11:
Kërkoni të Mësoni: Zgjidhni se Ku po Shkoni dhe Si të Arrini Atje
-
Raportoni:Tregoni shkurtimisht një përvojë kur ju treguat integritet moral javën e kaluar.
-
Përsiatni:Si na krijon të nxënit mundësi?
-
Shikoni:“Education for a Better Life,” [“Arsimim për një Jetë më të Mirë”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 29.)
Arsimim për një Jetë më të Mirë
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexoni këtë tekst.
Plaku Jozef W. Sitati: Në moshën 13 vjeç jetoja në një pjesë tepër rurale të Kenias. Njerëzit kishin shumë pak gjëra. Por ata që dukeshin se i siguronin gjërat që të tjerët i admironin, ishin ata që kishin një arsimim të mirë. Arrita ta kuptoj se arsimi ishte një çelës për një jetë më të mirë.
Vazhdonte të më vinte mendimi që të shkoja e të flisja me drejtorin e njërës prej shkollave që dëshiroja me të vërtetë ta frekuentoja. Më nevojitej biçikleta e babait për ta bërë këtë udhëtim që më mori gjysmë dite. Nuk kisha dalë kurrë prej fshatit tim. Nuk dija se si të flisja anglisht shumë mirë dhe ky drejtor ishte një burrë i bardhë. Kurrë më parë nuk kisha takuar apo folur drejtpërdrejt me një burrë të bardhë, kështu që ky ishte një mendim që më trembi.
Diçka brenda meje vazhdonte të më shtynte dhe të më thoshte që duhej të bëja këtë, kështu që u nisa për ta takuar drejtorin. Kur e vështrova, mund të shikoja se ai qe pothuaj i befasuar ta shikonte këtë të ri që qëndronte si një ushtar përpara tij. Ai kishte sy dashamirës, kështu që më dha zemër. I thashë se doja me të vërtetë të hyja në shkollën e tij dhe do të isha shumë i lumtur nëse do të më pranonte. Pastaj ai tha: “Epo, do të shohim kur të dalin rezultatet e provimit.” I thashë: “Faleminderit, zotëri”. Në më pak se katër minuta dola nga zyra.
Ato katër minuta që kalova në atë zyrë, ishin çastet vendimtare në jetën time. Isha i vetmi nxënës nga shkolla ime fillore që u përzgjodh në një nga shkollat më të mira në zonën tonë. Fakti që ky burrë i mirë ma kishte dhënë këtë mundësi, më bëri mirënjohës dhe më frymëzoi që të përpiqesha të isha nxënësi më i mirë në klasën time.
Kjo hapi mundësi të reja për mua që të shkoja në një tjetër shkollë të mirë dhe më pas të përgatitesha për në universitet. Arsimimi im bëri të mundur që ta gjeja bashkëshorten time në universitet. Më aftësoi që të gjeja një punë në qytet. Ndërkohë që jetonim në Nairobi, ne u ndeshëm me një çift misionarësh që na ftuan në shtëpinë e tyre, ku ata kishin mbledhje me njerëz që ishin anëtarë të Kishës. Nëse nuk do kisha qenë në Nairobi në atë kohë, nuk do ta kisha gjetur kurrë ungjillin. Fakti që isha në një punë të sigurt, më mundësoi të shërbeja në Kishë.
Dëshmoj se arsimi është një çelës për mbështetjen te vetja. Do të hapë shumë rrugë që ju të mund të jeni në gjendje të siguroni për veten tuaj materialisht si edhe të bëheni të mbështetur te vetja shpirtërisht.
Kthehuni te faqja 26.
-
Diskutoni:Çfarë donte Plaku Jozef W. Sitati kur ishte 13 vjeç? Çfarë bëri ai rreth kësaj?
-
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 88:118–119 dhe citimi nga Presidenti Gordon B. Hinkli (në të djathtë)
-
Përsiatni:Çfarë mendimesh dhe përshtypjesh keni pasur nga Fryma e Shenjtë rreth përmirësimit të jetës suaj?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë kësaj jave. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
-
Plotësojini synimet vijuese dhe vihuni në rolin e këshilluesit për veprimtaritë.
-
Përfundoni së shkruari planin e “misionit të jetës” suaj dhe diskutojeni atë me familjen tuaj.
-
Kërkojini dikujt të jetë këshilluesi juaj dhe vendosni një kohë për t’u takuar.
-
Veprimtari – Krijimi i Synimeve
Hapi 1: Lexojeni citimin nga Presidenti Hauard W. Hanter (në të djathtë). Nëpërmjet synimeve, shpresat tona shndërrohen në veprime.
