Instituti
Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ligjet e Perëndisë


“Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ligjet e Perëndisë”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Mësimi 13 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Ligjet e Perëndisë

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Mendoni rreth qëndrimeve kundrejt ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë që i shihni në botën përreth jush. A janë këto qëndrime pozitive, negative apo mospërfillëse? Teksa studioni ligjet dhe urdhërimet e rivendosura nëpërmjet Profetit Jozef Smith, kërkoni mënyra se si ato mund t’ju sjellin paqe e mbrojtje dhe se si mund t’ju ndihmojnë të bëheni më shumë si Shpëtimtari.

Pjesa 1

Si mund ta bekojë jetën time bindja ndaj ligjeve të Perëndisë?

Në dhjetor 1830, Zoti i urdhëroi shenjtorët që jetonin në Nju‑Jork, të mblidheshin me shenjtorët në Ohajo. Zoti premtoi se nëse bindeshin, Ai do t’u zbulonte ligjin e Tij dhe do t’u dhuronte “fuqi nga lart” (Doktrina e Besëlidhje 38:32). Pak kohë pas mbërritjes në Ohajo në shkurt 1831, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë në të cilën Zoti zbuloi ligjin e Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 42). Në këtë zbulesë, Zoti ripohoi domosdoshmërinë e zbatimit të urdhërimeve që Ai ua kishte dhënë njerëzve të Tij në lashtësi, përfshirë ligjin e dëlirësisë.

Zoti gjithashtu i udhëzoi shenjtorët që të kujdeseshin për të varfrit dhe të ndërtonin mbretërinë e Tij nëpërmjet të jetuarit të ligjit të përkushtimit (shih Doktrina e Besëlidhje 42:30–35). Sikurse u dha mësim Apostujve të Tij të lashtë, Zoti shpjegoi se kur shenjtorët i shërbejnë Atij dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij, ata tregojnë dashurinë e tyre për Të (shih Gjoni 14:15; Doktrina e Besëlidhje 42:29).

Në vitet që pasuan, Zoti rivendosi më shumë prej ligjeve të Tij të lashta nëpërmjet Jozef Smithit, përfshirë ligjin e Shabatit (shih Doktrina e Besëlidhje 59; 68:29) dhe ligjin e së dhjetës (shih Doktrina e Besëlidhje 64:23119). Ai gjithashtu zbuloi një ligj për shëndetin, të njohur si Fjala e Urtësisë (shih Doktrina e Besëlidhje 89).

Për t’u përgatitur për orën mësimore, ju lutemi studioni njërin ose më shumë prej ligjeve vijuese që Zoti i ka ripohuar ose zbuluar në kohën tonë: 1) ligjin e dëlirësisë, 2) ligjin e përkushtimit, 3) ligjin e Shabatit ose 4) ligjin e shëndetit, të njohur si Fjala e Urtësisë. Përdorni burimet më poshtë teksa studioni ligjin ose ligjet që keni zgjedhur. Gjithashtu mund të kërkoni burime shtesë te ChurchofJesusChrist.org. Ejani në klasë të gatshëm që të diskutoni pyetjet vijuese:

  1. Çfarë të vërtete ose të vërtetash mësuat nga studimi juaj?

  2. Çfarë sfidash shoqërohen me bindjen ndaj këtij ligji sot dhe si mund të kapërcehen ato?

  3. Çfarë bekimesh keni përjetuar vetë duke e zbatuar këtë ligj?

  4. Si ju ndihmon bindja ndaj këtij ligji që të bëheni më shumë si Ati juaj Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti?

Pjesa 2

Ligji i Dëlirësisë

Pamja
çift të rinjsh të kapur për dore
  1. Studioni te Doktrina e Besëlidhje 42:22–25, duke kërkuar doktrinën dhe parimet që Zoti i jep mësim rreth pastërtisë seksuale.

  2. Shqyrtoni atë që dha mësim Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, se sa e rëndë është shkelja e ligjit të Perëndisë për dëlirësinë dhe shenjtërinë e intimitetit seksual. Studioni paragrafët 9–16 të bisedës së tij “Personal Purity” [“Pastërtia Vetjake”] (Ensign, nëntor 1998, f. 75–79), duke kërkuar arsyet përse duhet ta ruajmë plot kujdes pastërtinë tonë seksuale.

