Dhiata e Re 2023
5–11 Qershor. Gjoni 14–17: “Qëndroni në Dashurinë Time”


“5–11 Qershor. Gjoni 14–17: ‘Qëndroni në Dashurinë Time’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“5–11 Qershor. Gjoni 14–17”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Darka e Fundit

The Last Supper [Darka e Fundit], nga William Henry Margetson

5–11 Qershor

Gjoni 14–17

“Qëndroni në Dashurinë Time”

Lutuni që të dini nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim, teksa lexoni te Gjoni 14–17. Manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund të ndihmojë për ta përkrahur studimin tuaj dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide se si t’u jepni mësim fëmijëve në klasën tuaj.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar fëmijët që të tregojnë atë që po mësojnë në shtëpi, lejojeni secilin fëmijë të mbajë me radhë një zemër prej letre dhe të tregojë diçka që ai ose ajo bën për t’u treguar dashuri të tjerëve.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Gjoni 14:15

Unë e tregoj dashurinë time për Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ata mund t’i tregojnë Shpëtimtarit se e duan duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta recitojnë vargun te Gjoni 14:15. Kërkojuni të thonë: “Nëse më doni” kur ngrini lart një zemër prej letre. Kërkojuni të thonë: “Zbatoni urdhërimet e mia” kur ngrini lart shkrimet e shenjta.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për disa prej urdhërimeve të Jezusit. Ftojini të sugjerojnë mënyra se si mund ta zbatojnë çdo urdhërim. Dëshmoni se bërja e këtyre gjërave tregon dashurinë tonë për Jezu Krishtin.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth urdhërimeve, të tillë si “Mbaj Urdhërimet” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 68–69).

  • Luani me fëmijët lojën në faqen e veprimtarisë së kësaj jave.

Gjoni 14:26–27; 15:26; 16:13–14

Fryma e Shenjtë më ndihmon.

Jezusi u mësoi dishepujve të Tij të vërteta të rëndësishme rreth Frymës së Shenjtë. Merreni parasysh se si këto të vërteta mund t’i bekojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figurën Darka e Fundit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 54). Shpjegojuni fëmijëve se në Darkën e Fundit Jezusi u dha mësim dishepujve të Tij rreth Frymës së Shenjtë. Tregoni disa prej të vërtetave që Ai i dha mësim te Gjoni 14:26–27; 15:26; 16:13–14.

    Pamja
    Jezusi duke u folur dishepujve

    The Last Supper [Darka e Fundit], nga Clark Kelley Price

  • Tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju ngushëlloi, ju udhërrëfeu ose ju ndihmoi të dini të vërtetën. Dëshmoni se Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë fëmijët në mënyra të ngjashme.

  • Së bashku me fëmijët këndoni një këngë rreth Frymës së Shenjtë, të tillë si “Fryma e Shenjtë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56). Ftojini të mbajnë vesh për gjërat e përmendura në këngë, të cilat i bën Fryma e Shenjtë.

Gjoni 17:3

Unë mund t’i njoh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Jezu Krishti dha mësim se “jeta e përjetshme” është të njohim “të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin”. Ndërkohë që fëmijët të cilëve u jepni mësim, arrijnë t’i njohin Ata, ata do të gjejnë forcë shpirtërore që do t’i bekojë gjatë gjithë jetës së tyre dhe do t’i ndihmojë të arrijnë jetë të përjetshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Gjoni 17:3 dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për atë që Jezusi dëshiron që ne të dimë. Tregoni disa figura që përfaqësojnë mënyra se si mund të arrijmë ta njohim Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, të tilla si figura të shkrimeve të shenjta, një familje duke mësuar së bashku dhe dikë duke i shërbyer një personi tjetër. Vendosini figurat përmbys dhe ftojini fëmijët t’i kthejnë ato me radhë dhe ta përshkruajnë atë që është në figurë. Si na ndihmojnë këto gjëra për t’i njohur Atin Qiellor dhe Jezusin?

