Dhiata e Re 2023
29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13: “Në Përkujtim”


“29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13: ‘Në Përkujtim’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Darka e Fundit

In Remembrance of Me [Në Përkujtimin Tim], nga Walter Rane

29 Maj – 4 Qershor

Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13

“Në Përkujtim”

Ndërsa lexoni te Mateu 26; Marku 14; dhe Gjoni 13, kërkoni parime që e ndieni se do t’i bekojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Tregoni figura të ngjarjeve në këta kapituj, të tilla si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 54–55 dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që po ndodh te figurat.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 26:26–29; Marku 14:22–24

Sakramenti më ndihmon të mendoj rreth Jezusit.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se marrja e sakramentit është një rast për të kujtuar atë që ka bërë Jezusi për ne.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidheni rrëfimin e Jezusit që u paraqet [apostujve] sakramentin. Ju mund të përdorni mësimin te “Kapitulli 49: Sakramenti i Parë” (në Tregime nga Dhiata e Re, f. 124–126, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org) apo materialin filmik “Sacrament” [“Sakramenti”] (ChurchofJesusChrist.org). Përse e marrim sakramentin? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ne e kujtojmë Jezusin gjatë sakramentit.

  • Paraqituni fëmijëve një copë bukë dhe një gotë me ujë. Pyetini nëse e dinë se çfarë përfaqësojnë buka dhe uji i sakramentit. Shpjegoni se këto emblema na ndihmojnë të kujtojmë se Jezusi vdiq për ne dhe u ngrit së vdekuri.

  • Kërkojuni fëmijëve t’i mbyllin sytë dhe të mendojnë për dikë që e duan dhe më pas ftojini t’ju tregojnë rreth atij personi. Kërkojuni t’i mbyllin sytë përsëri, të mendojnë për Shpëtimtarin dhe më pas të tregojnë gjëra që i dinë rreth Tij. Nxitini të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit çdo javë.

  • Ftojini fëmijët t’ju tregojnë se çfarë mund të bëjnë për ta kujtuar Jezusin dhe për të qenë nderues gjatë sakramentit. Ndihmojini fëmijët të bëjnë broshurën e përshkruar në faqen e veprimtarisë së kësaj jave dhe ta përdorin atë për t’i ndihmuar që të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit. Ose lejojini të kërkojnë te disa revista të Kishës për figura të Jezusit dhe të krijojnë një kolazh që mund ta shohin gjatë sakramentit.

Gjoni 13:34–35

Unë mund t’i dua të tjerët sikurse i donte Jezusi.

Jezusi e tregoi dashurinë e Tij duke u kujdesur për njerëzit përreth Tij. Çfarë mundësish kanë fëmijët të cilëve u jepni mësim, për të treguar dashurinë e tyre për të tjerët?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figura të historive që fëmijët i kanë mësuar këtë vit, në të cilat Jezusi tregoi dashurinë e Tij për të tjerët (shih përvijimet e mëparshme të mësimeve te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Lexoni vargjet te Gjoni 13:34–35 dhe ndihmojini fëmijët ta përsëritin frazën: “Sikurse unë ju kam dashuri, … ta doni njëri‑tjetrin”. Si mund ta shfaqim dashurinë tonë për familjen, shokët dhe shoqet tona?

  • Ftojeni një fëmijë të mbajë një figurë të Shpëtimtarit ndërkohë që klasa këndon një këngë rreth dashurisë së Shpëtimtarit, e tillë si “Doni Njëri-Tjetrin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 74). Jepuni fëmijëve letra në formë zemre dhe ftojini të vizatojnë një figurë të vetes së tyre duke bërë diçka që të tregojnë dashurinë e tyre për atë person.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 26:26–29; Marku 14:22–24

Sakramenti më ndihmon të kujtoj Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij për mua.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të kenë një përvojë më domethënëse me sakramentin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë me radhë vargjet te Mateu 26:26–29 ose Marku 14:22–24 (shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 14:20–24 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]) dhe Doktrina e Besëlidhje 20:75–79. Cilat fjalë dhe ide janë të ngjashme në dy fragmentet?

  • Pyetini fëmijët se çfarë bëjnë që i ndihmon të mendojnë rreth Jezusit gjatë sakramentit. Ndihmojini të gjejnë shkrime të shenjta ose fjalë nga himnet e sakramentit që mund t’i lexojnë gjatë sakramentit dhe më pas renditini ato në një kartë që fëmijët të mund t’u drejtohen herën e ardhshme që do të marrin sakramentin. Këndoni disa nga këto këngë me fëmijët (shih Himnet, nr. 96–115).

