Instituti
Mësimi 20 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ordinancat dhe Adhurimi në Tempull


“Mësimi 20 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ordinancat dhe Adhurimi në Tempull”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 20 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Pamja
grua përpara tempullit

Mësimi 20 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Ordinancat dhe Adhurimi në Tempull

Presidenti Tomas S. Monson dha mësim: “Ne jemi një popull tempullndërtues dhe tempullfrekuentues” (“Mirësevini në Konferencë”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 5). Ndërsa e studioni këtë material, merrni në shqyrtim se përse ordinancat e tempullit janë një pjesë kaq e rëndësishme e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit në ditët e fundit. Përcaktoni se çfarë mund të bëni për ta bërë adhurimin në tempull një pjesë më të rëndësishme të jetës suaj.

Pjesa 1

Si mund ta bekojë jetën time adhurimi në tempull?

Në vitin 2019, Presidenca e Parë u shpreh:

“Sa herë që Zoti ka pasur një popull në tokë, i cili do t’i bindet fjalës së Tij, ata janë urdhëruar të ndërtojnë tempuj. Shkrimet e shenjta dokumentojnë modele të adhurimit në tempull nga koha e Adamit dhe Evës, Moisiut, Salomonit, Nefit dhe të tjerëve.

Me rivendosjen e ungjillit në këto ditë të mëvonshme, është rivendosur edhe adhurimi në tempull për të bekuar jetën e njerëzve anekënd botës dhe gjithashtu të atyre në anën tjetër të velit. … Një tempull i përkushtuar është vendi më i shenjtë nga çdo vend adhurimi tokë.” (Deklaratë e Presidencës së Parë mbi Tempujt”, 2 janar 2019, newsroom.ChurchofJesusChrist.org)

Pamja
Adami dhe Eva Ofrojnë Sakrifica, nga D. Keith Larson

Adami dhe Eva Ofrojnë Sakrifica (Moisiu 5:5–7)

Pamja
Tabernakulli i Moisiut në Shkretëtirë, nga Jerry Thompson

Tabernakulli (Eksodi 26–28)

Pamja
Pikturë e Tempullit të Salomonit, nga Sam Lawlor

Tempulli i Salomonit (1 Mbretërve 6)

Pamja
Mbreti Beniamin u Predikon Nefitëve, nga Gary L. Kapp

Mbreti Beniamin u Predikon Nefitëve (2 Nefi 5:16; Mosia 2:1; 3 Nefi 11)

Tempulli i parë që u ndërtua në periudhën tonë ungjillore, ishte Tempulli i Kirtlandit në vitin 1836. Përkushtimi i atij tempulli hapi një periudhë të mrekullueshme të shfaqjeve shpirtërore. Besnikët e ndien Frymën e Shenjtë dhe disa njerëz folën në gjuhë të ndryshme, patën vegime ose panë engjëj. Ngjarja kulmore e kësaj kohe ishte shfaqja e Shpëtimtarit ndaj Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit në Tempullin e Kirtlandit pak pasi u përkushtua. Në atë kohë Shpëtimtari tha: “Unë e kam pranuar këtë shtëpi” (Doktrina e Besëlidhje 110:7).

Pamja
Tempulli i Kirtlandit
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Merrini parasysh disa nga ndjenjat që keni pasur ose dëshironi të keni kur hyni në tempullin e Zotit.

Më 27 mars 1836, Jozef Smithi ofroi një lutje përkushtimi (fjalët për të cilën ai i mori nga Zoti me anë të zbulesës) për Tempullin e Kirtlandit. Kjo lutje përkushtuese është shënuar si Doktrina e Besëlidhje 109. Në këtë lutje, Jozefi i kërkoi Zotit që t’u jepte bekime të caktuara atyre që adhurojnë në tempull.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 109:13, 22–26.

Motra Xhin A. Stivens, ish‑Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, tha këtë për bekimet që marrim në tempull:

Pamja
Motra Xhin A. Stivens

“Nëse duam t’i marrim të gjitha bekimet që Perëndia ofron kaq bujarisht, shtegu ynë tokësor duhet të çojë tek tempulli. Tempujt janë shprehje e dashurisë së Perëndisë. Ai na fton të gjithave ne që të vijmë, të mësojmë prej Tij, të ndiejmë dashurinë e Tij dhe të marrim ordinancat e priftërisë të nevojshme për jetën e përjetshme me Të. Secila besëlidhje është bërë një e nga një. Secili ndryshim i zemrës ka rëndësi për Zotin. Dhe ndryshimi i zemrës tuaj do të përbëjë ndryshimin madhor për ju. Pasi ndërsa shkojmë në shtëpinë e Tij të shenjtë, ne mund të ‘armatosemi me fuqinë e [Tij], … emri[n] e [Tij] … mbi [ne], … lavdinë [e Tij] … përreth [nesh], dhe engjëjt [e Tij] të ngark[ohen] me përgjegjësi për [ne]’ [Doktrina e Besëlidhje 109:22].

