Histori nga Shkrimet e Shenjta
Isaia, Profeti


“Isaia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Isaia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Isaia 6–79; 53–54

Isaia, Profeti

Profecitë për Zotin Jezu Krisht

Pamja
Isaia duke u thirrur nga Zoti

Izraelitët ishin pushtuar shumë herë dhe donin që Zoti t’i mbronte. Një ditë në tempull, Zoti thirri një burrë të quajtur Isaia që t’u jepte mësim njerëzve rreth ardhjes së Jezu Krishtit. Isaia i donte njerëzit dhe u mësoi atyre rreth mënyrës se si Krishti mund t’i shpëtonte.

Isaia 6:1–8

Pamja
Isaia profetizoi për lindjen e Jezusit

Isaia mësoi se Jezu Krishti do të vinte një ditë për ta shpëtuar popullin e Tij nga mëkati. Por jo të gjithë njerëzit do ta njihnin Atë si Shpëtimtarin e tyre. Isaia ishte shumë i trishtuar ngaqë e dinte se shumë njerëz nuk do të besonin te Jezu Krishti.

Isaia 6:9–13; 7:14; 53:1–9

Pamja
Isaia duke shkruar për Ardhjen e Dytë të Krishtit

Por Isaia profetizoi gjithashtu për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Jezu Krishti do të kthehej dhe do të ishte Mbreti i të gjithë tokës. Ai do të vinte përsëri dhe do të përmbushte planin e Atit të Tij duke sjellë mirësi e paqe përgjithmonë. Isaia tha se çdo njeri do ta dinte që Jezu Krishti është Shpëtimtari i tyre.

Isaia 9:6–7; 54:1–10