Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë


“20–26 Dhjetor. Krishtlindja: Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
vepër arti me Marien dhe Jezusin foshnjë

Lindja e Krishtit në Bakër dhe me Bojë Umbër, nga J. Kirk Richards

20–26 Dhjetor

Krishtlindja

Dhurata e Pashoqe e Birit Hyjnor të Perëndisë

Një mënyrë se si t’i përqendroni mendimet tuaja te Shpëtimtari këtë Krishtlindje, është që të studioni dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”. Ky përvijim mësimi sugjeron mënyra se si mund ta bëni këtë dëshmi profetike pjesë të studimit tuaj vetjak dhe familjar të ungjillit.

Shënojini Mbresat Tuaja

Në vitin 1838, Profeti Jozef Smith shpalli: “Parimet themelore të besimit tonë janë dëshmia e Apostujve dhe Profetëve në lidhje me Jezu Krishtin, që Ai vdiq, u varros, u ngrit sërish ditën e tretë dhe u ngjit në qiell; dhe gjithë gjërat e tjera që i përkasin besimit tonë janë vetëm shtojca të kësaj” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith, f. 52). Vite më vonë, Presidenti Rasëll M. Nelson, shënoi se “ishte pikërisht kjo thënie e Profetit që u dha shtysë 15 profetëve, shikuesve dhe zbuluesve që ta jepnin dhe nënshkruanin dëshminë e tyre për të përkujtuar përvjetorin e 2000-të të lindjes së Zotit. Ajo dëshmi historike titullohet ‘Krishti i Gjallë’. Shumë anëtarë i kanë mësuar përmendsh të vërtetat e saj. Të tjerët dinë shumë pak për ekzistencën e saj. Ndërsa kërkoni të mësoni më shumë rreth Jezu Krishtit, unë ju nxit ta studioni [dokumentin] ‘Krishti i Gjallë’,” (“Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 40).

Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ne gëzojmë në bekimet e zbulesës së vazhdueshme nëpërmjet profetëve dhe apostujve modernë. Ne jemi mirënjohës për fjalët e tyre të frymëzuara të këshillës, paralajmërimit dhe inkurajimit. Por mbi të gjitha, ne jemi bekuar nga dëshmitë e tyre të fuqishme për Jezu Krishtin – në periudhën e Krishtlindjes dhe gjatë gjithë vitit. Këto janë më shumë sesa thjesht fjalë emocionuese nga shkrimtarë ose oratorë të zotë apo përshtypje nga ekspertë të shkrimeve të shenjta. Ato janë fjalët e “dëshmitarë[ve] [të] veçantë të emrit të Krishtit në gjithë botën”, të zgjedhur, të thirrur dhe të autorizuar nga Perëndia (Doktrina e Besëlidhje 107:23).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

“Asnjë tjetër nuk ka patur një ndikim kaq të thellë.”

Çfarë mendimesh ju vijnë teksa lexoni vargjet te Lluka 2:10–11 së bashku me paragrafin e parë të dokumentit “Krishti i Gjallë”? Çfarë do të thoshit në mbështetje të thënies se “asnjë tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të thellë [sa Jezu Krishti] mbi të gjithë njerëzit që kanë jetuar dhe që ende do të jetojnë në tokë”? Kërkoni të vërteta te dokumenti “Krishti i Gjallë” që përshkruajnë ndikimin e thellë të Shpëtimtarit. Si ka ndikuar Ai te ju dhe si ju ka sjellë “gëzim të madh”? (Lluka 2:10).

“Ai u ngrit nga varri.”

Te dokumenti “Krishti i Gjallë”, Apostujt dëshmojnë për Ringjalljen e Shpëtimtarit, duke përmendur tri shfaqje të Zotit të ringjallur (shih paragrafin pesë). Merreni parasysh që të lexoni për këto vizita te Gjoni 20–21; 3 Nefi 11–26; dhe Joseph Smith – Historia 1:14–20. Çfarë mësoni rreth Shpëtimtarit nga fjalët dhe veprat e Tij gjatë këtyre shfaqjeve?

“Priftëria dhe Kisha e Tij është rivendosur.”

Gjatë studimit të librit Doktrina e Besëlidhje këtë vit, ju keni pasur mundësinë të mësoni më shumë rreth mënyrës se si “priftëria [e Shpëtimtarit] dhe Kisha e Tij është rivendosur”. Cilat të vërteta apo parime të rivendosura kanë qenë veçanërisht kuptimplota për ju? Merreni parasysh që të shqyrtoni disa nga shkrimet e shenjta vijuese që na mësojnë për Rivendosjen: Doktrina e Besëlidhje 1:17–23; 13; 20:1–12; 65; 110; 112:30–32; 124:39–42; 128:19–21. Përsiatni se si të vërtetat e ungjillit të rivendosur ju ndihmojnë ta njihni dhe ta adhuroni Jezu Krishtin (shih Doktrina e Besëlidhje 93:19).

