Doktrina e Besëlidhje 2021
13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: “Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit”


“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës: ‘Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“13–19 Dhjetor. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja

13–19 Dhjetor

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

“Familja Është Thelbësore në Planin e Krijuesit”

Presidenti Dallin H. Ouks tha: “Unë besoj se qëndrimi ynë ndaj proklamatës për familjen dhe përdorimi i saj, është një nga ato sprova për këtë brez. Lutem që të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme të qëndrojnë të vendosur në atë sprovë” (“Plani dhe Proklamata”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 31). Përsiatini këto fjalë teksa e studioni proklamatën e familjes këtë javë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Edhe para se të lindeshim, ne ishim pjesë e një familjeje – familjes së Prindërve tanë Qiellorë. Kur erdhi koha që të largoheshim nga prania e Tyre, duhet të ketë qenë ngushëlluese të dinim se në tokë familjet do të ishin gjithashtu pjesë e planit të Perëndisë. Modeli në tokë është i synuar që të shëmbëllejë modelin e përsosur në qiell.

Nuk ka garanci që familjet njerëzore do të jenë ideale apo madje funksionale. Por ashtu siç dha mësim Presidenti Henri B. Ajring, familjet “u japin mundësinë më të mirë fëmijëve të Perëndisë që të mirëpriten në botë me të vetmen dashuri në tokë që i përafrohet asaj që kemi ndier në qiell – dashurisë prindërore” (“Të Mbledhësh Familjen e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 20). Duke e ditur se familjet janë të papërsosura dhe objekte sulmi nga ana e kundërshtarit, Perëndia dërgoi Birin e Tij të Dashur që të na shëlbojë dhe t’i shërojë familjet tona. Dhe Ai ka dërguar profetë të ditëve të mëvonshme me një proklamatë për t’i mbrojtur dhe forcuar familjet. Nëse i ndjekim profetët dhe e vendosim besimin te Shpëtimtari, edhe pse familjet njerëzore nuk e arrijnë idealin hyjnor, ka shpresë për familjet – në tokë dhe në qiell.

Pamja

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

“Familja është thelbësore në planin e Krijuesit.”

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” është qartësisht rreth familjeve. Por është e njëjta edhe rreth planit të Perëndisë për shpëtimin. Një mënyrë për ta studiuar proklamatën është të kërkosh atë që na mëson rreth jetës sonë para lindjes, në vdekshmëri dhe pas vdekjes. Çfarë mësoni kur e studioni proklamatën në këtë mënyrë? Si ju ndihmon kjo që ta kuptoni se përse martesa dhe familja janë thelbësore në planin e Perëndisë?

Shih edhe Dallin H. Ouks, “Plani dhe Proklamata”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 28–31.

“Lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht.”

Mendoni për paragrafët gjashtë dhe shtatë të proklamatës për familjen si model për “lumturin[ë] në jetën familjare”. Teksa i lexoni këta paragrafë, përcaktoni parime mbi “martesat dhe familjet e suksesshme”. Më pas mendoni rreth një marrëdhënieje familjare që do të donit ta forconit. Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni? Si do ta përfshini Shpëtimtarin në përpjekjet tuaja?

Shih edhe Riçard J. Mejnis, “Të Ngremë një Shtëpi të Përqendruar tek Krishti”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 37–39; “What Matters Most”, material filmik, ChurchofJesusChrist.org.

Unë “do të mbahe[m] përgjegjës përpara Perëndisë” për mënyrën se si e trajtoj familjen time.

Proklamata për familjen përfshin bekime të mrekullueshme që Ati Qiellor ua premton atyre që e ndjekin këshillën e Tij. Ajo përfshin edhe paralajmërime të forta për ata që nuk e ndjekin këshillën. Merreni parasysh të bëni një listë të bekimeve dhe paralajmërimeve që gjeni.

Si po veproni ndaj këshillës së Perëndisë te proklamata? Nëse do të qëndronit sot përpara Perëndisë, për çfarë do të ndiheshit të sigurt në vete për të diskutuar me Të rreth marrëdhënieve tuaja familjare? Çfarë do të kishit nevojë ta përmirësonit?

