Mormoni 1
    Poshtëshënimet
    Theme

    Libri i Mormonit

    Kapitulli 1

    Amaroni udhëzon Mormonin në lidhje me analet e shenjta—Fillon lufta mes Nefitëve dhe Lamanitëve—Tre Nefitët merren—Ligësia, mosbesimi, magjitë dhe shtrigëria mbizotëron. Rreth 321–326 pas K.

    1 Dhe tani, unë, aMormoni, bëj një banal të gjërave që si i kam parë ashtu dhe dëgjuar dhe e quaj Libri i Mormonit.

    2 Dhe pothuaj në atë kohë që aAmaroni fshehu analet për Zotin, ai erdhi tek unë (unë isha rreth dhjetë vjeç dhe fillova të bmësohesha disi, sipas mënyrës së mësimit të popullit tim) dhe Amaroni më tha mua: Po shoh se je një fëmijë i matur dhe i shpejtë për të vënë re;

    3 Prandaj, kur ti të jesh rreth njëzet e katër vjeç, unë do të doja që të mbash mend gjërat që ke vënë re në lidhje me këtë popull; dhe kur të jesh në atë moshë, shko në vendin Antum, në një kodër e cila do të quhet aShim; dhe unë kam lënë atje për Zotin, të gjitha gdhendjet e shenjta në lidhje me këtë popull.

    4 Dhe vër re, ti vetë do të marrësh afletët e Nefit dhe do të lësh pjesën e mbetur aty ku ato janë; dhe do të gdhendësh në fletët e Nefit të gjitha gjërat që ti ke vënë re në lidhje me këtë popull.

    5 Dhe unë, Mormoni, duke qenë një pasardhës i aNefit (dhe emri i atit tim ishte Mormon) mbajta mend gjërat që Amaroni më urdhëroi.

    6 Dhe ndodhi që pasi isha njëmbëdhjetë vjeç, ati im më çoi në tokën në jug, madje në tokën e Zarahemlës.

    7 E tërë faqja e vendit ishte mbuluar me ndërtesa dhe njerëzit ishin kaq të shumtë, sa pothuaj rëra e detit.

    8 Dhe ndodhi që atë vit filloi të bëhej një luftë mes Nefitëve që përbëheshin nga Nefitët dhe nga Jakobitët, dhe nga Jozefitët, dhe nga Zoramitët; dhe kjo luftë ishte mes Nefitëve dhe Lamanitëve dhe Lemuelitëve, dhe Ishmaelitëve.

    9 Tani, Lamanitët dhe Lemuelitët dhe Ishmaelitët quheshin Lamanitë dhe dy palët ishin Nefitët dhe Lamanitët.

    10 Dhe ndodhi që lufta filloi të zhvillohej mes tyre në kufijtë e Zarahemlës, pranë ujërave të Sidonit.

    11 Dhe ndodhi që Nefitët kishin mbledhur tok një numër të madh ushtarësh, madje sa kalonin numrin tridhjetë mijë. Dhe ndodhi që po këtë vit ata zhvilluan një numër betejash, në të cilat Nefitët mundën Lamanitët dhe vranë shumë prej tyre.

    12 Dhe ndodhi që Lamanitët hoqën dorë nga plani i tyre dhe paqja u vendos në tokë; dhe paqja mbretëroi për hapësirën e rreth katër vjetëve dhe nuk pati gjakderdhje.

    13 Por ligësia mbizotëroi mbi faqen e tërë vendit, kaq sa Zoti tërhoqi adishepujt e tij të dashur dhe vepra e mrekullive dhe e shërimeve pushoi për shkak të paudhësisë së njerëzve.

    14 Dhe nuk pati adhurata nga Zoti dhe bFryma e Shenjtë nuk erdhi mbi ndonjë njeri për shkak të paudhësisë dhe cmosbesimit të tyre.

    15 Dhe unë, duke qenë pesëmbëdhjetë vjeç dhe pasi isha pak a shumë i matur në mendime, kështu që u vizitova nga Zoti dhe provova e njoha mirësinë e Jezusit.

    16 Dhe unë u përpoqa t’i predikoja këtij populli, por goja m’u mbyll dhe m’u ndalua që t’u predikoja atyre; pasi vini re, ata kishin angritur krye me qëllim kundër Perëndisë së tyre; dhe për shkak të paudhësisë së tyre, dishepujt e dashur u bnxorën nga vendi.

    17 Por, unë qëndrova mes tyre, por m’u ndalua që t’u predikoja atyre për shkak të ngurtësisë së zemrave të tyre; dhe për shkak të ngurtësisë së zemrave të tyre, vendi u amallkua për hir të tyre.

    18 Dhe këta hajdutë Gadiantonë, që gjendeshin mes Lamanitëve, mbushën vendin, kaq sa banorët e atjeshëm filluan të fshihnin athesaret e tyre në dhe; dhe ato filluan t’u rrëshqisnin nga duart, sepse Zoti e kishte mallkuar tokën, kështu ata as nuk mund t’i mbanin, as nuk mund t’i merrnin prapë.

    19 Dhe ndodhi që kishte magji dhe shtrigëri dhe magjistari; dhe fuqia e të ligut ushtrohej mbi të gjithë faqen e dheut, duke vërtetuar të gjitha fjalët e Abinadit dhe gjithashtu të Samuel Lamanitit.