Mormoni 7
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 7

    Mormoni fton Lamanitët e ditëve të mëvonshme të besojnë në Krisht, të pranojnë ungjillin e tij dhe të shpëtohen—Të gjithë ata që besojnë në Biblën, do të besojnë gjithashtu në Librin e Mormonit. Rreth 385 pas K.

    1 Dhe tani vini re, unë do të doja t’i flisja diçka ambetjes së këtij populli që janë kursyer, në qoftë se Perëndia do t’u sjellë atyre fjalët e mia, që ata të mund të dinë mbi gjërat e etërve të tyre; po, unë ju flas juve, mbetjes së shtëpisë së Izraelit dhe këto janë fjalët që po ju them:

    2 Dijeni se ju jeni nga ashtëpia e Izraelit.

    3 Dijeni se ju duhet të vini në pendim ose nuk mund të shpëtoheni.

    4 Dijeni se duhet të ulni armët tuaja të luftës dhe të mos gjeni më kënaqësi në gjakderdhje, dhe të mos i merrni më ato në dorë, veçse në qoftë se ju urdhëron Perëndia.

    5 Dijeni se ju duhet të vini në anjohurinë e etërve tuaj dhe të pendoheni për të gjitha mëkatet dhe paudhësitë tuaja dhe të bbesoni në Jezu Krishtin, se ai është Biri i Perëndisë dhe se ai u vra nga Judenjtë; dhe se nga fuqia e Atit ai u ngrit përsëri me anë të së cilës ai mori cfitoren mbi varrin; dhe gjithashtu në të u gëlltit gjembi i vdekjes.

    6 Dhe ai vërteton aringjalljen e të vdekurve, nëpërmjet së cilës njeriu duhet të ngrihet për të qëndruar para bfronit të tij të gjykimit.

    7 Dhe ai solli ashëlbimin e botës, me anë të të cilit ai që gjendet i bpafajshëm para tij, ditën e gjykimit, do të lejohet të cbanojë në prani të Perëndisë në mbretërinë e tij, për t’u kënduar me dkoret qiellore në një gjendje elumturie që nuk ka fund, lavdërime pa mbarim Atit dhe Birit dhe Frymës së Shenjtë që janë fnjë Perëndi.

    8 Prandaj pendohuni dhe pagëzohuni në emrin e Jezusit dhe mbahuni në aungjillin e Krishtit, që do t’ju nxirret para, jo vetëm në këtë anal, por edhe në banalin që do t’u vijë Johebrenjve cnga Judenjtë, anal që do t’ju dvijë juve nga Johebrenjtë.

    9 Pasi vini re, aky është shkruar me qëllim që ju të mund të bbesoni në të; dhe në qoftë se besoni në të, ju do besoni këtë gjithashtu; dhe në qoftë se besoni këtë, ju do të dini në lidhje me etërit tuaj dhe gjithashtu veprat e mrekullueshme që u bënë nëpërmjet fuqisë së Perëndisë mes tyre.

    10 Dhe ju do të dini gjithashtu, se jeni një mbetje e farës së Jakobit; prandaj numëroheni mes njerëzve të besëlidhjes së parë; dhe në qoftë se është që ju besoni në Krisht dhe jeni pagëzuar, së pari me ujë dhe pastaj me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë, duke ndjekur ashembullin e Shpëtimtarit tonë, sipas asaj që ai na ka urdhëruar, do të jetë mirë për ju, ditën e gjykimit. Amen.