Instituti
Mësimi 16 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Tempulli i Kirtlandit dhe Çelësat e Priftërisë


“Mësimi 16 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Tempulli i Kirtlandit dhe Çelësat e Priftërisë”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 16 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Pamja
Krishti Shfaqet në Tempullin e Kirtlandit, nga Walter Rane

Mësimi 16 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Tempulli i Kirtlandit dhe Çelësat e Priftërisë

Urdhërimi i Perëndisë për të ndërtuar “një shtëpi të Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 88:119) ishte një pjesë thelbësore e Rivendosjes së ungjillit. Anëtarët e hershëm të Kishës ishin të gatshëm të jepnin gjithçka që kishin në mënyrë që të merrnin bekimin e premtuar për t’ju “dhuruar fuqi nga lart” (Doktrina e Besëlidhje 38:32). Teksa studioni, kërkoni bekimet që erdhën nga gatishmëria e shenjtorëve për të sakrifikuar për ndërtimin e Tempullit të Kirtlandit.

Pjesa 1

Çfarë mund të mësoj nga sakrificat e shenjtorëve të hershëm për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit?

Në një zbulesë që u mor më 27 dhe 28 dhjetor 1832, Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin një tempull në Kirtland të Ohajos.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 88:119.

Duke iu referuar këtij urdhërimi, Profeti Jozef Smith shkroi: “Kjo është fjala e Zotit për ne dhe ne duhet, po, Zoti na ndihmoftë, ne do t’i bindemi: si në kushtet e bindjes sonë, ai na ka premtuar gjëra të mëdha; po, madje edhe një vizitë nga qiejt për të na nderuar me praninë e Tij” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 443).

Pamja
Eliza R. Snou

Eliza R. Snou, e cila jetoi në Kirtland ndërkohë që tempulli po ndërtohej, kujtoi:

Pamja
Motra Eliza R. Snou

“Shenjtorët qenë të paktë në numër dhe shumica e tyre shumë të varfër; dhe, po të mos kishte qenë për sigurinë se Perëndia kishte folur dhe kishte urdhëruar që një shtëpi duhej të ndërtohej në emrin e tij … një përpjekje drejt ndërtimit të atij Tempulli, në rrethanat që ekzistonin atëherë, do të ishte deklaruar, nga të gjithë të interesuarit, si absurde. …

Me shumë pak kapital përveç trurit, kockave dhe tejzave, të ndërthurura me besim të palëkundur te Perëndia, burra, gra, madje edhe fëmijë, punuan me fuqinë e tyre; … energjitë e tyre u stimuluan nga këndvështrimi për të marrë pjesë në bekimin e një shtëpie të ndërtuar nëpërmjet udhëzimit të Shumë të Lartit dhe të pranuar prej Tij.” (Në Eliza R. Snow, an Immortal [1957], f. 54, 57)

Një sfidë tjetër e ngadalësoi gjithashtu përparimin e ndërtimit të tempullit:

“Pranvera dhe vera e vitit 1834 ishin stinë të vështira për ndërtimin e tempullit, sepse shumica e burrave në komunitet shkuan me Jozef Smithin drejt Misurit në Kampin e Izraelit. … Me burrat që ishin larguar, gratë vazhduan punën. Disa bënë punën e muratorit, të tjera çuan bagëti nga një vend në tjetrin dhe mbartën gurë, dhe prapë disa të tjera qepën, endën dhe thurën për të bërë veshje për punëtorët.” (Lisa Olsen Tait dhe Brent Rogers, “A House for Our God”, Revelations in Context [2016], f. 170)

Për t’i ndihmuar shenjtorët në përpjekjen e tyre për të ndërtuar një tempull, Zoti u zbuloi Jozef Smithit dhe këshilltarëve të tij në Presidencën e Parë një vegim të mrekullueshëm në të cilin ata panë plane të hollësishme për tempullin. Frederik G. Uilliams, Këshilltari i Dytë në Presidencën e Parë, kujtoi më vonë:

