Biblioteka
Përmbajtja


Përmbajtja

Si të Përdoret Ky Manual

Manuali Themeli Im i ndihmon individët të mësojnë dhe të jetojnë parime doktrinore që çojnë drejt mbështetjes shpirtërore dhe materiale te vetja. Ai funksionon më mirë kur shqyrtohet në një grup të vogël me 8 deri në 12 veta ose si një familje. Çdo javë, një anëtar i ndryshëm i grupit ndjek radhën për të qenë ndërmjetësi. Ndërmjetësi nuk ia jep mësim grupit parimin. Përkundrazi, ai ose ajo ndjek materialin dhe i nxit të gjithë të marrin pjesë. Të gjitha materialet filmike mund të gjenden në internet te srs.lds.org/facilitator.

Kur T’i Shihni Këto Nxitje, Ndiqni Këto Udhëzime

Raportoni

Përsiatni

Shikoni

Diskutoni

Lexoni

Veprimtari

Zotohuni

Grupi flet për 3–4 minuta rreth përparimit të tij në mbajtjen e zotimeve.

Në mënyrë individuale përsiatni dhe shkruani në heshtje për rreth 2–3 minuta.

Grupi shikon një material filmik.

Shprehini mendimet si një grup për rreth 2–4 minuta.

Një person lexon me zë të lartë për të gjithë grupin.

Punoni individualisht ose së bashku për rreth 5 minuta.

Çdo person premton të veprojë sipas këtyre gjërave gjatë javës.

Grupet për Mbështetjen te Vetja

Grupet për mbështetjen te vetja mund t’ju ndihmojnë që t’i përmirësoni financat vetjake, punën, biznesin tuaj të vogël apo arsimin tuaj. Për t’ju bashkuar një grupi të mbështetjes te vetja, vihuni në kontakt me specialistin e kunjit tuaj për mbështetjen te vetja.