… Është nëpërmjet Birit të Tij të Dashur, Jezu Krishtit, që çdo shpresë, çdo premtim dhe çdo bekim i tempullit përmbushet.” (Xhin A. Stivens, “Bija të Besëlidhjes së Perëndisë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 117)

Pamja
ikonë, diskutoni

Diskutoni me të Tjerët

Pyeteni një pjesëtar të familjes apo një mik/e se çfarë bekimesh të veçanta ka ndier ai ose ajo në jetën e vet, nëpërmjet marrjes së ordinancave të tempullit dhe pjesëmarrjes në adhurimin në tempull. Në ç’mënyra e ka ndier ky person dashurinë e Perëndisë nëpërmjet frekuentimit të tempullit?

Pjesa 2

Përse Zoti e urdhëron popullin e Tij që të ndërtojë tempuj?

Edhe përpara se Zoti t’i urdhëronte shenjtorët të ndërtonin një tempull në Kirtland, shenjtorët në Misuri kishin përkushtuar një truall për të ndërtuar një tempull në Indipendëns të Misurit. Më vonë, ata vendosën gurët e qoshes për një tempull në Far‑Uest të Misurit. Të dy janë ende të papërfunduar pasi shenjtorët u dëbuan nga shtëpitë dhe pronat e tyre. Në konferencën e tetorit të vitit 1840, shenjtorët e pranuan thirrjen e Profetit për të ndërtuar një tempull në Navu. Përsëri, me një frymë sakrifice, shenjtorët filluan të dhuronin punë, para dhe burime të tjera për të ndihmuar për ndërtimin. Në janar të vitit 1841, Jozef Smithi mori një zbulesë që dha arsye të mëtejshme se përse Zoti kërkonte që ky tempull të ndërtohej. Kjo këshillë është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 124. Teksa studioni vargjet vijuese, merrini parasysh disa nga arsyet pse Zoti na urdhëron që të ndërtojmë tempuj në ditët e mëvonshme.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 124:27–28, 40–42.

Në tempull, shenjtorët morën ordinanca të rëndësishme që Zoti ia kishte zbuluar Profetit, përfshirë ceremoninë e dhurimit.

“Mes këtyre ordinancave [të tempullit], ishte një ceremoni që quhej dhurimi, e cila u zgjerua në raport me ceremoninë e larjes dhe të vajosjes që Jozefi kishte paraqitur në Tempullin e Kirtlandit në vitin 1836. Duke pasur frikë se jeta e tij do të merrej përpara se tempulli të përfundonte, Jozef Smithi thirri një grusht burrash më 3 maj 1842, për ta përshtatur dhomën e sipërme të Dyqanit të tij me Tulla të Kuqe që të pasqyronte ‘brendësinë e një tempulli aq sa do ta lejonin rrethanat’. Të nesërmen, Jozefi ia administroi dhurimin për herë të parë një grupi prej nëntë burrash.” (“Temple Endowment”, Church History Topics, ChurchofJesusChrist.org/study/church-history)

Pamja
Dyqani me Tulla të Kuqe

Kjo ceremoni dhurimi “na mësoi të vërteta lartësuese. Ajo u bazua në tregimet e shkrimeve të shenjta për Krijimin dhe Kopshtin e Edenit … për t’i udhërrëfyer njerëzit hap pas hapi përmes planit të shpëtimit. Ashtu si Abrahami dhe profetët e tjerë të lashtë, ata morën njohuri që do t’i lejonin të ktheheshin në praninë e Perëndisë. Përgjatë udhës, burrat bënë besëlidhje për të jetuar një jetë të drejtë e të dëlirë dhe për t’ia kushtuar veten shërbimit ndaj Zotit” (shih Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 453).

