Biblioteka
6: Punoni: Merrni Përgjegjësi dhe Këmbëngulni


6:

Punoni: Merrni Përgjegjësi dhe Këmbëngulni

Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit diçka që e arritët javën e kaluar ngaqë e përdorët mirë kohën tuaj.

Përsiatni:Përse Ati Qiellor dëshiron që unë të marr përgjegjësi vetjake për jetën time?

Shikoni:“Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 17.)

Udhëtimi i Sedrikut

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexoni këtë tekst.

Pamja
fotografi nga “Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”]

Sedriku:Unë quhem Sedrik Kambezabue. Jetoj në Republikën Demokratike të Kongos. Jam anëtar i Kishës SHDM.

Jam misionar dege në fshatin e Kipusangës. Duhet të përgatitem për të shkuar në një mision të huaj. Në mënyrë që të shkoj në një mision, më nevojitet një pasaportë, e cila tani kushton 250 dollarë amerikanë.

Për të fituar para, unë dhe babai im blejmë banane. Disa fshatra prodhojnë shumë banane: Tishabobo, Lusuku dhe Kamanda.

Tishabobo është rreth 14,5 kilometra larg prej këtu. Lusuku është 29 kilometra larg. Edhe Kamanda është 29 kilometra larg. Ne shkojmë atje e blejmë banane dhe i sjellim këtu për t’i shitur.

Për të shkuar nëpër fshatra ne përdorim një biçikletë. Ne mund të marrim katër ose gjashtë tufa banane.

Kur shkoj me biçikletë, një rrugë shkon një orë e gjysmë, nëse biçikleta punon dhe unë kam fuqi. Kur është mesditë dhe i nxehti është mbytës, unë lëviz ngadalë për shkak të të nxehtit dhe diellit.

Mund të bëj dy udhëtime në ditë nëse zgjohem shumë herët në mëngjes. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndihmuar në pagimin e pasaportës sime.

Tani po fitoj para, pak e nga pak, ndaj po kursej si për shpenzimet e shkollës edhe të misionit. Dhe tani, pas katër vitesh punë, kam mjaftueshëm para për pasaportën time, plus 70 dollarë të kursyera.

Kthehuni te faqja 16.

Diskutoni:Si mësojmë të vazhdojmë pa u ndalur edhe kur puna është e vështirë?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 42:42 dhe citimi nga Presidenti Xhejms E. Faust (në të djathtë)

Diskutoni:Lexoni citimin nga Plaku D. Tod Kristoferson (në faqen 17). Përse Zoti pret nga ne që të punojmë për atë që marrim?

Përsiatni:Lexoni citimin nga Presidenti Tomas S. Monson (në të djathtë). Si reagoj unë kur përjetoj dështim?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Zgjidhni diçka që është e vështirë ose e parehatshme dhe përfundojeni detyrën. Shkruajeni më poshtë.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth punës dhe këmbënguljes.