Doktrina e Besëlidhje 2021
6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2: “Ne Besojmë”


“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2: ‘Ne Besojmë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje: 2021

Pamja
jorgan që tregon duar me ngjyra të shumta të lëkurës

Të Gjithë Anëtarëve të Denjë Meshkuj, nga Emma Allebes

6–12 Dhjetor

Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

“Ne Besojmë”

Teksa studioni Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2, merrni parasysh ndikimin që ato kanë pasur në Kishë. Çfarë ju bën përshtypje rreth të vërtetave që na mësojnë?

Shënojini Mbresat Tuaja

Gjatë 200 vjetëve që nga koha e Vegimit të Parë të Jozef Smithit, Perëndia ka vazhduar t’u japë “zbulesë pas zbulese, dituri pas diturie” udhëheqësve të Kishës së Tij (Doktrina e Besëlidhje 42:61). Në disa raste, ajo zbulesë i udhëzoi udhëheqësit e Kishës të bënin ndryshime te rregullat dhe praktikat e Kishës, “sipas vullnetit të Zotit, duke iu përshtatur mëshirave të tij, sipas kushteve të fëmijëve të njerëzve” (Doktrina e Besëlidhje 46:15). Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 e përfaqësojnë këtë lloj zbulese – njëra zbulesë i dha fund praktikës së martesës me shumë gra dhe tjetra i bëri bekimet e priftërisë, duke përfshirë bekimet e tempullit, të mundura për njerëzit e të gjitha racave. Ndryshime të tilla janë pjesë e asaj se ç’do të thotë të kesh një “kishë të vërtetë dhe të gjallë” (Doktrina e Besëlidhje 1:30), me një profet të vërtetë dhe të gjallë.

Por ka edhe gjëra që nuk ndryshojnë – të vërteta themelore, të përjetshme. Dhe nganjëherë qëllimi i zbulesës është të hedhë dritë të shtuar mbi këto të vërteta, duke na ndihmuar që t’i shohim më qartësisht. Nenet e Besimit – 13 deklarimet e përmbledhura të Jozef Smithit mbi atë që besojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme – duket se i shërbejnë këtij qëllimi sqarues. Të dyja llojet e zbulesave e udhërrëfejnë dhe e bekojnë Kishën, një Kishë që është e themeluar në mënyrë të qëndrueshme mbi të vërtetat e përjetshme, sidoqoftë në gjendje për t’u rritur dhe ndryshuar ndërkohë që Zoti e rrit kuptueshmërinë tonë që të na ndihmojë t’u bëjmë ballë sfidave të sotme. Me fjalë të tjera: “Ne besojmë gjithçka që Perëndia ka zbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani dhe ne besojmë se Ai përsëri do të zbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë” (Nenet e Besimit 1:9).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Nenet e Besimit

Nenet e Besimit përmbajnë të vërteta themelore të ungjillit të rivendosur.

Një mënyrë se si mund t’i studioni Nenet e Besimit është duke i renditur të vërtetat që gjenden te secili nen dhe më pas të gjeni shkrime të shenjta që lidhen me këto të vërteta. Si e pasurojnë këto shkrime të shenjta kuptueshmërinë tuaj për të vërtetat te Nenet e Besimit?

Shih edhe tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “Nenet e Besimit”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; L. Tom Peri, “Doktrinat dhe Parimet që Përmbahen në Nenet e Besimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 46–48; “Kapitulli 38: Letra për Uentuorthin”, në Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith, f. 465–476.

Nenet e Besimit 1:9; Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

Kisha e Jezu Krishtit udhërrëfehet nga zbulesa.

“Ne besojmë se [Perëndia] përsëri do të zbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë” (Nenet e Besimit 1:9), edhe kur ato gjëra nënkuptojnë ndryshimin e rregulloreve dhe praktikave të Kishës. Me këtë parim në mendje shqyrtoni Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 dhe kërkoni fjalë dhe fraza që e forcojnë besimin tuaj te zbulesa e vazhdueshme. Për çfarë shembujsh të tjerë mund të mendoni rreth zbulesës së vazhdueshme që i jepet profetit të Zotit? Si kanë ndikuar këto zbulesa te jeta juaj? Si e kanë çuar përpara ato veprën e mbretërisë së Atit Qiellor?