    Pamja
    fëmijë duke marrë sakramentin

    Sakramenti na ndihmon të kujtojmë Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij për ne.

  • Shkruani në tabelë fraza kyç nga lutjet e sakramentit dhe ndihmojini fëmijët t’i mësojnë ato përmendsh. Çfarë domethënie kanë këto fraza? Përse është e rëndësishme që t’i ripërtërijmë çdo javë besëlidhjet tona të pagëzimit?

  • Ftojeni një mbajtës të Priftërisë Aarone që t’u tregojë fëmijëve rreth përvojës së tij për përgatitjen, bekimin ose shpërndarjen e sakramentit. Çfarë e ndihmon që të përgatitet për ta bërë këtë gjë? Si ndihet ai kur e bën këtë gjë? Si buka dhe uji ia sjellin atij ndërmend Shpëtimtarin?

  • Kërkojuni fëmijëve që janë pagëzuar, të tregojnë se çfarë mbajnë mend rreth pagëzimeve të tyre. Si u ndien ata? Çfarë besëlidhjesh bënë ata? (Shih Mosia 18:8–10.) Thuajuni atyre se çdo javë, kur marrim sakramentin, mund të jetë sikur të pagëzoheshim përsëri – ne mund të falemi për mëkatet tona dhe t’i ripërtërijmë besëlidhjet tona.

Gjoni 13:1–17

Jezu Krishti më tregoi se si t’u shërbej të tjerëve.

Rrëfimi i Shpëtimtarit duke larë këmbët e dishepujve të Tij mund t’i frymëzojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që t’u shërbejnë me dashuri njerëzve përreth tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Që disa ditë më përpara, kërkojini njërit prej fëmijëve të lexojë te Gjoni 13:4–9 dhe t’ia tregojë klasës rrëfimin nisur nga këndvështrimi i Pjetrit. Çfarë po përpiqej Shpëtimtari t’u mësonte Pjetrit dhe Apostujve të tjerë? Fëmijët mund të flasin rreth asaj që mësojnë nga kjo histori rreth Jezu Krishtit. Çfarë mësojmë rreth shërbimit ndaj të tjerëve?

  • Lexoni së bashku te Gjoni 13:12–17. Kërkojini secilit prej fëmijëve që të shkruajë rreth një rasti kur Shpëtimtari i shërbeu një personi tjetër. Nxitini të përfshijnë atë që mësojnë nga shembulli i Tij. Nëse kanë nevojë për ndihmë, ata mund të kërkojnë shembuj në materialin filmik “Christlike Attributes” [“Cilësitë si të Krishtit”] (ChurchofJesusChrist.org). Ftojini që t’ia tregojnë klasës atë që shkruan.

Gjoni 13:34–35

Dishepujt e Jezu Krishtit i duan të tjerët ashtu siç i deshi Ai.

Kur pagëzohemi, ne bëjmë besëlidhje për t’u bërë dishepuj të Jezu Krishtit. Te Gjoni 13:34–35, Shpëtimtari përshkroi se si ne mund të tregojmë se jemi dishepujt e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë njëri‑tjetrin; sikurse unë ju kam (Gjoni 13:34). Ftojini fëmijët ta shikojnë shkrimin e shenjtë dhe t’i plotësojnë vendet bosh. Çfarë gjërash të tjera mund të bëjmë që të tregojmë se jemi dishepuj të Krishtit? Fëmijët mund të mendojnë për fjalë të tjera që do ta plotësojnë fjalinë në tabelë, të tilla si shërbejini dhe shërbyer ose jepini mësim dhe dhënë mësim.

  • Ftojini fëmijët të lexojnë vargun te Gjoni 13:35 dhe mendoni për njerëz që i njihni, të cilët janë shembuj të dishepujve të Jezu Krishtit. Kërkojuni të shprehin se si këta njerëz tregojnë dashuri për të tjerët siç bëri Shpëtimtari.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre diçka që do të bëjnë për shkak të asaj që mësuan në klasë. Për shembull, ata mund të tregojnë se si do ta kujtojnë Jezu Krishtin gjatë sakramentit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepini dëshmi klasës suaj. Një dëshmi mund të jetë aq e thjeshtë sa: “Unë e di se Ati Qiellor e do secilin prej jush” ose “Unë ndihem mirë brenda vetes kur mësoj për Jezu Krishtin”.