“Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja
Vështrim i Përgjithshëm
Mbështetja te vetja është “aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar për nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës për vete dhe familjen” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 22.0, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ndërsa e ushtrojmë besimin tonë te Jezu Krishti, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë të ndërtojmë mbështetje te vetja në të gjitha aspektet e jetës dhe do të na mundësojnë të kujdesemi më mirë për të tjerët dhe t’i ndihmojmë ata.
Sugjerime për ritmin: Mund të jetë më e efektshme t’i jepni këto mësime në rendin që shfaqen në këtë dokument. Dy mësimet e para u paraqitin nxënësve parimet e mbështetjes te vetja dhe do t’i ndihmojë ata t’i kuptojnë më mirë dy mësimet e fundit. Dhënia e dy prej këtyre mësimeve të para herët në vitin kalendarik mund t’i ndihmojë gjithashtu nxënësit të përgatiten për t’i kuptuar parimet që do t’i studiojnë te mësimet “Shëndeti Fizik dhe Emocional”, “Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm” dhe “Arritja e Suksesit në Shkollë”.
Gjithashtu, tre prej mësimeve për mbështetjen te vetja përdorin pjesë të tregimit të Jozefit të Egjiptit që gjenden te Zanafilla 37–47. Në varësi të nevojave të nxënësve tuaj dhe konsideratave të tjera për ritmin, mund të zgjidhni të jepni disa nga këto mësime për mbështetjen te vetja së bashku me mësime nga Dhiata e Vjetër që trajtojnë të njëjtat tregime. Shihni pjesën “Krijoni një Trajnim për Udhëzuesin e Ritmit” për më shumë ndihmë mbi marrjen e vendimeve për ritmin mësimor për mësimet “Përgatitja për Jetën”.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja Sipas Mënyrës së Zotit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë përse ndërtimi i mbështetjes te vetja është i rëndësishëm në planin e Atit Qiellor për ne.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të bëjnë diçka vetë që të tjerët e kanë bërë për ta në të kaluarën. Për shembull, ata mund të përgatitin një vakt, të lajnë rrobat, të paguajnë diçka që zakonisht e paguajnë prindërit e tyre, ose të ndreqin diçka në shtëpinë e tyre.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të thënieve nga Peshkopi Uadell dhe Tema dhe Pyetje për t’ua dhënë dy nxënësve
-
Figurë: Figura e një zogu të porsalindur
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Peshkopi Uadell dhe Tema dhe Pyetje; udhëzime dhe pyetje për vetëvlerësimin; udhëzime, referenca të shkrimit të shenjtë dhe pyetje për veprimtarinë në grup
-
Materiale filmike: “All I Needed” [“Gjithçka që Kisha Nevojë”] (1:44)
Ushtrimi i Besimit te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja
Shënim: Ky mësim përdor pjesë të tregimit të Jozefit të Egjiptit që gjenden te Zanafilla 39–41. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni Mësimin 33: “Zanafilla 37–41”. Nxënësit do të studiojnë shumë nga të njëjtat vargje të shkrimit të shenjtë në këto dy mësime.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besimin e tyre se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i bekojnë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar mbështetjen te vetja.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë pengesat që e bëjnë të vështirë të mbështetesh te vetja në një ose më shumë nga fushat vijuese:
-
Njohuria për ungjillin
-
Nevojat e tanishme dhe të ardhshme financiare
-
Arsimimi dhe punësimi
-
Nevojat fizike
-
Nevojat emocionale dhe shoqërore
-
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Vetëvlerësimi i nxënësve, duke përfshirë udhëzimet dhe kategoritë
-
Materiale filmike: “I Will Provide for My Saints” [“Unë do të Siguroj për Shenjtorët e Mi”] (3:08) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:52
-
Fletushkë: “Ushtrimi i Besimit për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja”
Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri
Shënim: Ky mësim përdor pjesë të tregimit të Jozefit të Egjiptit që gjenden te Zanafilla 41 që nuk studiohen te Mësimi 33: “Zanafilla 37–41”. Nëse doni, mund ta jepni këtë mësim rreth kohës që jepni mësimin 33 për t’u dhënë nxënësve më shumë kuptueshmëri rreth këtij rrëfimi të shkrimit të shenjtë.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përdorin parime të frymëzuara për t’i administruar vendimet financiare sipas mënyrës së Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Përpara se ta jepni këtë mësim, merreni parasysh të paraqitni pjesën “Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare” në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të bëjnë një fotografi të saj me telefonat e tyre. Mund t’u shpërndani nxënësve edhe kopje të saj në letër.
-
Ftojini nxënësit ta studiojnë hartën dhe të mendojnë rreth mënyrës se si ajo mund t’i ndihmojë ta përfshijnë Zotin në administrimin e burimeve të tyre financiare. Kërkojuni atyre të vijnë në orën mësimore të përgatitur për ta treguar atë që mësuan.
-
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabelë rreth vendimeve financiare; “Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare”; thënie nga Peshkopi L. Tod Baxh
-
Fletushkë: “Marrja e Vendimeve Financiare sipas Mënyrës së Zotit”
-
Materiale filmike: “Pragjet e Qiellit” (16:55) nga kodi kohor 0:39 deri në 2:22
Sigurimi i të Ardhurave për Veten dhe Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë
Shënim: Ky mësim përdor pjesë të tregimit të Jozefit të Egjiptit që gjenden te Zanafilla 45; 47. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth të njëjtës kohë që jepni Mësimin 35: “Zanafilla 42–45”.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë mënyrat se si ndërtimi i mbështetjes te vetja u mundëson atyre t’i ndihmojnë të tjerët siç do të bënte Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të dëgjojnë ose të lexojnë fjalët e himnit “Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim” (Himne, nr. 20). Nxënësit mund të kërkojnë mënyra se si mund të përkujdesemi për të tjerët siç do të bënte Jezusi.
-
Figurë: Figurë e maskave të oksigjenit për aeroplanë
-
Materiale filmike: “Joseph Smith” [“Jozef Smithi”] (14:49) nga kodi kohor 9:38 deri në 10:20
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figurë maske oksigjeni që nxënësit ta vizatojnë; udhëzime për veprimtarinë e nxënësve