Shih edhe Amos 3:7; 2 Nefi 28:30.

Deklarata Zyrtare 1

Vepra e Perëndisë duhet të ecë përpara.

Te “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff lidhur me Manifestin” (në fund të Deklaratës Zyrtare 1), çfarë arsyesh dha profeti për Zotin që i dha fund praktikës së martesës me shumë gra? Çfarë ju mëson kjo rreth veprës së Perëndisë?

Për më shumë informacion rreth rrethanave historike mbi Deklaratën Zyrtare 1, shih “The Messenger and the Manifesto” (Revelations in Context, f. 323–331) dhe “Plural Marriage and Families in Early Utah” (Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
portret i Uillford Udrafit

Uillford Udrafi, nga H. E. Peterson

Deklarata Zyrtare 2

Ne mund t’i mirëbesojmë Zotit, madje edhe kur nuk kemi një kuptueshmëri të përsosur.

Shkrimet e shenjta na mësojnë t’i mirëbesojmë Zotit (shih Fjalët e Urta 3:5) dhe këtë bënë shumë anëtarë të Kishës me prejardhje afrikane kur Kisha ua ndaloi shugurimin në priftëri dhe ordinancat e tempullit. Edhe pse ata nuk e kuptonin arsyen se përse ekzistonte kjo rregullore – dhe shpesh ndiheshin të lënduar nga shpjegimet e dhëna mësim në atë kohë, të cilat sot Kisha nuk i përkrah më – shumë anëtarë të devotshëm me prejardhje afrikane i mirëbesuan Zotit dhe qëndruan besnikë gjatë gjithë jetës së tyre. Teksa e lexoni Deklaratën Zyrtare 2, përsiatni se si keni mësuar t’i mirëbesoni Zotit edhe kur nuk keni një kuptueshmëri të përsosur.

Të mësuarit mbi besimin e anëtarëve zezakë të Kishës mund të jetë frymëzues për ju. Ja tek janë disa nga rrëfimet e tyre, që gjenden në history.ChurchofJesusChrist.org:

Shih edhe “Witnessing the Faithfulness”, Revelations in Context, f. 332–341; Ese mbi Temat e Ungjillit, “Raca dhe Priftëria”, topics.ChurchofJesusChrist.org; Ahmad Corbitt, “A Personal Essay on Race and the Priesthood”, pjesët 1–4, history.ChurchofJesusChrist.org; BeOne.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Nenet e Besimit.Merreni parasysh se si familja juaj mund të krijojë “mësime të shkurtra” për Nenet e Besimit. Për shembull, gjatë javës çdo pjesëtar i familjes mund të përzgjedhë një artikull dhe të gjejë një shkrim të shenjtë, figurë, himn ose këngë të fëmijëve që lidhet me to ose të tregojë një përvojë vetjake.

Ose pjesëtarët e familjes me radhë mund t’i bëjnë pyetje njëri‑tjetrit rreth Kishës e bindjeve tona fetare dhe më pas t’u përgjigjen atyre pyetjeve me një nen të besimit.

Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2.Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 na ndihmojnë ta kuptojmë rolin e zbulesës moderne në Kishë. Teksa familja juaj i lexon ato së bashku, merrni parasysh të diskutoni se si profeti na udhëheq “me anë të frymëzimit të Perëndisë së Plotfuqishëm” (Deklarata Zyrtare 1). Si e forcojnë këto dy deklarata besimin tonë te një Perëndi i gjallë, i cili e udhërrëfen personalisht Kishën e Tij? Si e shohim dorën e Tij në veprën e Kishës sot? Mund të vendosni të shqyrtoni së bashku disa nga burimet më lart te “Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta”.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Mbaj Urdhërimet”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 68–69.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndiqni ecurinë e ftesave për të vepruar. “Kur e ndiqni ecurinë e një ftese për të vepruar, ju u tregoni [pjesëtarëve të familjes suaj] që keni kujdes për ta dhe mënyrën se si ungjilli po e bekon jetën e tyre. Gjithashtu u jepni atyre mundësi për të treguar përvojat e tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 35).