“Jozefi dhe Zia e Bukës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Jozefi dhe Zia e Bukës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Zanafilla 42–46
Jozefi dhe Zia e Bukës
Mundësia e një vëllai për të bashkuar familjen e vet
Familja e Jakobit kishte uri për shkak të një zie buke. Prandaj Jakobi i dërgoi bijtë e tij në Egjipt për të blerë ushqime. Ai e mbajti në shtëpi birin më të vogël, Beniaminin. Ai kishte frikë se mos e humbiste Beniaminin ashtu siç kishte humbur birin e tij, Jozefin, shumë vite më parë. Ai nuk e dinte se bijtë e tij më të mëdhenj e kishin shitur Jozefin si skllav.
Zanafilla 42:1–4
Në këtë kohë, Jozefi ishte një udhëheqës i madh në Egjipt. Ai ishte i ngarkuar me detyrën e shitjes së ushqimeve gjatë zisë së bukës. Vëllezërit u takuan me Jozefin dhe i kërkuan ushqime. Ata nuk e njohën.
Zanafilla 42:5–8
Jozefi i njohu, por u shtir sikur nuk i njihte. Ai i pyeti për familjen e tyre që të shihte nëse babai dhe vëllai i tij, Beniamini, ishin gjallë.
Zanafilla 42:10–14
Më pas Jozefi u dha ushqime vëllezërve të tij. Ai u tha që të mos ktheheshin për më shumë ushqim, në qoftë se nuk sillnin me vete vëllanë e tyre më të vogël, Beniaminin.
Zanafilla 42:15–20
Kur familjes iu mbarua ushqimi përsëri, Jakobi e dinte se i duhej të dërgonte në Egjipt Beniaminin me bijtë e tij të tjerë. Jakobi ende kishte frikë ta linte Beniaminin të shkonte. Por Juda, njëri nga vëllezërit, premtoi se ai do ta mbante të sigurt Beniaminin.
Zanafilla 43:1–15
Kur vëllezërit u kthyen në Egjipt, Jozefi bëri që të dukej sikur Beniamini vodhi një kupë prej argjendi. Ai donte të shihte nëse vëllezërit e tij më të mëdhenj kishin ndryshuar. Juda iu përgjërua Jozefit që të mos e ndëshkonte Beniaminin, por në vend të tij të ndëshkonte Judën.
Zanafilla 44
Jozefi ishte i lumtur të shihte se vëllezërit e tij kishin ndryshuar. Ata e donin Beniaminin aq sa ta mbronin. Prandaj, në fund, Jozefi u tha se kush ishte.
Zanafilla 42:21–24; 45:1–4
Jozefi i fali vëllezërit e tij që e shitën për të qenë një skllav. Jozefi tha se ishte mënyra e Zotit për ta ndihmuar familjen e tyre që t’i mbijetonte zisë së bukës.
Zanafilla 45:5–8
Vëllezërit e Jakobit u kthyen te babai i tyre, Jakobi, dhe i treguan gjithçka që kishte ndodhur. Jakobi e shpërnguli tërë familjen e tij për në Egjipt.
Zanafilla 45:24–28; 46:1–26
Faraoni e mirëpriti familjen e Jakobit. Ai u dha atyre tokë dhe kafshë që të mund të kishin ushqim me bollëk. Familja e Jakobit jetoi në paqe për një kohë të gjatë.
Zanafilla 45:16–23