutuni që të keni ndjenja dashamirëse kundrejt atij njeriu ose Mendoni për diçka të mirë rreth atij njeriu.

Lluka 23:32–33, 39–43

Ngaqë Jezusi vuajti dhe vdiq për mua, unë mund të pendohem dhe të falem.

Ky mësim është një rast i mirë që të dëshmoni se për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të pendohemi për mëkatet tona dhe të falemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë me zë të lartë te Lluka 23:32–33, 39– 43. Shpjegoni se dy njerëzit që po kryqëzoheshin me Jezusin, ishin keqbërës. Si e tregoi njëri prej keqbërësve se po fillonte të pendohej? Çfarë mund të bëjmë për të treguar se po pendohemi? (Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Pendohem, Pendim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.)

  • Shkruani fjalinë vijuese në tabelë, duke lënë vende bosh për fjalët me shkrimin kursiv: “Unë mund të falem kur pendohem për shkak të ShlyerjesJezu Krishtit”. Jepuni fëmijëve të dhëna kyç për t’i ndihmuar që t’i plotësojnë vendet bosh.

  • Ftojeni një fëmijë të mbajë një çantë dhe mbusheni atë me gurë ndërkohë që fëmijët e tjerë përmendin zgjedhje të gabuara që mund t’i bëjë dikush. Ndihmojini fëmijët ta krahasojnë çantën me barrën shpirtërore që mbartim kur mëkatojmë. Si është pendimi i ngjashëm me heqjen e gurëve nga çanta? Ju mund t’u kujtoni fëmijëve se pendimi nuk është një ngjarje që ndodh një herë por një proces i përditshëm.

  • Shihni një botim të kohës së fundit të revistës Miku për një histori ose mesazh rreth pendimit dhe tregojuani atë fëmijëve.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të mendojnë për dikë që nevojitet ta falin dhe vendosni një gjë që ata do ta bëjnë për t’i treguar atij njeriu se e kanë falur atë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësoni të dalloni zbulesën. Zbulesa shpesh vjen “rresht pas rreshti” (2 Nefi 28:30), jo e tëra njëherësh. Ndërkohë që luteni dhe përsiatni shkrimet e shenjta dhe këtë përvijim të mësimit, ju do të zbuloni se idetë dhe mbresat mund t’ju vijnë kurdoherë dhe kudo – teksa udhëtoni për në punë, bëni punët e shtëpisë ose ndërveproni me familjen dhe miqtë.