Joseph Smith—Mateu 1
    Footnotes

    Joseph Smith—Mateu

    Pjesë e shkëputur nga përkthimi i Biblës, sikurse iu zbulua Joseph Smith Profetit në 1831-in: Mateu 23:39 dhe kapitulli 24.

    Kapitulli 1

    Jezusi parashikon shkatërrimin e afërt të Jeruzalemit—Ai gjithashtu flet për ardhjen e dytë të Birit të Njeriut dhe shkatërrimin e të ligjve.

    1 Sepse unë po ju them se nuk do të më shihni më tani e tutje dhe nuk do ta dini se unë jam ai për të cilin u shkrua nga profetët, derisa të thoni: I bekuar qoftë ai që avjen në emër të Zotit, në retë e qiellit, dhe të gjithë engjëjt e shenjtë me të. Atëherë dishepujt e tij e kuptuan se ai do të vinte përsëri në tokë, pasi të përlëvdohej dhe të kurorëzohej në të djathtën e bPerëndisë.

    2 Dhe Jezusi doli dhe po largohej nga tempulli; dhe dishepujt e tij erdhën tek ai, për ta dëgjuar atë, duke thënë: Mësues, na trego lidhur me ndërtesat e tempullit, ashtu sikurse ke thënë—Ato do të rrënohen dhe do t’ju lihen të shkreta.

    3 Dhe Jezusi u tha atyre: A nuk i shikoni të gjitha këto gjëra dhe nuk i kuptoni ato? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet, mbi këtë tempull, asnjë agur mbi gur që nuk do të rrënohet.

    4 Dhe Jezusi i la ata dhe shkoi në amalin e Ullinjve. Dhe kur ai u ul në malin e Ullinjve, dishepujt iu afruan mënjanë, duke i thënë: Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra që ke thënë lidhur me shkatërrimin e tempullit dhe të Judenjve; dhe cila është bshenja e cardhjes sate dhe e dmbarimit të botës ose shkatërrimit të të eligjve, që është mbarimi i botës?

    5 Dhe Jezusi iu përgjigj dhe u tha atyre: Ruhuni se mos ju mashtron ndokush;

    6 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë—Unë jam Krishti—dhe do të mashtrojnë shumë njerëz;

    7 Atëherë do t’ju dorëzojnë në amundime e do t’ju vrasin dhe të gjitha kombet do t’ju burrejnë për shkak të emrit tim;

    8 Dhe atëherë shumë do të skandalizohen dhe do ta tradhëtojnë njëri-tjetrin, dhe do ta urrejnë njëri-tjetrin;

    9 Dhe do të dalin shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë njerëz;

    10 Dhe ngaqë paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet adashuria;

    11 Por ai që do të ngulmojë dhe nuk mposhtet, do të shpëtohet.

    12 Kur të shihni, pra, aneverinë e shkretimit, të thënë nga bDaniel profeti, lidhur me shkatërrimin e cJeruzalemit, atëherë do të qëndroni në dvendin e shenjtë; kush lexon le ta kuptojë atë.

    13 Atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër amale;

    14 Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos kthehet për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

    15 Dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë rrobat e tij;

    16 Dhe mjerë gratë që janë ashtatzanë dhe ato që u japin gji fëmijëve në ato ditë;

    17 Prandaj, lutjuni Zotit që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as në ditën e Shabatit;

    18 Sepse atëherë, në ato ditë, do të ketë një mundim aq të madh të aJudenjve dhe banorëve të bJeruzalemit, sa nuk është dërguar më parë mbi Izraelin, nga Perëndia, që nga fillimi i mbretërisë së tyre deri më sot; jo, as nuk do të dërgohet më kurrë mbi Izraelin.

    19 Të gjitha këto gjëra që kanë rënë mbi ta, janë vetëm fillimi i hidhërimeve që do të vijnë mbi ta.

    20 Dhe po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për hir të të zgjedhurve, sipas besëlidhjes, ato ditë do të shkurtohen.

    21 Vini re, këto gjëra unë jua kam thënë lidhur me Judenjtë; dhe përsëri, pas mundimit të atyre ditëve, që do të vijë mbi Jeruzalemin, në qoftë se dikush do t’ju thotë: Ja, Krishti është këtu, ose atje, mos i besoni;

    22 Sepse në ato ditë gjithashtu do të ngrihen Krishtër të rremë e profetë të rremë dhe do të tregojnë shenja të mëdha dhe mrekulli, të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit, që janë të zgjedhurit sipas besëlidhjes.

    23 Vini re, unë jua them këto gjëra për hir të të azgjedhurve; dhe gjithashtu ju do të dëgjoni për bluftëra dhe ushtima luftërash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin; por ende mbarimi nuk ka ardhur.

    24 Vini re, unë jua kam thënë përpara;

    25 Si rrjedhim, në qoftë se ju thonë: Ja, ai është në shkretëtirë, mos shkoni atje. Ja, është në dhomat e fshehta; mos e besoni;

    26 Sepse, si drita e mëngjesit që vjen nga alindja dhe shkëlqen deri në perëndim, dhe e mbulon të gjithë tokën, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të Njeriut.

