5:
Përdoreni Kohën me Mençuri
-
Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit për një bekim që e morët javën e kaluar, ngaqë ishit të bindur.
-
Përsiatni:Përse koha është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë?
-
Shikoni:“The Gift of Time” [“Dhurata e Kohës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 15.)
Dhurata e Kohës
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhni rolet dhe lexoni këtë tekst.
Kofi: Përshëndetje, motra Benkozi. Si je?
Motra Benkozi: A je mirë, Kofi?
Kofi: O, motra Benkozi. Jam kaq i zënë. Duhet të punoj dhe të shërbej e ta ndihmoj familjen time … dhe pastaj kam edhe futboll. Nuk kam kohë!
Motra B.: Kofi, ti ke gjithë kohën në dispozicion.
Kofi: Çfarë?
Motra B.: Biri im, Perëndia na ka dhënë një dhuratë të madhërishme – kohën tonë. Ne duhet të bëjmë me të atë që ka më shumë rëndësi.
Kofi: Po si, motra Benkozi? Ti gjithnjë ke bërë kaq shumë gjëra. Ia ke dalë mbanë me familjen tënde, me biznesin tënd. Ti u ke shërbyer e ke bekuar shumë njerëz, përfshirë mua. Nuk e di se si ia del.
Motra B.: Dëshiron vërtet ta dish? Nëse do të ulesh e dëgjosh, do të ta tregoj sekretin tim.
Çdo mëngjes unë ngrihem përpara lindjes së diellit. Vishem dhe laj fytyrën e duart e mia.
Lexoj shkrimet e shenjta. Pastaj bëj një listë me ato që duhet të bëj atë ditë.
Mendoj se kujt mund t’i shërbej. Lutem për të ditur vullnetin e Perëndisë. Dhe mbaj vesh.
Ndonjëherë, emrat ose fytyrat e njerëzve më vijnë në mendje. I shtoj ata në listën time.
Kofi: A është kjo mënyra se si ti e di gjithnjë saktësisht se kush ka nevojë për shërbimin tënd?
Motra B.: Po, Kofi. Dhe unë lutem për forcë e urtësi. Lutem që Perëndia ta “shenjtërojë kryerjen t[ime]”. Kjo thuhet te 2 Nefi 32.
Unë e falënderoj Atë. Premtoj se do të bëj më të mirën time. I kërkoj që Ai të bëjë atë që unë nuk mundem.
Pastaj e hedh vështrimin te lista ime. Vë një “1‑sh” pranë gjësë më të rëndësishme, pastaj një “2‑sh”.
Kofi: Nga i di përparësitë?
Motra B.: Unë mbaj vesh kur lutem! Pastaj shkoj të punoj. Vështroj numrin 1 dhe përpiqem ta bëj të parin, pastaj numrin 2.
Ndonjëherë gjërat ndryshojnë. Fryma e Shenjtë më thotë të bëj diçka tjetër. Ajo është gjë e mirë.
Unë punoj shumë fort, por kam paqe. E di se Perëndia do të më ndihmojë.
Prandaj, me listën dhe Shpirtin, unë bëj atë që ka rëndësi, Kofi.
Kofi: Kjo duket e thjeshtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë.
Motra B.: Ke të drejtë! Kur më në fund përgatitem për të fjetur, unë lutem. I raportoj Atit Qiellor. I tregoj Atij se si shkoi dita. I bëj pyetje. E pyes se çfarë mund të bëj më mirë. Mbaj vesh. Shpesh e ndiej dashurinë e Tij. E di se Ai e lartëson atë që përpiqem të bëj. Më pas kam paqe, Kofi, dhe fle.
Kofi: Ajo është gjë e mirë, mama Benkozi. Unë e dëshiroj këtë paqe. Dëshiroj ta përdor kohën time. Dëshiroj të punoj e të shërbej më mirë.
Kthehuni te faqja 14.
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga motra Benkozi?
-
Lexoni:Alma 34:32 dhe citimi nga Presidenti Brigam Jang (në të djathtë)
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:
-
Ushtrojini këta hapa çdo ditë për ta përdorur kohën tuaj më me mençuri. Çdo natë, raportojini Atit Qiellor në lutjet tuaja.
-
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth përdorimit të kohës me mençuri.
-