Dhiata e Re 2023
26 Qershor – 2 Korrik. Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20–21: “Ai u Ringjall”


“26 Qershor – 2 Korrik. Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20–21: ‘Ai u Ringjall’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“26 Qershor – 2 Korrik. Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20–21”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Jezusi duke folur me Pjetrin pranë bregut të detit

Feed My Sheep [Kulloti Delet e Mia], nga Kamille Corry

26 Qershor – 2 Korrik

Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20–21

“Ai u Ringjall”

Fëmijët me dëshmi për të vërtetat në këta kapituj kanë një themel të fortë mbi të cilin ta ndërtojnë besimin e tyre. Si do ta ftoni Shpirtin të dëshmojë për këto të vërteta?

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Të parit e një figure mund t’i ndihmojë fëmijët të kujtojnë gjëra që i mësuan në shtëpi ose në mjedise të tjera. Ndoshta ju mund të paraqitni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe t’u kërkoni fëmijëve të tregojnë se çfarë dinë rreth historisë së treguar në figurë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20:1–23

Unë do të jetoj sërish pasi të vdes, sikurse jetoi Jezusi.

Shlyerja e Jezu Krishtit, përfshirë Ringjalljen e Tij, është ngjarja më e rëndësishme në histori dhe është themeli i besimit të krishterë. Ndërsa lexoni rreth Ringjalljes, përsiatni se si do t’i ndihmoni fëmijët që ta ndërtojnë besimin e tyre te Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme

  • Me fjalët tuaja, tregoni historinë e Ringjalljes së Jezusit. (Nëse nevojitet, përdorni mësimin te “Kapitulli 54: Jezusi u Ngrit”, në Tregime nga Dhiata e Re, f. 139–144, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org.) Shpjegoni që kur Jezusi vdiq, shpirti i Tij u largua nga trupi i Tij. Kur Ai u ringjall, shpirti i Tij dhe trupi i Tij u bashkuan përsëri. Kërkojuni fëmijëve t’jua përsëritin me radhë juve historinë. Kërkojuni fëmijëve se si do të ishin ndier po ta kishin parë Jezusin të gjallë përsëri.

  • Shfaqni materialin filmik “What Happens after We Die?” [“Çfarë Ndodh pasi Vdesim?”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe tregoni për dikë që e njihni dhe që ka vdekur. Jepni dëshminë tuaj se çdo njeri do të ringjallet një ditë. Ftojini fëmijët të japin dëshmitë e tyre.

  • Këndoni një këngë rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit, të tillë si “Jezusi a Jetoi Sërish?” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45). Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë se si do të ndiheshin po ta shihnin Jezusin. Lejojini t’ua shprehin mendimet e tyre klasës.

Gjoni 20:24–29

Unë mund të kem besim te Jezu Krishti edhe pse nuk mund ta shoh Atë.

Merrni parasysh se si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se çfarë është besimi dhe se si mund të ushtrojnë besim te Shpëtimtari.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figurën Christ Approaches Thomas [Krishti i Afrohet Thomait] (ChurchofJesusChrist.org) ndërkohë që u tregoni rreth përvojës së Thomait te Gjoni 20:24–29. Përsëriteni historinë, por këtë herë kërkojuni fëmijëve të japin disa prej hollësive.

  • Tregoni një kuti me një send brenda, të cilin fëmijët nuk mund ta shohin, dhe ua përshkruani sendin fëmijëve. Pyetini nëse besojnë që sendi është me të vërtetë brenda kutisë dhe përse. Më pas ua tregoni sendin dhe shpjegoni se besim është të besosh në gjëra që nuk mund t’i shohim. Besimi më i rëndësishëm që mund të kemi, është besimi te Jezu Krishti.

Pamja
Jezusi iu tregon duart Apostujve

Behold My Hands [Shiko Duart e Mia], nga Jeff Ward

Gjoni 21:15–17

Unë mund ta tregoj dashurinë time për Jezusin duke u shërbyer të tjerëve.

Si mund t’i frymëzoni fëmijët që t’i duan dhe ndihmojnë njerëzit përreth tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Gjoni 21:15–17 ose shfaqni materialin filmik “Feed My Sheep” [“Kulloti Delet e Mia”] (ChurchofJesusChrist.org). Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë donte Jezusi që të bënte Pjetri: ta përhapte ungjillin dhe ta ftonte çdo njeri që të besonte te Jezusi. Jepini secilit fëmijë një dele prej letre dhe kërkojuni të shkruajnë ose vizatojnë në të diçka që mund të bëjnë për të ndihmuar dikë që e njohin, që të vijë më pranë Jezusit.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë rreth gjërave që po bëjnë për t’i dashur të tjerët dhe për t’u shërbyer atyre. Çfarë tjetër mund të bëjmë për të treguar dashurinë tonë?