“Më 28 shtator 1843 [ose më parë], Ema Smithi u bë gruaja e parë që mori dhurimin. Premtimi i Jozefit se anëtaret e Shoqatës së Ndihmës do t’i shihnin ‘bekimet e dhurimit të vazhdonin’, u vërtetua kur Ema filloi të ndihmonte në administrimin e ordinancave për gratë e tjera.” (Jill Mulvay Derr and others, red., The First Fifty Years of Relief Society: Key Documents in Latter-day Saint Women’s History [2016], f. 10)

Pamja
foto historike e Tempullit të Navusë

“Megjithëse Jozefi fillimisht ftoi vetëm disa njerëz për të marrë pjesë në [ordinancën e] dhurimit, ai qartësisht synonte që t’i vinte në dispozicion ceremonitë e tempullit gjerësisht për shenjtorët e denjë të ditëve të mëvonshme. … Uillard Riçardsi shpjegoi: ‘Dhe asgjë tjetër nuk [na] u bë e ditur [neve], përveç asaj që do t’u bëhet e ditur gjithë shenjtorëve të ditëve të fundit, sapo ata të përgatiten për t’i marrë dhe një [tempull] të përgatitet për t’i komunikuar atoʼ.” (“Anointed Quorum (‘Holy Older’)”, Church History Topics, ChurchofJesusChrist.org/study/church-history)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të mësojmë për Zotin nga urdhërimet që Ai u dha shenjtorëve për të ndërtuar tempuj? Përse Zoti do të donte që populli i Tij të merrte [ordinancën e] dhurimit në tempull?

Pjesa 3

Si mund të bekohemi unë dhe njerëzit që i dua, nga dhurimi i tempullit?

Në konferencën e përgjithshme të prillit 2019, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i ftoi të gjithë anëtarët e Kishës të njihen me burimet që janë në dispozicion te temples.ChurchofJesusChrist.org (shih “Të Përgatitur për të Fituar Çdo Gjë të Nevojshme”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 101–104). Nga kjo faqe interneti, ne mësojmë sa vijon për dhurimin në tempull:

“Fjala dhurim [indaument] do të thotë ‘një dhuratë’. Në këtë kontekst, dhurimi në tempull është një dhuratë nga Perëndia me anë të së cilës Ai derdh bekime të shenjta mbi ju [nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit]. Dhurimi mund të merret vetëm në mënyrën e Tij dhe në tempullin e Tij të shenjtë. Disa nga dhuratat që ju merrni nëpërmjet dhurimit në tempull, përfshijnë:

  1. Njohuri më të madhe për qëllimet dhe mësimet e Zotit.

  2. Fuqi për të bërë gjithçka që Perëndia do që ne të bëjmë.

  3. Drejtim dhe mbrojtje hyjnore teksa u shërbejmë Zotit, familjeve tona dhe të tjerëve.

  4. Shpresë, ngushëllim dhe paqe të shtuar.

  5. Bekime të premtuara tani dhe përgjithmonë. …

Në lidhje me këto ordinanca, ju do të ftoheni të bëni besëlidhje të veçanta me Perëndinë. Këto besëlidhje përfshijnë:

  • Ligjin e Bindjes

  • Ligjin e Sakrificës

  • Ligjin e Ungjillit

  • Ligjin e Dëlirësisë

  • Ligjin e Përkushtimit

Në këmbim, Perëndia premton bekime të mrekullueshme në këtë jetë dhe mundësinë që të kthehemi të jetojmë me Të përgjithmonë.” (“About the Temple Endowment”, temples.ChurchofJesusChrist.org)

Presidenti Rasëll M. Nelson na ka mësuar këtë rreth domethënies shpirtërore të dhurimit:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Indaumenti i tempullit u dha me anë të zbulesës. Pra, kuptohet më mirë me anë të zbulesës, të kërkuar fuqishëm me një zemër të kulluar. Presidenti Brigam Jang shpjegoi që ‘dhurimi juaj është të merrni të gjitha ato ordinanca në shtëpinë e Zotit që janë të nevojshme për ju, pasi të jeni ndarë nga kjo jetë, që ju mundësojnë të ktheheni në praninë e Atit, duke kaluar engjëjt që qëndrojnë si roje … dhe të merrni ekzaltimin tuaj të përjetshëm’ [Discourses of Brigham Young, përzgj. John A. Widtsoe (1954), f. 416].” (Rasëll M. Nelson, “Përgatituni për Bekimet e Tempullit”, Ensign, tetor 2010, f. 42)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Çfarë do t’i sugjeronit të bëjë dikujt që të përgatitet për të marrë dhurimin e tij ose të saj? Përse tempulli dhe ordinancat e tij janë të rëndësishme për ju personalisht? Shkruajini mendimet tuaja në një ditar vetjak ose në hapësirën e dhënë më poshtë.