Instituti
Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Mbledhja e Izraelit


“Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Mbledhja e Izraelit”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Mësimi 11 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Mbledhja e Izraelit

Pamja
të rinj e të reja duke ecur pranë tempullit

Duke u folur të rinjve dhe të rejave të Kishës, Presidenti Rasëll M. Nelson pyeti: “A do t’ju pëlqente të ishit një pjesë e madhe e sfidës më të madhe, kauzës më të madhe dhe punës më të madhe në tokë sot? A do t’ju pëlqente të ndihmonit që Izraeli të mblidhet gjatë këtyre ditëve të çmuara të mëvonshme?” (“Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë për revistat Ensign dhe New Era, f. 5, ChurchofJesusChrist.org; germat e pjerrëta në origjinal).

Ndërsa e studioni këtë mësim, kërkoni arsyen pse Zoti po i mbledh njerëzit e Tij nga çdo cep i botës dhe merrni parasysh se si mund ta ndihmoni Atë që ta përmbushë këtë punë të madhe.

Pjesa 1

Çfarë është mbledhja e Izraelit?

Fëmijët e Izraelit janë pasardhës të profetit Jakob të Dhiatës së Vjetër, emri i të cilit u ndryshua në Izrael. Ata janë marrës të së njëjtës besëlidhjeje që Perëndia ia dha Isakut, atit të Jakobit, dhe gjyshit të tij, Abrahamit (shih Zanafilla 26:3–4, 24; Abraham 2:6–11). 12 bijtë e Jakobit dhe pasardhësit e tyre janë “shtëpia e Izraelit” ose “dymbëdhjetë fiset e Izraelit”. Herë pas here “Zoti i shpërndau dhe goditi me fatkeqësi dymbëdhjetë fiset e Izraelit për shkak të padrejtësisë dhe rebelimit të tyre. Megjithatë, Zoti gjithashtu e përdori këtë shpërndarje të popullit të tij të zgjedhur mes kombeve të botës për t’i bekuar ato kombe” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Izrael”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Merreni parasysh të shenjoni disa prej profecive vijuese për mbledhjen e Izraelit.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Isaia 11:11–12 (shih edhe 2 Nefi 25:17; 29:1; Jakobi [LiM] 6:2).

Libri i Mormonit na mëson se Shpëtimtari Vetë do t’i mbledhë pasardhësit e Jakobit.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 3 Nefi 5:24–26.

Në periudhën tonë ungjillore, disa anëtarë të hershëm të Kishës patën interesim të madh për profecinë e Librit të Mormonit rreth mbledhjes së popullit të Perëndisë në ditët e fundit për të ndërtuar Sionin në përgatitje për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit (shih 3 Nefi 21:23–26). Disa ditë përpara një konference të Kishës në shtator 1830, Jozef Smithi dhe burra të tjerë i kërkuan Zotit lidhur me këtë profeci dhe morën zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 29.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 29:1–2, 7.

Një muaj pasi u dha kjo zbulesë, Oliver Kaudëri dhe tre burra të tjerë nisën një udhëtim misionar që të ndihmonin për mbledhjen e të zgjedhurve të Zotit.

Pamja
Shkoni në Vendin e Shkretë, nga Robert T. Barrett

“Suksesi më i madh i misionarëve erdhi kur ata u ndalën në zonën e Kirtlandit të Ohajos. Atje ata pagëzuan rreth 130 të kthyer në besim, kryesisht ndërmjet [bashkësisë] së baptistëve të reformuar të Sidni Rigdonit, duke hapur atë që do të bëhej një vend mbledhjeje për qindra anëtarë të Kishës në vitin pasues.” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 156)

Pas kësaj përpjekjeje të parë misionare, Zoti vazhdoi t’i thërriste misionarët në punën e mbledhjes së atyre që do ta dëgjonin zërin e Tij.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 33:5–7.

