Mbështetjate Vetja
Vazhdoni në Shtegun Tuaj të Mbështetjes te Vetja


Vazhdoni në Shtegun Tuaj të Mbështetjes te Vetja

Lexoni:Përgëzime! Gjatë 12 javëve të kaluara, ju keni krijuar zakone të reja dhe jeni bërë më i/e mbështetur te vetja. Zoti do që ju të vazhdoni të ndërtoni mbi këto aftësi dhe të zhvilloni aftësi të reja. Ndërsa lutemi dhe mbajmë vesh, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë se cilat gjëra në jetën tonë duhet të përmirësojmë.

Diskutoni:Çfarë mund të bëjmë që të vazhdojmë përgjatë shtegut tonë të mbështetjes te vetja? Si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë njëri‑tjetrin?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë 12 javëve të ardhshme. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Rishikojini dhe vazhdoni t’i jetoni të 12 parimet dhe zakonet e mbështetjes te vetja.

  • Tregojuani të tjerëve atë që keni mësuar rreth mbështetjes te vetja. Vazhdoni t’i ndihmoni anëtarët e grupit tuaj ose propozoni të ndërmjetësoni për një grup të ri të mbështetjes te vetja.

  • Ndërtoni mbi aftësitë tuaja duke marrë pjesë në një grup tjetër të mbështetjes te vetja.

  • Studiojini parimet doktrinore të mbështetjes te vetja që janë më poshtë.

Parimet Doktrinore të Mbështetjes te Vetja

Mbështetja te vetja është një urdhërim.

Qëllimi i Zotit është që të sigurojë për shenjtorët e Tij dhe Ai e ka të gjithë pushtetin për ta bërë këtë.

Materialja dhe shpirtërorja janë një.

Doktrina e Besëlidhje 78:13–14; Moisiu 2:27–28

Doktrina e Besëlidhje 104:15; Gjoni 10:10; Mateu 28:18; Kolosianëve 2:6–10

Doktrina e Besëlidhje 29:34; Alma 34:20–25

Shtyp në Letër