Biblioteka
1: Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi


1:

Mbështetja te Vetja Është një Parim Shpëtimi

Përpara se të filloni, lexoni pjesën “Si të Përdoret Ky Manual” në anën e brendshme të kapakut të përparmë.

Përsiatni:Gjoni 10:10 (në të djathtë)

Diskutoni:Çfarë është një jetë me bollëk?

Shikoni:“He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 5.)

Më Lustroi Gishtin e Këmbës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë tekst.

Pamja
fotografi nga “He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”]

Plaku Enrike R. Falabela: Kur po rritesha, ne nuk kishim shumë të ardhura. Më kujtohet një ditë kur iu afrova babait tim dhe i thashë: “Baba, më nevojiten një palë këpucë të reja. Këto që kam thuajse janë grisur tashmë.” Ai ndaloi dhe vështroi këpucët e mia dhe pa që vërtet ishin të grisura. Ai tha: “Mendoj se kjo është diçka që mund ta rregullojmë”. Ai mori pak bojë të zezë dhe m’i lustroi këpucët, duke i bërë me shkëlqim dhe të bukura. Ai më tha: “Tani i ke në rregull, bir”. U përgjigja: “Jo, ende jo. Prapë mund ta shohësh gishtin e madh që më del nga këpuca.” Ai tha: “Epo, mund ta rregullojmë edhe atë!” Ai mori edhe pak bojë dhe lustroi gishtin tim!

Atë ditë mësova se ka zgjidhje për çdo problem. Unë jam i bindur se ky parim i mbështetjes te vetja dhe kjo nismë është një mënyrë për ta përshpejtuar punën e Zotit. Ajo është pjesë e punës për shpëtim. Të gjithë ne mund të bëhemi më të mirë nga sa jemi tani. Ju duhet ta largoni plogështinë. Shumë herë, ne bëhemi të vetëkënaqur dhe kjo e shkatërron përparimin tonë. Çdo ditë është një ditë që mund të përparoj nëse vendos të bëj diçka ndryshe për ta përmirësuar atë që e kam bërë dobët në të kaluarën. Nëse e bëni me besim, duke ushtruar besim e shpresë në Krishtin, që Ai do të jetë atje për t’ju ndihmuar, ju do ta gjeni mënyrën për të përparuar në gjëra materiale dhe shpirtërore. Kjo ndodh sepse Perëndia jeton dhe ju jeni biri apo bija e Tij.

Kthehuni te faqja 4.

Diskutoni:A besoni se ka zgjidhje për problemet tuaja? Si mund të kualifikohemi që fuqia e Zotit të na ndihmojë?

Lexoni:Referenca nga Manuali 2 dhe citimi nga Plaku Dallin H. Ouks (në të djathtë). Të jesh i mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo arrijmë çdo gjë që na vjen në mendje. Përkundrazi, do të thotë të besojmë se nëpërmjet hirit apo fuqisë aftësuese të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje t’i plotësojmë të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona. Mbështetja te vetja është provë e mirëbesimit apo besimit tonë te fuqia e Perëndisë për të lëvizur male në jetën tonë dhe për të na dhënë forcë që të triumfojmë mbi sprovat dhe vuajtjet.

Diskutoni:Si ju ka ndihmuar hiri i Krishtit për t’i plotësuar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës?

Diskutoni:Lexojeni citimin nga Presidenti Marion G. Romni (në të djathtë). Si e dini nëse po bëheni më i mbështetur te vetja?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përmbushni secilin zotim.

  • Lexojeni letrën nga Presidenca e Parë në faqen 3 dhe nënvizojini bekimet e premtuara. Çfarë duhet të bëni për t’i marrë ato? Shkruajini mendimet tuaja më poshtë.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth mbështetjes te vetja.