Doktrina e Besëlidhje 2021
6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2: “Ne Besojmë”


“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2: ‘Ne Besojmë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“6–12 Dhjetor. Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
jorgan që tregon duar me shumë ngjyra lëkure

Të Gjithë Anëtarët e Denjë Meshkuj, nga Emma Allebes

6–12 Dhjetor

Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 12

“Ne Besojmë”

Ndërkohë që studioni këtë javë dhe bëni një plan që të jepni mësim, merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni fëmijët në klasën tuaj për ta forcuar besimin e tyre tek të vërtetat bazë të ungjillit.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Hidhini një top një fëmije dhe kërkojini fëmijës të thotë diçka që ai ose ajo beson rreth Jezu Krishtit ose Atit Qiellor. Përsëriteni këtë derisa çdo fëmijë të ketë pasur mundësi për të folur.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Nenet e Besimit

Unë besoj në ungjillin e Jezu Krishtit.

Ju mund të përdorni Nenet e Besimit që të rishikoni me fëmijët disa prej gjërave bazë që beson Kisha e Jezu Krishtit. Përse është e rëndësishme që fëmijët të cilëve u jepni mësim, t’i besojnë këto të vërteta të thjeshta?

Veprimtari të Mundshme

  • Zgjidhni disa nga nenet e besimit që e ndieni se janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Për secilin nen të besimit, tregoni një figurë (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave) apo një histori (nga shkrimet e shenjta ose jeta juaj) që e ilustron ose qartëson një të vërtetë që jepet mësim nga ai nen. Thojuni fëmijëve përse ajo e vërtetë është e rëndësishme për ju dhe lejojini të tregojnë përse është e rëndësishme për ta.

  • Gjeni himne ose këngë të fëmijëve, të cilat mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë një ose më shumë prej neneve të besimit. Ndoshta fëmijët mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni. Këndojini këngët së bashku dhe ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si këngët lidhen me nenet e besimit.

Nenet e Besimit 1:9; Deklaratat Zyrtare 12

Zoti e udhërrëfen Kishën e Tij nëpërmjet profetit të Tij.

Teksa anëtarët e Kishës përballen me një larmi sfidash, ne mund të gjejmë paqe në njohurinë se Ati Qiellor është i gatshëm të na japë zbulesë për të na udhërrëfyer. Ndihmojini fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta forcojnë besimin e tyre se Perëndia e udhërrëfen Kishën nëpërmjet një profeti të gjallë.

Pamja
djalë duke parë konferencën e përgjithshme

Ati Qiellor na udhërrëfen nëpërmjet profetëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një komplet të shkrimeve të shenjta dhe një fotografi të profetit të gjallë (ose një numër të fundit të konferencës të revistës Ensign ose Liahona). Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë se cili send i përket frazës “gjithçka që Perëndia ka zbuluar” dhe cili send i përket frazës “gjithçka që Ai zbulon tani” (Nenet e Besimit 1:9).

  • Mbyllini dritat dhe vendosni një figurë të Jezu Krishtit në tabelë. Ndriçoni me një elektrik dore figurën për të ilustruar se si profeti, sikurse elektriku i dorës, na ndihmon ta shohim Shpëtimtarin më qartësisht.

  • Gjeni udhëzime të thjeshta për të bërë diçka, të tillë si një ushqim ose një lodër. Ndiqini udhëzimet me fëmijët dhe shpjegoni se nëpërmjet profetit, Ati Qiellor na jep udhëzime për të na ndihmuar që të kthehemi të jetojmë me Të. Cilat janë disa nga gjërat që na ka dhënë mësim profeti, në mënyrë që ne të mund të kthehemi te Perëndia?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Nenet e Besimit

Nenet e Besimit na mësojnë të vërteta të thjeshta të ungjillit.

Nganjëherë ungjilli mund të duket i madh dhe i ndërlikuar, veçanërisht për fëmijët. Nenet e Besimit mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë, në një mënyrë të thjeshtë, disa nga të vërtetat bazë që ne i besojmë si shenjtorë të ditëve të mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni secilin fëmijë të zgjedhë një fjalë ose frazë kyç nga njëri prej neneve të besimit dhe t’ia tregojë klasës. Më pas lejojini fëmijët e tjerë të hamendësojnë (ose gjejnë) se nga cili nen i besimit vjen ajo fjalë ose frazë. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë përse është e rëndësishme fjala ose fraza që zgjodhën.