“Ky është një ungjill i pendimit dhe ne kemi nevojë të pendohemi dhe të zgjedhim të veprojmë më mirë. Me të vërtetë, procesi i pendimit, i bërjes së zotimeve dhe i vendosjes së synimeve duhet të jetë i vazhdueshëm. … Jua rekomandoj këtë praktikë.”
Howard W. Hunter, “The Dauntless Spirit of Resolution” (takim shpirtëror në universitetin “Brigam Jang”, 5 janar 1992), f. 2, speeches.byu.edu
Synimet duhet:
-
Të jenë specifike dhe të matshme.
-
Të shkruhen diku dhe të vendosen atje ku mund t’i shihni të paktën çdo ditë.
-
Të kenë afate për t’u përmbushur.
-
Të kenë veprime të veçanta që duhet të ndërmerren për ta përmbushur synimin.
-
Të rishikohen, raportohen dhe përditësohen vazhdimisht.
Hapi 2: Në një fletë të veçantë letre, shkruani dy ose tri synime që do t’ju ndihmojnë ta arrini misionin e jetës suaj. Ndiqeni shembullin më poshtë. Vendoseni letrën atje ku mund ta shihni çdo ditë.
|
Synimi |
Përse? |
Hapa të Veçantë për ta Arritur Synimin |
Rendi Kohor |
Kujt do t’ia Raportoj Përparimin Tim? |
|---|---|---|---|---|
|
SHEMBULL: Lexojeni Librin e Mormonit për 30 minuta çdo ditë. |
Që unë të mund të marr udhëheqje të përditshme nga Fryma e Shenjtë. |
1. Ngrihem në orën 6:30 të mëngjesit çdo ditë. 2. Lexoj përpara se të ha mëngjes. 3. E shënoj përparimin tim në tabelë. |
Unë do të bëj një vlerësim të përparimit tim çdo natë përpara se të shkoj në shtrat. |
Unë do t’ia tregoj tabelën time të përparimit një pjesëtari të familjes çdo të diel. |
Veprimtari – Gjetja e një Këshilluesi
Hapi 1: Lexojeni citimin nga Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë). Ka lloje të ndryshme këshilluesish. Juve mund t’ju nevojitet dikush me shumë përvojë për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja – dikush që e ka bërë atë që doni të bëni ju. Këshillues të tjerë mund të jenë miqtë ose pjesëtarët e drejtë të familjes. Këta njerëz janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë kohë duke ju nxitur të bëni ndryshime në jetën tuaj dhe duke ju mbajtur përgjegjës për të përparuar.
“Në vitet e mia të moshës madhore, unë kam kërkuar këshillë nga prindërit e mi dhe nga këshilltarë besnikë e të besuar. Njëri ishte një udhëheqës i priftërisë; tjetri një mësues që besoi tek unë. … Me lutje zgjidhni këshillues që shqetësohen sinqerisht për mirëqenien tuaj shpirtërore.”
Robert D. Hejls, “Përballja me Sfidat e Botës së Sotme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 46
Hapi 2: Mendoni rreth llojit të ndihmës që ju nevojitet. Shkruani një listë të njerëzve që mund të jenë këshilluesit tuaj. Përsiatni dhe lutuni për listën tuaj të emrave.
Hapi 3: Përgjigjjuni pyetjeve më poshtë që të filloni një marrëdhënie këshilluese. Për ta ftuar dikë që të jetë këshilluesi juaj, ju thjesht mund të pyetni: “Po përpiqem të bëj një ndryshim në jetën time. A do të ishit i gatshëm të më ndihmoni?”
|
Këshilluesi Im |
|---|
|
Kë do të donit të ishte këshilluesi juaj? |
|
Çfarë do t’i kërkoni atij apo asaj për të qenë këshilluesi/ja juaj? |
|
Kur mund të takoheni për t’i treguar “misionin e jetës” suaj dhe synimet tuaja? |
|
Sa shpesh do të donit të takoheshit me këshilluesin/en tuaj? |
Hapi 4: Mbani mend se ju jeni përgjegjës për “misionin e jetës” suaj. Kur të takoheni me këshilluesin tuaj:
-
Shqyrtojeni përparimin tuaj.
-
Shqyrtojini pengesat në përparimin tuaj dhe atë që po bëni për t’i kapërcyer ato.
-
Shqyrtojeni veçanërisht atë që planifikoni të bëni përpara se të takoheni me këshilluesin tuaj sërish.