Biblioteka
2. Ushtroni Besim te Jezu Krishti


2:

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit mënyrën se si ishit më të mbështetur te vetja javën e kaluar.

Përsiatni:Si ndikon besimi im te Jezu Krishti në mbështetjen time te vetja?

Shikoni:“Exercise Faith in Jesus Christ” [“Ushtroni Besim te Jezu Krishti”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 7.)

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexoni këtë tekst.

Pamja
fotografi nga “Exercise Faith in Jesus Christ” [“Ushtroni Besim te Jezu Krishti”]

Plaku Dejvid A. Bednar: Ndërmarrja e veprimit është ushtrimi i besimit. Fëmijët e Izraelit po mbajnë arkën e besëlidhjes. Ata vijnë te Lumi Jordan. Premtimi është se ata do të kalojnë nga ana tjetër në tokë të thatë. Kur ndahet uji? Kur u lagen këmbët. Ata futen në lumë – veprojnë. Më pas vjen fuqia – uji ndahet.

Ne shpeshherë besojmë: “Do ta kem këtë kuptueshmëri të përkryer dhe më pas do ta shndërroj atë në ato që bëj”. Do të sugjeroja që ne kemi mjaftueshëm sa për të filluar nga puna. Ne kemi një ndjesi për drejtimin e duhur. Besimi është një parim – parimi – i veprimit dhe i fuqisë. Besimi i vërtetë përqendrohet në dhe te Zoti Jezu Krisht dhe gjithnjë të çon drejt veprimit.

(Shih “Seek Learning by Faith” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 3 shkurt 2006], lds.org/media-library)

Kthehuni te faqja 6.

Diskutoni:Përse besimi i vërtetë çon gjithnjë në veprim? Përse besimi është i nevojshëm që Perëndia të na ndihmojë materialisht dhe shpirtërisht?

Lexoni:Mateu 6:30 dhe citimi nga Lectures on Faith [Leksione mbi Besimin] (në të djathtë)

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Tregojeni besimin tuaj këtë të diel duke e mbajtur ditën e Shabatit të shenjtë dhe duke e marrë me nderim sakramentin.

  • Lexoni nga Libri i Mormonit çdo ditë.

  • Lexojini shkrimet e shenjta në faqen 7. Zgjidhni njërin prej tyre dhe tregojani atë familjes apo miqve tuaj.

    Shkrime të Shenjta rreth Besimit në Veprim

    Për shkak se Danieli nuk ndalonte së luturi, atë e hodhën në një gropë luanësh, por “Perëndia … dërgoi engjëllin e tij që … mbyll[i] gojën e luanëve, … dhe nuk u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij” (Daniel 6:22–23; shih edhe vargjet 16–21).

    Zoti ia dha Lehit Liahonën për ta udhëhequr familjen e tij dhe “ajo punoi për ta sipas besimit të tyre në Perëndi. … [Kur] ata ishin përtacë dhe harronin të ushtronin besimin dhe zellin e tyre, … ata nuk përparonin në udhëtimin e tyre” (Alma 37:40–41).

    “Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit … dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë … në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini” (Malakia 3:10).

    Gjatë një zie buke, Elija i kërkoi një të veje që t’ia jepte atij vaktin e saj të fundit. Elija i premtoi që, për shkak të besimit të saj, Zoti do t’i siguronte ushqim dhe ushqimi i saj nuk do të mbaronte kurrë. (Shih 1 Mbretërve 17.)

    “Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t’ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis” (Isaia 41:17; shih edhe vargun 18).