Mosia 11
    Footnotes

    Kapitulli 11

    Mbreti Noe sundon në ligësi—Ai kënaqet me jetesë të shthurur me bashkëshortet e tij dhe gratë pa kurorë—Abinadi profetizon se populli do të çohet në robëri—Jeta e tij kërkohet nga mbreti Noe. Rreth 160–150 para K.

    1 Dhe tani ndodhi që Zenifi e kaloi mbretërinë mbi Noeun, njërin nga bijtë e tij; prandaj Noeu filloi të mbretëronte në vend të tij; dhe ai nuk eci në udhët e atit të tij.

    2 Pasi vini re, ai nuk zbatoi urdhërimet e Perëndisë, por shkoi sipas dëshirave të zemrës së tij. Dhe ai kishte shumë bashkërshorte dhe agra pa kurorë. Dhe ai bbëri që populli i tij të bënte mëkat dhe të bënte atë që ishte e neveritshme në sytë e Zotit. Po, dhe ata bënë clavirësi dhe të gjitha llojet e ligësisë.

    3 Dhe ai u vuri një taksë të një të pestës së gjithçkaje që ata zotëronin, një të pestën e arit të tyre dhe të argjendit të tyre dhe një të pestën e azifit të tyre, dhe të bakrit të tyre, dhe të tunxhit të tyre, dhe të hekurit të tyre; dhe një të pestën e grigjave të tyre; dhe gjithashtu një të pestën e të gjithë drithit të tyre.

    4 Dhe të gjithë këtë e mori për të mbajtur veten dhe bashkëshortet e tij dhe gratë e tij pa kurorë; dhe gjithashtu priftërinjtë e tij dhe bashkëshortet e tyre dhe gratë e tyre pa kurorë; kështu ai i ndryshoi punët e mbretërisë.

    5 Pasi ai pushoi të gjithë priftërinjtë që ishin shuguruar nga i ati dhe shuguroi të rinj në vend të tyre, të tillë që ishin ngritur në kryelartësinë e zemrave të tyre.

    6 Po, dhe kështu ata mbaheshin në përtacinë e tyre dhe në idhujtarinë e tyre dhe në lavirësitë e tyre nga taksat që mbreti Noe i kishte vënë popullit të tij; kështu populli punonte jashtëzakonisht rëndë për të mbajtur paudhësinë.

    7 Po, dhe ata gjithashtu u bënë idhujtarë, sepse ata u gënjyen nga fjalët e kota dhe lajkatuese të mbretit dhe të priftërinjve; pasi ata u folën gjëra mikluese atyre.

    8 Dhe ndodhi që mbreti Noe ndërtoi shumë ndërtesa elegante dhe të mëdha dhe ai i stolisi ato me vepra të bukura prej druri, dhe me të gjitha llojet e gjërave me vlerë prej ari, dhe prej argjendi, dhe prej hekuri, dhe prej tunxhi, dhe prej zifi, dhe prej bakri;

    9 Dhe ai gjithashtu ndërtoi për vete një pallat të madh dhe një fron në mes të tij, gjithçka e të cilit ishte prej druri të çmueshëm dhe ishte stolisur me ar dhe argjend dhe me gjëra të çmueshme.

    10 Dhe ai bëri gjithashtu që punëtorët e tij duhej të bënin brenda mureve të tempullit çdo lloj pune të çmueshme prej druri dhe prej bakri dhe prej tunxhi.

    11 Dhe ndenjëset që ishin vendosur veçan për priftërinjtë e lartë, të cilat ishin lart të gjitha ndenjëseve të tjera, ai i stolisi me ar të kulluar dhe ai bëri që një gjoksmbrojtëse të ndërtohet para tyre, që ata të mund të mbështetnin trupat e tyre dhe krahët e tyre mbi të, ndërsa ata do t’i flisnin popullit fjalë të gënjeshtërta dhe të kota.

    12 Dhe ndodhi që ai ndërtoi një akullë pranë tempullit; po, një kullë shumë të lartë, madje kaq të lartë, sa ai të mund të qëndronte mbi majën e saj dhe të shihte vendin e Shilomit dhe gjithashtu vendin e Shemlonit që zotërohej nga Lamanitët; dhe ai të mund të shihte madje të gjithë vendin rreth e përqark.

    13 Dhe ndodhi që ai bëri që shumë ndërtesa të ndërtohen në vendin Shilom; dhe ai bëri të ndërtohet një kullë e madhe mbi kodrën në veri të vendit Shilom, që kishte qenë një vend strehimi për fëmijët e Nefit në kohën kur ata ikën nga toka; dhe kështu bëri ai me pasuritë që mori me anë të tatimit të popullit të tij.

    14 Dhe ndodhi që ai e vuri zemrën e tij mbi pasuritë e tij dhe ai kaloi kohën e tij në jetesë të shthurur me bashkëshortet e tij dhe gratë e tij pa kurorë; dhe gjithashtu kështu e kalonin priftërinjtë e tij kohën e tyre, me lavire.