“Jozef [Smithi] mori fjalën e Zotit për të që të merrte dy këshilltarët e tij, [Frederik G.] Uilliams dhe [Sidni] Rigdon, dhe të vinte përpara Zotit, dhe Ai do t’u tregonte atyre planin ose modelin për shtëpinë që duhej të ndërtohej. Ne u ulëm në gjunjë, i thirrëm Zotit dhe ndërtesa u shfaq në largësi sa mund ta shihnim, unë qeshë i pari që e zbulova. Pastaj të gjithë ne e pamë atë së bashku. Pasi e kishim parë mirë së jashtmi, ndërtesa u duk sikur erdhi tamam mbi ne.” (Mësimet: Jozef Smith, f. 289)

Pamja
Tempulli i Kirtlandit, nga Walter Rane

Një nga ata që sakrifikuan shumë për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit, ishte një i kthyer në besim me emrin Xhon Taner:

“[Xhoni] ‘mori një mbresë në ëndërr apo vegim natën, se ai … duhej të shkonte menjëherë te Kisha’ në Kirtland. Ai i shiti pronat e tij – disa ferma të begata, një hotel dhe disa pemishte – e ngarkoi familjen e tij të madhe dhe disa fqinjë në karro në mëngjesin e Krishtlindjes dhe përshkoi largësinë prej 800 kilometrash për të mbërritur në Kirtland të dielën, në janar të vitit 1835.

Ai me të vërtetë kishte qenë i nevojshëm. Një hipoteke për truallin e tempullit po i vinte afati i pagesës dhe, sipas disa rrëfimeve, Profeti Jozef, i cili qe i varfër, dhe disa nga vëllezërit ishin lutur për ndihmë.

Xhon Taneri nuk ngurroi. Ai i dha hua Profetit dy mijë dollarë dhe mori dëftesën e tij, i dha hua komitetit të tempullit trembëdhjetë mijë dollarë, nënshkroi një dëftesë për tridhjetë mijë dollarë me Profetin dhe njerëzit e tjerë për mallrat e blera në Nju‑Jork dhe bëri ‘dhurime bujare’ për ndërtimin e tempullit.” (Leonard J. Arrington, “The John Tanner Family”, Ensign, mars 1979, f. 46)

Presidenti Tomas S. Monson shpjegoi pse shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë për të ndërtuar tempuj dhe për ta adhuruar Zotin në këto ndërtesa të shenjta:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Njëfarë shkallë sakrifice është shoqëruar gjithmonë me ndërtimin e tempujve dhe me pjesëmarrjen në tempull. Janë të panumërt ata që kanë punuar dhe janë përpjekur për të siguruar, për vete dhe për familjet e tyre, bekimet që gjenden në tempujt e Perëndisë.

Përse kaq shumë njerëz janë të gatshëm të japin kaq shumë me qëllim që të marrin bekimet e tempullit? Ata që i kuptojnë bekimet e përjetshme, të cilat vijnë nga tempulli, e dinë se nuk ka sakrificë tepër të madhe, nuk ka çmim tepër të lartë, nuk ka betejë tepër të vështirë, me qëllim që të marrin ato bekime.” (Tomas S. Monson, “Tempulli i Shenjtë – Një Fener për Botën”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 92)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të mësoni nga shembujt dhe sakrificat e shenjtorëve të hershëm për ndërtimin e Tempullit të Kirtlandit?

Pjesa 2

Si mund ta bekojnë jetën time sot çelësat e priftërisë që u dhanë nga lajmëtarë qiellorë në Tempullin e Kirtlandit?

Perëndia e shpërbleu sakrificën e shenjtorëve për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit me një derdhje të shfaqjeve shpirtërore në ditët para dhe pas përkushtimit (shih Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 232–235, 237–239).

Shumë shenjtorë dëshmuan se gjatë shërbesave të përkushtimit ishin të pranishëm qenie qiellore.

“Eliza R. Snou kujtoi: ‘Ceremonitë e atij përkushtimi mund të ritregohen, por asnjë gjuhë të vdekshmi nuk mund të përshkruajë shfaqjet qiellore të asaj dite të paharrueshme. Disave iu shfaqën engjëj, ndërkohë që një ndjesi e pranisë hyjnore u kuptua nga të gjithë të pranishmit dhe çdo zemër u mbush nga ‘një hare e patregueshme dhe e lavdishme’” [shih 1 Pjetër 1:8].