  • Shkruajeni emrin e çdo fëmije në klasën tuaj në një fletë letre të prerë në formën e një deleje dhe shpërndajini këto dele nëpër dhomë. (Përfshijini emrat e fëmijëve që nuk vijnë në klasë rregullisht.) Ftojini fëmijët t’i mbledhin delet duke gjetur delen me emrin e tyre në të. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si ata mund ta ndihmojnë një shok ose shoqe që nuk vjen në kishë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20:1–23

Për shkak se Jezu u ringjall, çdo njeri do të ringjallet.

Është e natyrshme për fëmijët të pyesin veten se çfarë ndodh pasi vdesim. Merreni parasysh se si mund t’u jepni mësim rreth Ringjalljes në një mënyrë që do ta ndërtojë besimin e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i mbyllin sytë dhe të përfytyrojnë sikur janë ulur pranë varrit të Jezusit teksa lexoni te Gjoni 20:1–17 ose përmblidhni historinë e Ringjalljes së Tij (shih edhe “Kapitulli 54: Jezusi u Ngrit”, në Tregime nga Dhiata e Re, f. 139–144, ose në materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Çfarë do të thotë të ringjallesh? Si do të kishte qenë po ta shihnit Shpëtimtarin e ringjallur?

  • Kërkojini secilit fëmijë të studiojë përvojën e dikujt që e pa Shpëtimtarin e ringjallur dhe t’i tregojë pjesës tjetër të klasës atë që mësoi.

  • Shihni një ose më shumë prej këtyre materialeve filmike me fëmijët: “Jesus Is Laid in a Tomb” [“Jezusi Vendoset në një Varr”], “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi Ringjallet”], “Christ Appears on the Road to Emmaus” [“Krishti Shfaqet në Rrugën për në Emaus”] dhe “The Risen Lord Appears to the Apostles” [“Jezusi i Ringjallur u Shfaqet Apostujve”] (ChurchofJesusChrist.org). Ftojini fëmijët të tregojnë përse Ringjallja e Shpëtimtarit është e rëndësishme për ta.

Gjoni 20:24–29

Unë mund të kem besim te Jezu Krishti edhe pse nuk mund ta shoh Atë.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë te Gjoni 20:24–29. (Shihni edhe materialin filmik “Blessed Are They That Have Not Seen, and Yet Have Believed” [“Lum Ata që Nuk Kanë Parë dhe Kanë Besuar”] te ChurchofJesusChrist.org). Si mund ta dimë që Jezu Krishti jeton, edhe nëse nuk mund ta shohim Atë?

  • Shkruajeni në fletë të veçanta letre secilën fjalë në frazën: “Lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar”. Ftojini fëmijët t’i vendosin fjalët sipas rendit të duhur. Ftojini të tregojnë përvoja në të cilat ata e ndien dashurinë e Shpëtimtarit edhe pse nuk e panë Atë.

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të gjërave që mund të bëjnë për ta forcuar besimin e tyre këtë javë. Kërkojuni atyre të tregojnë atë që vizatuan dhe tregoni se çfarë keni bërë ju që ta forconi besimin tuaj te Jezu Krishti.

Gjoni 21:1–17

Unë mund ta tregoj dashurinë time për Jezusin duke i ushqyer delet e Tij.

Fëmijët mund t’i ndikojnë shumë njerëzit përreth tyre. Si mund t’i nxitni ata që t’i forcojnë të tjerët në ungjill?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku vargjet te Gjoni 21:1–17. Kur lexoni vargjet 9–13, kërkojuni fëmijëve të mendojnë rreth një rasti kur dikush bëri një vakt të veçantë ushqimi për ta dhe ftojini të mendojnë rreth mënyrave se si Jezusi na ushqen shpirtërisht. Kur lexoni vargjet 15–17, zëvendësojeni emrin e Simonit me emrat e fëmijëve. Cilët janë delet e Jezusit? Si mund ta ndihmojmë Atë që t’i ushqejë ato?

  • Jepuni fëmijëve diçka të vogël për të ngrënë. Ndërkohë që ata hanë, pyetini se në ç’mënyrë kur i flasim dikujt tjetër për ungjillin, është sikurse t’i ushqejmë ata.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët ta përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’u dhënë mësim familjeve të tyre rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndiqeni ecurinë e ftesave për të vepruar. Kur i ftoni fëmijët të veprojnë sipas asaj që po mësojnë, ndiqeni ecurinë e ftesës suaj gjatë orës tjetër mësimore. Kjo u tregon fëmijëve se ju interesoheni për mënyrën se si ungjilli po e bekon jetën e tyre. Ndërkohë që tregojnë përvojat e tyre, ata do të forcohen dhe do ta ndihmojnë njëri-tjetrin që ta jetojnë ungjillin.