    15 Dhe ndodhi që ai mbolli vreshta rreth e rrotull vendit; dhe ndërtoi shtrydhëse rrushi dhe bëri verë me shumicë; dhe si rrjedhim, ai u bë averëpirës dhe gjithashtu populli i tij.

    16 Dhe ndodhi që Lamanitët filluan të vinin mbi popullin e tij, në numër të paktë dhe i vrisnin ata në arat e tyre dhe ndërsa ata ruanin grigjat e tyre.

    17 Dhe mbreti Noe dërgoi roje rreth e përqark vendit që t’i mbanin ata larg; por ai nuk dërgoi një numër të mjaftueshëm dhe Lamanitët erdhën mbi ta dhe i vranë ata, dhe nxorën shumë nga grigjat e tyre prej atij vendi, kështu Lamanitët filluan t’i shkatërronin dhe të ushtronin urrejtjen e tyre mbi ta.

    18 Dhe ndodhi që mbreti Noe dërgoi ushtritë e tij kundër tyre dhe ata u shtynë tutje, ose i shtynë ata prapa për një kohë; prandaj ata u kthyen me gëzim me plaçkën e tyre.

    19 Dhe tani, për shkak të kësaj fitoreje të madhe, ata u ngritën në kryelartësinë e zemrave të tyre; ata au mburrën për fuqinë e tyre, duke thënë se pesëdhjetë nga ata mund të përballonin mijëra nga Lamanitët; dhe kështu ata mburreshin dhe gëzoheshin në gjak dhe në derdhjen e gjakut të vëllezërve të tyre dhe kjo për shkak të ligësisë së mbretit dhe priftërinjve të tyre.

    20 Dhe ndodhi që ishte një njeri mes tyre, emri i të cilit ishte aAbinadi; dhe ai shkoi përpara mes tyre dhe filloi të profetizojë, duke thënë: Vini re, kështu thotë Zoti dhe kështu më ka urdhëruar ai, duke thënë: Shko përpara dhe thuaji këtij populli se kështu thotë Zoti—Mjerë këta njerëz, pasi unë kam parë neveritë e tyre dhe ligësinë e tyre dhe lavirësitë e tyre; dhe në qoftë se nuk pendohen, unë do t’i vizitoj ata në zemërimin tim.

    21 Dhe në qoftë se nuk pendohen dhe nuk kthehen te Zoti, Perëndia i tyre, vini re, unë do t’i dorëzoj ata në duart e armiqve të tyre; po, dhe do të sillen në arobëri; dhe ata do të vuajnë nga dora e armiqve të tyre.

    22 Dhe do të ndodhë që ata do të dinë se unë jam Zoti, Perëndia i tyre dhe jam një Perëndi axheloz, që ndëshkon paudhësitë e popullit tim.

    23 Dhe do të ndodhë që nëse ky popull nuk pendohet dhe nuk kthehet te Zoti, Perëndia i tyre, ata do të sillen në robëri; dhe askush nuk do t’i shpëtojë, veçse Zoti, Perëndia i Plotfuqishëm.

    24 Po, dhe do të ndodhë që kur ata do të më thërrasin, unë do të jem ai ngadaltë të dëgjoj thirrjet e tyre; po, dhe do të lejoj që ata të goditen nga armiqtë e tyre.

    25 Dhe në qoftë se nuk pendohen në thes lire dhe hi dhe ta lutin me fuqi Zotin, Perëndinë e tyre, unë nuk do t’i adëgjoj lutjet e tyre, as nuk do t’i shpëtoj nga vuajtjet e tyre; dhe kështu thotë Zoti dhe kështu më ka urdhëruar mua.

    26 Dhe ndodhi që kur Abinadi u kishte folur këto fjalë atyre, ata u zemëruan me të dhe kërkuan t’i merrnin jetën; por Zoti e shpëtoi atë nga duart e tyre.

    27 Tani, kur mbreti Noe dëgjoi fjalët që Abinadi i foli popullit, edhe ai u zemërua; dhe tha: Kush është Abinadi, që unë dhe populli im duhet të gjykohemi prej tij, ose akush është Zoti që do të sjellë mbi popullin tim vuajtje kaq të mëdha?

    28 Unë ju urdhëroj juve të ma sillni Abinadin këtu, që unë të mund ta vras, pasi ai i ka thënë këto gjëra që të nxisë njerëzit e mi në zemërim njëri me tjetrin dhe të ngrejë grindje mes popullit tim; prandaj unë do ta vras atë.

    29 Tani, sytë e njerëzve ishin averbuar; prandaj ata bngurtësuan zemrat e tyre kundër fjalëve të Abinadit dhe ata u përpoqën që nga ajo kohë e më pas ta kapnin atë. Dhe mbreti Noe e ngurtësoi zemrën e tij kundër fjalës së Zotit dhe ai nuk u pendua për punët e tij të liga.