Pamja
grurë gati për t’u korrur

Në fund të dhjetorit 1830, Zoti zbuloi nëpërmjet Jozef Smithit vullnetin e Tij për Kishën lidhur me një vend mbledhjeje në Ohajo:

“‘Një urdhërim unë i jap kishësʼ, shpalli Ai, ‘që ata duhet të mblidhen së bashku në Ohio.ʼ Ata duhej të mblidheshin me të kthyerit e rinj në besim në zonën e Kirtlandit dhe të prisnin që misionarët të ktheheshin nga shtetet perëndimore. …

Thirrja për t’u shpërngulur në Ohajo dukej se i solli shenjtorët më pranë përmbushjes së profecive të lashta rreth mbledhjes së popullit të Perëndisë. Bibla dhe Libri i Mormonit, që të dy, premtuan se Zoti do ta mblidhte së bashku popullin e Tij të besëlidhjes për ta ruajtur nga rreziqet e ditëve të fundit.” (Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 109)

Pamja
hartë e udhëtimeve nga Nju‑Jorku për në Pensilvani dhe për në Ohajo

Nëpërmjet kësaj zbulese dhe zbulesave të tjera, shenjtorët morën urdhrin të mblidheshin së bashku fillimisht në Ohajo dhe Misuri, më pas në Ilinois dhe pastaj drejt luginës së Solt‑Lejkut. Në secilin prej këtyre vendeve të mbledhjes, Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin një tempull.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka dhënë mësim:

“Zoti e mbledh popullin e Tij për të adhuruar, për të ndërtuar Kishën, për një mbrojtje dhe për të marrë këshillë dhe udhëzim. …

Profeti Jozef Smith shpalli se në të gjitha periudhat, qëllimi hyjnor i mbledhjes është që të ndërtohen tempuj, në mënyrë që fëmijët e Zotit të mund të marrin ordinancat më të larta dhe në këtë mënyrë të fitojnë jetë të përjetshme [shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 444–447].” (David A. Bednar, “The Spirit and Purposes of Gathering” [takim shpirtëror i Universitetit “Brigam Jang” në Ajdaho, 31 tetor 2006], byui.edu)

Pamja
familje përpara tempullit

Sot Zoti i mbledh fizikisht njerëzit e Tij në kunjet e Sionit dhe në tempujt në kombe anembanë tokës.

Ai gjithashtu po i mbledh ata shpirtërisht në njohurinë e ungjillit të Tij (shih 1 Nefi 15:12–16).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mund të mësojmë rreth Zotit dhe karakterit të Tij nëpërmjet shpërndarjes dhe mbledhjes së popullit të Tij të besëlidhjes? Si e ka bekuar jetën tuaj mbledhja me anëtarët e tjerë të Kishës në lagjet, kunjet dhe tempujt?

Pjesa 2

Si mund ta ndihmoj Zotin që ta mbledhë Izraelin e ditëve të mëvonshme?

Një i kthyer i hershëm në besimin te Kisha e rivendosur, e sapoformuar, i quajtur Hibër C. Kimball, më vonë u thirr të ishte anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ai u ndje i shqetësuar rreth aftësisë së tij për t’u folur të tjerëve për ungjillin. Ai kujtoi:

“Rreth ditës së parë të qershorit 1837, Profeti Jozef erdhi tek unë, ndërsa unë isha i ulur në … Tempull, në Kirtland dhe, duke më pëshpëritur, më tha: ‘Vëllai Hibër, Shpirti i Zotit më ka pëshpëritur: “Shërbëtori im Hibër le të shkojë në Angli, dhe të predikojë ungjillin tim, dhe të hapë derën e shpëtimit për atë komb”.’ Plaku Kimball u hutua nga mendimi i një ndërmarrjeje të tillë: ‘E ndieja veten si një prej më të dobëtëve fare prej shërbëtorëve të Perëndisë. E pyeta Jozefin se çfarë duhej të thosha kur të shkoja atje; ai më tha të shkoja tek Zoti dhe Ai do të më udhëhiqte e do të fliste përmes meje me anë të të njëjtit shpirt që [e drejtonte] atë.’” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 349)

Plaku Kimball shënoi sa vijon në ditarin e tij:

