3:
Administrojini Paratë
-
Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit mënyrën se si dita e Shabatit apo Libri i Mormonit e forcuan besimin tuaj javën e kaluar.
-
Përsiatni:Përse është administrimi i parave kaq i vështirë – dhe kaq i rëndësishëm?
-
Shikoni:“First Things First!” [“Në Fillim Gjërat e Para”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 10.)
Në Fillim Gjërat e Para!
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhni rolet dhe lexoni këtë tekst.
Mjedisi: Një djalë dhe një vajzë e vogël, të veshur me rroba të rriturish, duke u sjellë si prindërit e tyre.
Djali: Jam në shtëpi, e dashur.
Vajza: Mirë se erdhe në shtëpi. Ua, sa i lodhur që dukesh.
Djali: Edhe ti. Ti punon shumë, apo jo?
Vajza: Epo, na duhet të punojmë, apo jo?
Djali: Fitova 10 [mijë lekë] sot.
Vajza: O, çfarë bekimi. Pra, në fillim gjërat e para! Le ta paguajmë të dhjetën tonë, dakord?
Djali: Por, po sikur të mos kemi mjaftueshëm?
Vajza: Pikërisht atëherë na duhet besim!
Djali: Në rregull. Pra, çfarë vjen pastaj?
Vajza: Epo, do të na duhet të blejmë ushqime, të paguajmë për biletat e autobusit e të paguajmë qiranë. Dhe më pas, do të ishte bukur po të blinim një karrige …
Djali: Por nuk mundemi. E shikon? Nuk kemi para mjaftueshëm.
Vajza: A mund të marrim ca borxh?
Djali: Thonë se borxhi është i rrezikshëm. Ne nuk duam të futemi në telashe.
Vajza: Në rregull. Ke të drejtë. Pra, çfarë duhet të bëjmë me këto?
Djali: Le t’i ruajmë! Nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë.
Vajza: Kjo duket e drejtë. Por nuk na mbetet asgjë për t’u dëfryer.
Djali: Ne kemi njëri‑tjetrin! Dhe unë do të përpiqem të fitoj më shumë.
Vajza:Unë do të përpiqem të shpenzoj më pak!
Djali: Në atë mënyrë ne mund të jemi të lumtur – e të mbështetur te vetja!
Vajza: E drejtë! Nuk ishte aq e vështirë. Pse të rriturit e bëjnë kaq të madhe?
Djali: O, ti e di. Kështu janë të rriturit!
Kthehuni te faqja 8.
-
Diskutoni:Pse duhet të mbajmë shënim se ku shkojnë paratë tona dhe t’i kursejmë ato?
-
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 104:78 dhe thënia nga Përgatisni Çdo Gjë Të Nevojshme: Financat e Familjes (në të djathtë)
-
Diskutoni:Lexoni për metodën e mbështetjes te vetja rreth administrimit të parave (poshtë). Si mund ta bëjmë këtë një zakon?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
-
Mbajini shënim ato që fitoni dhe shpenzoni çdo ditë. Ju mund të përdorni Dokumentin e të Ardhurave dhe Shpenzimeve në faqen 11.
-
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth administrimit të parave.
-
Dokumenti i të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Shkruani se sa shpenzoni çdo javë. Si do të ishte nëse do të kishit mjaft para për nevojat tuaja?
|
Sa shpenzoj çdo javë? |
Sa më duhen çdo muaj për të qenë i mbështetur te vetja? | ||||
|---|---|---|---|---|---|
|
Java 1 |
Java 2 |
Java 3 |
Java 4 | ||
|
Të Ardhurat | |||||
|
Të dhjetat, ofertat | |||||
|
Kursimet | |||||
|
Ushqimi | |||||
|
Strehimi | |||||
|
Shpenzimet mjekësore | |||||
|
Transporti | |||||
|
Shpenzimet e arsimimit | |||||
|
Pagesat e borxhit | |||||
|
Veshjet | |||||
|
Shërbimet komunale | |||||
|
Telefoni | |||||
|
Zbavitjet | |||||
|
Sigurimet | |||||
|
Të tjera | |||||
|
Shpenzimet gjithsej | |||||