    27 Dhe tani ju tregoj një shëmbëlltyrë. Vini re, ku të jetë kërma, atje do të mblidhen së bashku shqiponjat; po kështu do të amblidhen të zgjedhurit e mi nga të katër skajet e tokës.

    28 Dhe ata do të dëgjojnë për luftëra dhe ushtima luftërash.

    29 Vini re, unë flas për hir të të zgjedhurve të mi; sepse do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ketë azi buke dhe murtajë, dhe tërmete në vende të ndryshme.

    30 Dhe përsëri, duke qenë se paudhësia do të shumohet, dashuria e njerëzve do të ftohet; po ai që nuk do të dorëzohet, do të shpëtohet.

    31 Dhe përsëri, ky Ungjill i Mbretërisë do të predikohet në të gjithë abotën si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi ose shkatërrimi i të ligjve;

    32 Dhe përsëri, fëlliqësia e shkretimit, e folur nga Daniel profeti, do të përmbushet.

    33 Dhe fill pas mundimit të atyre ditëve, adielli do të erret dhe hëna nuk do ta japë dritën e vet, dhe yjet do të bien nga qielli, dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.

    34 Në të vërtetë, unë ju them se ky brez, në të cilin këto gjëra do të shfaqen, nuk do të kalojë derisa të gjitha ato që ju kam thënë, të realizohen.

    35 Megjithatë, dita do të vijë, që qielli dhe toka do të kalojnë; përsëri afjalët e mia nuk do të kalojnë, por do të përmbushen.

    36 Dhe, siç ju kam thënë më parë, fill pas amundimit të atyre ditëve, dhe fuqitë e qiejve do të tronditen, atëherë do të shfaqet shenja e Birit të Njeriut në qiell dhe atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës; dhe ata do ta shohin Birin e Njeriut duke bardhur në retë e qiellit, me fuqi dhe lavdi të madhe;

    37 Dhe kushdo që e mbledh afjalën time si thesar, nuk do të mashtrohet, sepse Biri i Njeriut do të vijë dhe ai do t’i dërgojë bengjëjt e vet përpara tij me tingullin e fuqishëm të një borie dhe ata do ta cmbledhin së bashku pjesën e mbetur të të zgjedhurve të tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

    38 Tani mësoni një shëmbëlltyrë nga pema e afikut—Kur tashmë degët e tij njomësohen dhe fillojnë të nxjerrin gjethe, ta dini se vera është fare afër;

    39 Po kështu, të zgjedhurit e mi, kur t’i shohin të gjitha këto gjëra, do ta dinë se ai është afër, madje te dyert;

    40 Por sa për atë ditë dhe orë, askush s’e adi; jo, as engjëjt e Perëndisë në qiell, por vetëm Ati im.

    41 Por, ashtu siç ishte në ditët e aNoeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të Njeriut;

    42 Sepse do të jetë me ta ashtu si ishte në ditët përpara apërmbytjes; sepse deri në ditën që Noeu hyri në arkë, ata hanin e pinin, martoheshin dhe martonin;

    43 Dhe nuk dinin derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të Njeriut.

    44 Atëherë do të përmbushet siç është shkruar se, në aditët e fundit, dy do të jenë në arë, njëri do të merret dhe tjetri do të blihet;

    45 Dy do të mbluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetri do të lihet;

    46 Dhe atë që i them njërit, ua them të gjithë njerëzve; arrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.

    47 Por dijeni këtë, nëse njeriu i mirë i shtëpisë ta kishte ditur në çfarë orë të natës do të vinte vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i shpërthehej shtëpia e tij, por do të ishte përgatitur.

    48 Prandaj jini edhe ju gati, sepse në atë orë që nuk e mendoni, Biri i Njeriut vjen.

    49 Cili, atëherë, është një shërbëtor abesnik e i mençur, që zotëria i tij e caktoi sundimtar përmbi shtëpiarët e vet, për t’u dhënë atyre ushqim në stinën e duhur?

    50 Lum ai shërbëtor që zotëria i tij, kur të kthehet, e gjen duke bërë kështu; dhe në të vërtetë, unë ju them, ai do ta bëjë sundimtar mbi gjithë pasurinë e tij.

    51 Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë thotë në zemrën e vet: Zotëria im e avonon ardhjen e tij,

    52 Dhe fillon t’i rrahë shokët e vet shërbëtorë dhe fillon të hajë e të pijë me pijanecët;

    53 Zotëria i atij shërbëtori do të vijë në një ditë kur ai nuk e pret dhe në një orë që ai nuk e di,

    54 Dhe do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’ia caktojë pjesën e tij me hipokritët; atje do të ketë të qarë dhe akërcëllimë dhëmbësh.

    55 Dhe kështu vjen ambarimi i të ligjve, sipas profecisë së Moisiut, që thotë: Ata do të dëbohen nga mesi i popullit; por ende nuk është mbarimi i tokës, por pas pak.