“Duke e ndier dobësinë dhe paaftësinë time për një ndërmarrje të tillë, unë u udhëhoqa që t’i lutesha fuqishëm Zotit për urtësi dhe për atë ngushëllim e përkrahje që më nevojiteshin aq shumë. …

U përpoqa që ta vija mirëbesimin tim te Perëndia, duke besuar se ai do të më ndihmonte për thënien e së vërtetës, do të më jepte të shprehurit dhe që Ai do të ishte një ndihmë e pranishme në kohën e nevojës.” (Journal of Heber C. Kimball, red. R. B. Thompson [1840], f. 15)

Hibër C. Kimballi më vonë kujtoi:

“Shkova dhe e kreva misionin sipas fjalëve të Profetit të Perëndisë së gjallë dhe isha i larguar për njëmbëdhjetë muaj e dy ditë nga Kirtlandi, … kohë në të cilën pati rreth dymijë shpirtra që iu shtuan kishës dhe mbretërisë së Perëndisë”. (Heber C. Kimball, “Sermon”, Deseret News, 2 dhjetor 1857, f. 3)

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, gjithashtu ka dhënë mësim se ne mund të mbështetemi te Zoti ndërkohë që ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin duke e përhapur ungjillin e Tij:

“Ne duhet të lutemi për ndihmën dhe udhëzimet e Zotit që të mund të jemi mjete në duart e Tij për dikë që tani është gati – personin që Ai do që ne ta ndihmojmë sot. Më pas, ne duhet të jemi vigjilentë për të dëgjuar dhe për t’ua vënë veshin nxitjeve të Shpirtit të Tij lidhur me mënyrën se si të veprojmë.

Ato nxitje do të vijnë. Ne e dimë nga dëshmi të panumërta vetjake se në vetë mënyrën e Tij dhe në vetë kohën e Tij Zoti po i përgatit njerëzit që ta pranojnë ungjillin e Tij. Njerëz të tillë po kërkojnë dhe, kur ne përpiqemi t’i identifikojmë ata, Zoti do t’iu përgjigjet lutjeve të tyre duke iu përgjigjur lutjeve tona. Ai do t’i nxitë dhe udhërrëfejë ata që dëshirojnë dhe ata që me çiltërsi kërkojnë udhërrëfim lidhur me mënyrën, vendin, kohën dhe personin që ta përhapin ungjillin e Tij.” (Dallin H. Oaks, “Sharing the Gospel”, Ensign, nëntor 2001, f. 8)

Pamja
motër misionare

Presidenti Nelson ka dhënë mësim më tej:

“Tani, pjesëmarrja në mbledhjen e Izraelit ndoshta do të kërkojë disa sakrifica nga ana juaj. Mundet madje të kërkojë të bëhen disa ndryshime në jetën tuaj. Pa dyshim që do t’ju marrë ca nga koha, energjia dhe talentet tuaja të dhëna nga Perëndia. A jeni të interesuar? …

… Mbledhja e Izraelit përfundimisht do të thotë që ungjilli i Jezu Krishtit t’u ofrohet në të dyja anët e velit fëmijëve të Perëndisë, të cilët nuk i kanë bërë besëlidhjet vendimtare me Perëndinë dhe as nuk i kanë marrë ordinancat e tyre thelbësore. …

… Ju u dërguat në tokë pikërisht në këtë kohë, në kohën më vendimtare në historinë e botës, që të ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Nuk ka asgjë tjetër që po ndodh në tokë tani që është më e rëndësishme se ajo. Nuk ka asgjë me pasoja më të mëdha se ajo. Absolutisht asgjë.

… Ky është misioni për të cilin u dërguat në tokë.” (Rasëll M. Nelson, “Shpresa e Izraelit”, f. 6; germat e pjerrëta në origjinal)

Pamja
ikonë, veproni

Veproni Sipas Asaj që Keni Mësuar

Çfarë do të bëni në ditët dhe javët e ardhshme që të merrni pjesë më aktive në mbledhjen e Izraelit?