Atë mbrëmje, ndërkohë që Profeti u mblodh me rreth 400 mbajtës të priftërisë në tempull, “u dëgjua një zhurmë si tingulli i një ere të shpejtë e të fuqishme, që e mbushi Tempullin dhe i gjithë kongregacioni u ngrit njëherësh, i lëvizur nga një fuqi e padukshme”. Sipas Profetit, “shumë vetë filluan të flisnin në gjuhë [të huaja] dhe të profetizonin; të tjerë panë vegime të lavdishme; dhe unë vura re se Tempulli ishte i mbushur me engjëj, fakt të cilin ia shpalla kongregacionit” (Mësimet: Jozef Smith, f. 327–328).

Shfaqjet më domethënëse shpirtërore ndodhën të dielën e Pashkëve, më 3 prill 1836, një javë pasi tempulli ishte përkushtuar. Ndërsa ata po luteshin në tempull, u hap një vegim për Jozefin Smithin dhe Oliver Kaudërin, dhe u shfaq Zoti Jezu Krisht. Ai shpalli se Ai e pranonte tempullin dhe premtoi të derdhte bekime mbi shenjtorët (shih Doktrina e Besëlidhje 110:1–10).

Pamja
Vegim në Tempullin e Kirtlandit, nga Gary E. Smith

Kjo vizitë u pasua nga shfaqja e lajmëtarëve qiellorë që dorëzuan çelësat e priftërisë, të domosdoshëm për të kryer veprën e Perëndisë në ditët e fundit. Ju mund të shenjoni në fragmentet vijuese se cilët iu shfaqën Jozefit e Oliverit dhe çfarë çelësash dorëzuan në duart e udhëheqësve të Kishës:

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 110:11.

Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi:

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“Moisiu mbante çelësat e mbledhjes së Izraelit. Ai e nxori Izraelin nga Egjipti për në tokën e Kanaanit. Ishte caktimi i tij në këtë periudhë ungjillore që të vinte dhe t’i rivendoste ato çelësa për mbledhjen e tanishme.” (Joseph Fielding Smith, Church History and Modern Revelation, [1953], 2:48)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 110:12.

“Një burrë i quajtur Elias me sa duket jetoi në vdekshmëri në ditët e Adamit, i cili ua dorëzoi periudhën ungjillore të Abrahamit Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. … Ne nuk kemi informacion të veçantë për sa i përket hollësive të jetës apo shërbesës së tij në vdekshmëri” (Fjalori Biblik në botimin shdm anglisht të Biblës, “Elias”).

Plaku Brus R. Mek‑Konki shpjegoi arsyen përse Eliasi u shfaq në Tempullin e Kirtlandit:

Pamja
Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Burri Eliasi sjell sërish ‘ungjillin e Abrahamit’, besëlidhjen e madhe të Abrahamit përmes së cilës besnikët marrin premtime për rritje të përjetshme, premtime që nëpërmjet martesës çelestiale, pasardhësit e tyre të përjetshëm do të jenë po aq të shumtë sa rëra në breg të detit ose sa moria e yjeve në qiell.” (Bruce R. McConkie, “The Keys of the Kingdom”, Ensign, maj 1983, f. 22)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 110:13–16.

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim:

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“Kjo fuqi vulosëse, e dhënë mbi Elijan, është fuqia që i lidh bashkëshortët e bashkëshortet dhe fëmijët me prindërit për kohën e përjetësinë. Është fuqia lidhëse që ekziston në çdo ordinancë të Ungjillit. … Është me anë të kësaj fuqie që të gjitha ordinancat të cilat i përkasin shpëtimit, lidhen ose vulosen dhe ishte misioni i Elijas që të vinte dhe ta rivendoste atë.” (Joseph Fielding Smith, Elijah the Prophet and His Mission [1957], f. 5)

Shfaqja e profetit të Dhiatës së Vjetër, Elijas, përmbushi premtimet që u bënë nga Zoti nëpërmjet profetit Malakia dhe që iu përsëritën Profetit Jozef Smith nga Moroni kur u shfaq për herë të parë në dhomën e gjumit të Jozefit më 21 shtator 1823.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 2 (shih edhe Malakia 4:5–6).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në çfarë mënyrash jeni bekuar nga çelësat dhe fuqitë e priftërisë, të cilat Moisiu, Eliasi dhe Elija ua dhanë Profetit Jozef Smith dhe Oliver Kaudërit në Tempullin e Kirtlandit? Si mund të ishte jeta juaj e ndryshme nëse këto çelësa të priftërisë nuk do të ishin rivendosur?