“Një ditë Ai do të kthehet në tokë.”

Krishtlindja është një kohë për të parë si nga e kaluara tek dita kur lindi Jezu Krishti, ashtu edhe për të parë drejt së ardhmes për ditën kur Ai do të vijë përsëri. Çfarë mësoni rreth kthimit të Tij nga paragrafi i dytë e deri tek i fundit në dokumentin “Krishti i Gjallë”? Mund të jetë interesante edhe që të lexoni, të këndoni ose të dëgjoni himne Krishtlindjeje që na mësojnë për Ardhjen e Dytë, të tilla si; “Botës Gëzim” ose “Erdhi në një Mesnat’ të Qart’” (Himne, nr. 120, 126).

“Ai është drita, jeta dhe shpresa e botës.”

Te paragrafi i fundit i dokumentit “Krishti i Gjallë”, shënoni cilësitë dhe titujt që jepen për Shpëtimtarin. Shkrimet e shenjta vijuese mund t’ju ndihmojnë që të përsiatni se si Jezu Krishti është “drita, jeta dhe shpresa e botës”: Lluka 2:25–32; 1 Korintasve 15:19–23; Moroni 7:41; Doktrina e Besëlidhje 50:24; 84:44–46; 93:7–10. Në ç’mënyrë është Ai drita, jeta dhe shpresa juaj? Çfarë cilësish apo titujsh të tjerë të Shpëtimtarit kanë më shumë domethënie për ju?

Si ka ndikuar studimi i dokumentit “Krishti i Gjallë” në besimin dhe dashurinë tuaj për Shpëtimtarin?

Pamja
Jezu Krishti

Drita e Botës, nga Howard Lyon

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Krishti i Gjallë.”Për ta ndihmuar familjen tuaj që t’i kuptojë të vërtetat e dhëna mësim rreth Shpëtimtarit te dokumenti “Krishti i Gjallë”, ju mund të përzgjidhni disa fraza kyç dhe të punoni së bashku për t’i gjetur ose për të bërë vizatime që i ilustrojnë ato fraza. Më pas ju mund t’i përmblidhni ato vizatime në formë libri.

“Ne japim dëshminë tonë.”Çfarë mësojmë nga dokumenti “Krishti i Gjallë” mbi atë se ç’do të thotë të japësh dëshmi? Mund të doni t’i shënoni dëshmitë tuaja për Krishtin që të përkujtoni lindjen e Shpëtimtarit.

“Ai e përshkoi vendin duke bërë mirë.”Si mund ta ndjekë familja juaj shembullin e Shpëtimtarit lidhur me shërbimin këtë Krishtlindje? Si do ta përhapni “paqe[n] dhe vullneti[n e] mirë” në familjen dhe komunitetin tuaj? Si mund të ndihmoni për t’u sjellë “shër[im] të sëmurë[ve]”? Mund të gjeni ide te disa Christmas videos, [Materiale Filmike për Krishtlindjen] te programi kompjuterik Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] ose Gospel Media library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit për Ungjillin] (medialibrary.ChurchofJesusChrist.org).

“I qofshim falë Perëndisë për dhuratën e pashoqe që na ka bërë duke na dhënë Birin e Tij hyjnor.”Çfarë dhuratash kemi marrë për shkak të Jezu Krishtit? Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të gjejnë përgjigje te dokumenti “Krishti i Gjallë” dhe më pas të mbështjellin sende për dhurata, që përfaqësojnë ato dhurata që i marrim nga Shpëtimtari. Familjarët tuaj mund t’i hapin dhuratat ditën e Krishtlindjes ose gjatë javës dhe të lexojnë shkrimet e shenjta që lidhen me secilën prej tyre. Këtu janë disa shkrime të shenjta të mundshme, ndonëse familja juaj mund të gjejë shumë të tjera: Lluka 2:10–14; 1 Pjetër 2:21; Mosia 3:8; Alma 11:42–43; Doktrina e Besëlidhje 18:10–12. Mund të këndoni edhe një këngë rreth Shpëtimtarit, të tillë si “Ai Dërgoi Birin e Tij” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20–21), për të gjetur dhurata të tjera që vijnë nga Ai.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Engjëjt Ja në Këng’ Ngritur”, Himne, nr. 129.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Përqendrohuni te Shpëtimtari. “Ta lexosh plot lutje dokumentin ‘Krishti i Gjallë’ është si të lexosh dëshmitë e Mateut, Markut, Llukës, Gjonit dhe të profetëve të Librit të Mormonit. Kjo do ta shtojë besimin tuaj te Shpëtimtari dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar tek Ai” (M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 65).