  3. Shikoni materialin filmik “Law of Chastity” [“Ligji i Dëlirësisë”] (2:03) që gjendet te ChurchofJesusChrist.org, duke kërkuar rëndësinë dhe bekimet e zbatimit të ligjit të dëlirësisë.

Pjesa 3

Ligji i Përkushtimit

Pamja
dy të reja vullnetare

Mësoni më shumë për ligjin e përkushtimit duke bërë sa vijon:

  1. Lexoni atë që na mëson Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta rreth ligjit të përkushtimit.

  2. Shqyrtoni se si u përpoqën ta jetonin ligjin e përkushtimit disa shenjtorë të hershëm. Përpara mbërritjes së Jozef Smithit në Kirtland të Ohajos, në shkurt 1831, shumë shenjtorë të Kirtlandit po përpiqeshin që të ndiqnin shembullin e shenjtorëve të Dhiatës së Re të cilët “të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta” (shih Veprat e Apostujve 4:32) duke u përpjekur t’i ndanin të mirat e tyre materiale dhe pasurinë e tyre me njëri‑tjetrin si një familje e madhe. Studioni te Doktrina e Besëlidhje 42:30–35 dhe kërkoni udhëzimet e Zotit që qartësuan mënyrën se si shenjtorët duhej të kujdeseshin për njëri‑tjetrin sipas ligjit të përkushtimit.

  3. Bëni njërën nga veprimtaritë vijuese:

    • Shikoni materialin filmik “The Law of Consecration” [“Ligji i Përkushtimit”] (5:02) te ChurchofJesusChrist.org dhe dëgjoni përshkrimet e mënyrës se si e jetuan ligjin e përkushtimit shenjtorët e hershëm të ditëve të mëvonshme.

    • Studioni artikullin “Consecration and Stewardship” [“Përkushtimi dhe Kujdestaria”] te ChurchofJesusChrist.org dhe merrini parasysh mënyrat se si e kanë jetuar ligjin e përkushtimit shenjtorët e ditëve të mëvonshme.

Pjesa 4

Ligji i Shabatit

Pamja
të rinj e të reja në Shkollën e së Dielës
  1. Teksa anëtarët e Kishës u vendosën në kontenë Xhekson në Misuri, në verën e vitit 1831, ata hasën një komunitet kufitar ku mbizotëronte kumari, dehja, dhuna dhe thyerja e Shabatit. Studioni te Doktrina e Besëlidhje 59:9–19, duke kërkuar atë që Zoti i udhëzoi shenjtorët të bënin për t’i ndihmuar që t’i bënin ballë ndikimit të ligësisë së botës.

  2. Presidenti Rasëll M. Nelson na ka mësuar rreth rëndësisë së ditës së Shabatit. Lexoni paragrafët 3–16 të bisedës së tij “Shabati Është një Kënaqësi” (Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 129–130). Kërkoni këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta bëni Shabatin një kënaqësi.

  3. Shikoni materialin filmik “Upon My Holy Day—Honoring the Sabbath” [“Në Ditën Time të Shenjtë – Nderimi i Shabatit”] (1:30), ku Plaku Xhefri R. Holland shpjegon disa nga bekimet e nderimit të Shabatit.

Pjesa 5

Ligji i Shëndetit

Pamja
fruta dhe perime
  1. Shkolla e Profetëve, e organizuar në janar 1833, filloi të mblidhej rregullisht në një dhomë të sipërme në dyqanin e Njull K. Uitnit në Kirtland të Ohajos. Gjatë këtyre mbledhjeve, vëllezërit shpesh përdornin duhan. Pasi bashkëshortja e tij, Ema, i shprehu shqetësimet e veta, Jozef Smithi i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën e njohur si Fjala e Urtësisë (shih Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 167–168). Studioni te Doktrina e Besëlidhje 89:1–14, 18–21 dhe merreni parasysh të shenjoni udhëzimet dhe premtimet e Zotit për shenjtorët.

  2. Disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme pyesin veten përse Fjala e Urtësisë nuk i ndalon në mënyrë të veçantë lëndë të tjera të dëmshme. Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e diskutoi këtë pyetje dhe sqaroi bekimet e premtuara për mbajtjen e Fjalës së Urtësisë. Lexoni paragrafët 10–12 dhe 23–34 e bisedës së tij “The Word of Wisdom: The Principle and the Promises” [“Fjala e Urtësisë: Parimi dhe Premtimet”] (Ensign, maj 1996, f. 17–19).