  • Flisni me fëmijët rreth gjërave që bëjnë, për t’i njohur më mirë shokët ose shoqet e tyre. Si arrijmë t’i njohim më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Tregoni për mënyrat se si e keni bërë këtë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Gjoni 14:15; 15:10–14

Unë e tregoj dashurinë time për Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Teksa i lexoni këto fragmente në studimin tuaj vetjak, mendoni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Si do të bekohen ata kur e kuptojnë se bindja e tyre ndaj Shpëtimtarit është shenjë e dashurisë së tyre për Të?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë mënyra se si Jezusi e tregoi se Ai ishte i bindur ndaj Atit Qiellor. Tregoni figura nga jeta e Shpëtimtarit për t’i ndihmuar ata (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 34–35, 56–57). Vërini fëmijët të flasin rreth rasteve kur iu bindën Atit Qiellor.

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë te Gjoni 14:15. Lejojini fëmijët të vizatojnë me radhë figura që përfaqësojnë dikë që po e zbaton një urdhërim, ndërkohë që pjesa tjetër e fëmijëve merr me mend se çfarë po vizaton ai ose ajo. Për shembuj të urdhërimeve, shihni broshurën Për Forcën e Rinisë (2022). Si ia tregon zbatimi i këtyre urdhërimeve Shpëtimtarit se ne e duam Atë?

Gjoni 14:26; 15:26; 16:13

Fryma e Shenjtë udhërrëfen, ngushëllon dhe dëshmon për të vërtetën.

A e kanë marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë fëmijët të cilëve u jepni mësim? Çfarë dinë ata rreth mënyrës se si Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë? Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni ata t’i kuptojnë më mirë rolet e Frymës së Shenjtë.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepuni fëmijëve vargjet vijuese për t’i lexuar në dyshe: Gjoni 14:26; 15:26 dhe 16:13. Kërkojuni të gjejnë fjalë që u mësojnë atë që bën Fryma e Shenjtë. Shkruajini fjalët në tabelë.

  • Tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju udhërrëfeu, ngushëlloi, paralajmëroi ose ju dëshmoi për të vërtetën. Ftojini fëmijët të tregojnë ndonjë përvojë që kanë pasur. Si e dalluan ata ndikimin e Frymës së Shenjtë?

  • Ftojeni secilin fëmijë ta vizatojë fytyrën e tij ose të saj mbi një çantë letre. Ndizni brenda secilës çantë një elektrik dore që përfaqëson Frymën e Shenjtë. Më pas futni në çanta gjëra që e bllokojnë dritën, të tilla si një copë pëlhure, për t’u mësuar se zgjedhjet tona të gabuara mund ta kufizojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën tonë. Lërini fëmijët t’i heqin gjërat nga çantat e tyre për të përfaqësuar pendimin.

Gjoni 15:1–9; 17:3

Ati Qiellor dhe Jezusi duan që unë t’i njoh Ata.

Ju do ta bekoni jetën e fëmijëve duke i ndihmuar të arrijnë t’i njohin më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Vini në një vend të dukshëm një bimë (ose një figurë të një bime) ndërkohë që fëmijët lexojnë me radhë te Gjoni 15:1–9. Si është Jezusi i ngjashëm me një hardhi? Si jemi ne të ngjashëm me shermendet [degët]? Çfarë mund të bëjmë që të “qëndro[jmë] në” Shpëtimtarin ose të qëndrojmë pranë Tij?

  • Lexoni me zë të lartë te Gjoni 17:3. Pyetini fëmijët se çfarë po bëjnë që t’i njohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Tregoni se si arrini t’i njihni Ata.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre një këngë që e kanë mësuar kohët e fundit në orën mësimore ose në kohën e të kënduarit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë. Nëse iu jepni mësim fëmijëve më të vegjël, ju mund të gjeni ide shtesë që mund t’i përshtatni për orën tuaj mësimore nga pjesa e këtij përvijimi të mësimit për fëmijët më të mëdhenj. Në mënyrë të ngjashme, veprimtaritë për fëmijët më të vegjël mund të përshtaten për t’u dhënë mësim fëmijëve më të mëdhenj.