“Davidi i Ri”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Davidi i Ri”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
1 Samuelit 16
Davidi i Ri
Një djalosh bari thirret të bëhet mbret
Zoti e dërgoi profetin Samuel që të gjente një mbret të ri. Sauli, i cili ishte mbret në atë kohë, kishte ndaluar së ndjekuri Zotin. Zoti i tha Samuelit të udhëtonte drejt Bethlehemit dhe të gjente një burrë të quajtur Isai. Mbreti i ri do të ishte njëri nga bijtë e Isait.
1 Samuelit 16:1–5
Bijtë më të mëdhenj të Isait ishin të gjatë dhe të fortë. Por Zoti i tha Samuelit që të mos i gjykonte nga mënyra se si dukeshin.
1 Samuelit 16:6–10
Samueli e pyeti Isain nëse kishte ndonjë bir tjetër. Isai tha se biri i tij më i vogël, Davidi, po kujdesej për delet. Davidin e sollën te Samueli.
1 Samuelit 16:11
Davidi ishte më i vogël se vëllezërit e tij dhe ishte thjesht një djalosh bari. Por Zotit nuk i interesonte se si dukej Davidi. Zoti e dinte se zemra e Davidit ishte plot besim. Ai i tha Samuelit se Davidi do të ishte mbreti. Samueli e bekoi Davidin. Shpirti i Zotit e përgatiti Davidin që të ishte mbret.
1 Samuelit 16:12–13