  • Pak ditë më parë, kërkojuni disa prej fëmijëve të përgatiten për të dhënë në orën mësimore një mesazh të shkurtër rreth nenit të tyre të parapëlqyer të besimit. Mesazhi i tyre mund të përfshijë një figurë, një këngë, një histori ose përvojë, apo shkrime të tjera të shenjta. Ftojini këta fëmijë të tregojnë përse u pëlqen neni i besimit që zgjodhën.

  • Shkruani në tabelë disa pyetje që njerëzit mund t’i kenë rreth bindjeve të tyre fetare, të cilat mund të marrin përgjigje me njërin nga nenet e besimit. Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një pyetje dhe të gjejnë një nen të besimit që i jep përgjigje asaj. Lejojini të ushtrohen se si t’i përgjigjen pyetjes duke përdorur nenin e besimit.

Deklaratat Zyrtare 12

Profetët na ndihmojnë të dimë vullnetin e Atit Qiellor.

Deklaratat Zyrtare 12 janë shembuj të shkëlqyer të mënyrës se si profetët marrin zbulesë nga Perëndia dhe veprojnë sipas asaj zbulese. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta rritin besimin e tyre se Perëndia e drejton Kishën e Tij me anë të zbulesës?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të gjejnë një nen të besimit që na mëson rreth profetëve ose zbulesës. Ftojini të tregojnë se përse janë mirënjohës që ne e kemi një profet të gjallë. Tregoni disa shembuj se si Perëndia e ka udhërrëfyer Kishën nëpërmjet zbulesës, përfshirë shembujt e përshkruar te Deklarata Zyrtare 12 dhe lejojini fëmijët të tregojnë shembuj që ata i dinë (të tillë si ndryshimet e kohëve të fundit në programet ose rregulloret e Kishës).

  • Jepuni fëmijëve referencat vijuese të shkrimeve të shenjta: 2 Nefi 26:33; Jakobi [LiM] 2:27. Ftojini të përcaktojnë se cili shkrim i shenjtë lidhet me Deklaratën Zyrtare 1 (që çoi drejt fundit të martesës me shumë gra) dhe cili lidhet me Deklaratën Zyrtare 2 (që i vuri bekimet e priftërisë dhe tempullin në dispozicion të njerëzve të të gjitha racave). Jepni dëshminë tuaj se Zoti ua zbulon vullnetin e Tij profetëve të lashtë dhe modernë.

  • Nga Deklarata Zyrtare 1 shkruani në tabelë sa vijon: “Ju duhet të gjykoni vetë”. Çfarë do të thotë të gjykojmë vetë kur profeti merr një zbulesë? Për t’i ndihmuar që t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje, ju mund të lexoni këtë thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Ju mund ta dini vetë atë që është e vërtetë dhe atë që nuk është, duke mësuar se si të dalloni pëshpëritjet e Shpirtit” (“The Love and Laws of God” [takim shpirtëror i Universitetit “Brigam Jang”, 17 shtator 2019], f. 4, speeches.byu.edu).

  • Vizatoni ose paraqitni në tabelë një figurë të tokës. Ftojeni njërin nga fëmijët të lexojë dy paragrafët e fundit të letrës së Presidencës së Parë, të datës 8 qershor 1978, që citohet te Deklarata Zyrtare 2 (duke filluar me “Ai i ka dëgjuar lutjet tona …”). Kërkojuni fëmijëve të numërojnë sa herë shfaqen fjalët “bekimin” dhe “bekimet”. Çfarë bekimesh vijnë nga ungjilli? Ftojini fëmijët t’i renditin ato në tabelë përreth vizatimit ose figurës së tokës. Jepni dëshminë tuaj se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij anembanë botës dhe dëshiron t’i bekojë ata me ungjillin e Tij.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të përzgjedhin një nen të besimit që do të donin ta mësonin përmendsh dhe ndihmojini të bëjnë një plan se si ta mësojnë atë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijëve u pëlqen të tregojnë atë që po mësojnë. Edhe pse janë të vegjël, fëmijët mund ta forcojnë besimin e pjesëtarëve të familjes së tyre. Nxitini që t’i tregojnë familjes së tyre diçka që e mësuan në Fillore. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30.)