7:
Zgjidhini Problemet
-
Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit një detyrë të vështirë që ishit në gjendje ta përfundonit javën e kaluar.
-
Përsiatni:Përse na lejon Ati Qiellor që të përballemi me probleme dhe sfida?
-
Shikoni:“A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 19.)
Një Kamion më i Madh?
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexoni këtë tekst.
Plaku Dallin H. Ouks: Dy burra formuan një ortakëri. Ata ndërtuan një barakë buzë një rruge të rrahur. Siguruan një kamion dhe shkuan me të në fushën e një fermeri, ku blenë një ngarkesë të plotë me shalqinj, për një dollar copën. Ata e çuan kamionin e ngarkuar në barakën e tyre buzë rrugës, ku i shitën shalqinjtë me një dollar copën. Shkuan përsëri te fusha e fermerit dhe blenë një ngarkesë tjetër të plotë me shalqinj, për një dollar copën. Pasi i transportuan shalqinjtë në anë të rrugës, ata i shitën përsëri me një dollar. Teksa u kthyen sërish te fusha e fermerit për të marrë një ngarkesë tjetër, njëri nga ortakët i tha tjetrit: “Ne nuk po fitojmë shumë para me këtë biznes, apo jo?” “Jo, nuk po fitojmë”, u përgjigj ortaku i tij. “A mendon se na duhet një kamion më i madh?”
(“Focus and Priorities”, Ensign, maj 2001, f. 82)
Kthehuni te faqja 18.
-
Diskutoni:Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?
-
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 9:7–9 dhe citimi nga Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë)
-
Lexoni:1 Nefi 17:51 dhe 1 Nefi 18:2–3 (në të djathtë)
-
Diskutoni:Në ç’mënyrë qe në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
-
Veproni sipas hapave që diskutuat te veprimtaria me qëllim që të filloni ta zgjidhni problemin tuaj. Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.
-
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth zgjidhjes së problemeve.
-