Shih edhe Alma 5:15–22; Doktrina e Besëlidhje 42:22–25; 93:39–44.

Pamja

Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre në dashuri dhe drejtësi.

A mund t’i marr bekimet e premtuara nëse situata ime familjare as që i përafrohet ideales?

Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim: “T’i shpallim të vërtetat themeltare që lidhen me martesën e familjen, nuk do të thotë që nuk i vlerësojmë ose i pakësojmë sakrificat dhe sukseset e atyre për të cilët gjendja ideale nuk është një realitet i tanishëm. … Çdo njeri ka dhurata; çdo njeri ka talente; çdo njeri mund të japë ndihmesë në shpalosjen e planit hyjnor në secilin brez. Shumë prej asaj që është e mirë, shumë prej asaj që është thelbësore – madje nganjëherë gjithçka që është e nevojshme për tani – mund të arrihet edhe në rrethana më pak nga idealet. … Me vetëbesim ne dëshmojmë se Shlyerja e Jezu Krishtit e ka paraprirë dhe, më së fundi, do ta dëmshpërblejë gjithë mungesën e mundësive dhe humbjen për ata që kthehen tek Ai. Askush nuk është i paracaktuar që të marrë më pak sesa gjithçka që Ati ka për fëmijët e Tij” (“Përse Martesa, Përse Familja”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 52).

Pamja

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

“Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme.”Nëse do të ishte e dobishme për familjen tuaj që të diskutonte për doktrinën që lidhet me gjininë dhe tërheqjen mes së njëjtës gjini, burimet në vijim mund të ndihmojnë: Dallin H. Ouks, “E Vërteta dhe Plani”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 25–28; Gospel Topics, “Same-Sex Attraction”, topics.ChurchofJesusChrist.org.

“Plani hyjnor i lumturisë.”Për ta ndihmuar familjen tuaj që ta kuptojë rëndësinë e familjeve në planin e Atit Qiellor, ju mund të shkruani jeta para lindjes, jeta në vdekshmëri dhe jeta pas vdekjes mbi tre ndarje te një copë letër. Kërkoni bashkërisht te proklamata dhe shkruani te letra atë që mësuat rreth secilës prej këtyre pjesëve për planin e Perëndisë. Përse janë familjet kaq të rëndësishme për Perëndinë?

“Familjet [mund] të bashkohen përjetësisht.”Mund të shihni materialin filmik: “Plan of Salvation—We’re Still a Family” (ChurchofJesusChrist.org). Kërkoni te proklamata për familjen për të vërteta që i riu te materiali filmik i kuptoi dhe që e ndihmuan atë të ketë besim.

“Lumturia në jetën familjare.”Për të diskutuar se si të arrini më shumë “lumturi… në jetën [tuaj] familjare”, ju mund të këndoni së bashku një këngë rreth familjeve, e tillë si; “Parajs’ mund t’Jet’ Shtëpia” (Himne, nr. 193). Çfarë mësojmë nga kënga dhe nga proklamata për familjen, që do të na sjellë më shumë lumturi në familjen tonë? Si mund të sigurohemi që familja jonë “të bazohet te mësimet e Zotit Jezu Krisht”? Merreni parasysh që të zgjidhni një mësim për të cilin doni të punoni këtë javë.

“Froc[ojeni] familjen si njësia themelore e shoqërisë.”Si përpiqet Satani t’i dobësojë familjet në botë? Si mund të bëjmë pjesën tonë për t’i forcuar familjet? Për ide, shihni mesazhin e Motrës Boni L. Oskarson “Mbrojtëse të Proklamatës së Familjes” (Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 14–17).

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Parajs’ mund t’Jet’ Shtëpia”, Himne, nr. 193.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Gjejeni dashurinë e Perëndisë. Presidenti M. Rasëll Ballard dha mësim: “Ungjilli është një ungjill dashurie – dashuri për Perëndinë dhe dashuri për njëri‑tjetrin” (“God’s Love for His Children”, Ensign, maj 1988, f. 59). Teksa e lexoni proklamatën për familjen, merrni parasysh t’i shënoni ose t’i shenjoni provat mbi dashurinë e Perëndisë që janë veçanërisht kuptimplota për ju.