Seminari
Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri: Përdorimi i Parimeve të Zotit për të Marrë Vendime Financiare


“Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri: Përdorimi i Parimeve të Zotit për të Marrë Vendime Financiare”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri: Përdorimi i Parimeve të Zotit për të Marrë Vendime Financiare”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja: Mësimi 179

Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri

Përdorimi i Parimeve të Zotit për të Marrë Vendime Financiare

A collection of international currency.

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Zoti është në hollësitë e vogla të jetës sonë” (“Sipas Qëllimit Hyjnor”, Liahona, nëntor 2017, f. 56). Kjo përfshin vendimet tona financiare. Të mësuarit se si ta përfshijmë Zotin në vendimet tona në lidhje me paratë, mund të na ndihmojë të bëhemi më të mbështetur te vetja. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përdorin parime të frymëzuara për t’i administruar vendimet financiare sipas mënyrës së Zotit.

Përgatitja e nxënësve: Përpara se ta jepni këtë mësim, merreni parasysh të paraqitni pjesën “Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare” në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të bëjnë një fotografi të saj me telefonat e tyre. Mund t’u shpërndani nxënësve edhe kopje të saj në letër.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vendimet financiare

(Shënim: Ky mësim mund të jepet së bashku me Mësimin 158: “Malakia 3”, që përmban veprimtari të të mësuarit për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë ligjin e Zotit për të dhjetën.)

Para se të fillojë ora mësimore, mund të vizatoni ose të paraqitni tabelën vijuese në dërrasë.

Vendime Financiare të Rëndësishme

Shqetësime për Marrjen e Këtyre Vendimeve

Ftojini nxënësit të vijnë në dërrasë dhe të plotësojnë tabelën ndërsa marrin parasysh vendimet financiare që do të marrin në 5 deri në 10 vitet e ardhshme. Ndërsa nxënësit e bëjnë këtë, mund të ecni rreth klasës dhe t’i inkurajoni ata t’i paraqitin mendimet e tyre në dërrasë ose t’ua shprehin juve.

Vendimet që nxënësit mund të renditin, përfshijnë pagimin për arsimimin dhe misionin, sigurimin e të ardhurave për një familje, ose blerjen apo marrjen me qira të një vendi për të jetuar. Shqetësimet mund të përfshijnë mungesën e parave, paditurinë se si t’i shpenzojnë paratë, lënien e një pune për të shërbyer në një mision, ose dijeninë se kujt t’i mirëbesojnë kur marrin vendime financiare.

Mendo për disa nga vendimet e rëndësishme financiare me të cilat përballesh ose do të përballesh së shpejti ndërsa përsiat për pyetjet vijuese:

  • Çfarë pyetjesh ke rreth mënyrës se si ta marrësh ndihmën e Zotit në këto vendime?

  • Çfarë ke provuar më parë që ka qenë e dobishme? Çfarë nuk ishte e dobishme?

Ndërsa jemi pranues të Frymës së Shenjtë, Ati Qiellor mund të na tregojë mënyrën se si të marrim vendime financiare të mençura gjatë gjithë jetës sonë. Ji i/e hapur ndaj këtyre mbresave ndërsa studion sot.

Marrja e vendimeve financiare sipas mënyrës së Zotit

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan të na udhërrëfejnë në të gjitha aspektet e jetës. Kjo përfshin vendimet tona financiare. Ata na kanë dhënë drejtim në shkrimet e shenjta që mund të na ndihmojë të marrim vendime financiare të mençura.

Shkruaje sa vijon në krye të një faqeje në ditarin tënd të studimit: Unë mund të marr vendime financiare sipas mënyrës së Zotit

Lexo tri nga referencat vijuese të shkrimeve të shenjta. Plotësoje të vërtetën në ditarin e studimit me atë që mëson nga shkrimet e shenjta.

  • Zanafilla 41:46–49, 53–57 (Faraoni e emëroi Jozefin të mbikëqyrte prodhimin e drithërave në Egjipt gjatë viteve të bollëkut të korrjes për t’u përgatitur për vitet e profetizuara të zisë së bukës.)

  • Ligji i Përtërirë 15:7–8

  • Psalmeve 24:1

  • Malakia 3:8–11

  • Jakobi [LiM] 2:18–19

  • Doktrina e Besëlidhje 104:78

Pasi nxënësit t’i studiojnë shkrimet e shenjta, ftojini ata të tregojnë atë që mësuan. Një mënyrë për ta bërë këtë është të afishoni në tabelë “Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare”. Nxënësit mund ta shkruajnë atë që mësuan dhe vargjet ku e mësuan atë, afër vendit në hartë ku mendojnë se përshtatet më mirë.

Përndryshe, mund të krijoni një kolonë të tretë në tabelën në dërrasë të titulluar Mënyra e Zotit dhe t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë atë që gjetën.

Merreni parasysh të theksoni të vërtetat që kanë më shumë lidhje me nevojat e nxënësve. Sa vijon janë mënyra të mundshme për ta plotësuar thënien:

duke kursyer burime financiare për t’u përgatitur për kohë të vështira (Zanafilla 41:46–49, 53–57).

duke ndihmuar persona të tjerë në nevojë (Ligji i Përtërirë 15:7–8).

duke kujtuar se gjithçka që kemi, vjen nga Zoti (Psalmeve 24:1).

duke iu bindur ligjit të Zotit për të dhjetën (Malakia 3:8–11).

duke kërkuar mbretërinë e Perëndisë në vend të pasurive (Jakobi [LiM] 2:18–19).

duke shlyer borxhin (Doktrina e Besëlidhje 104:78).

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mëson nga shkrimet e shenjta, që të marrësh vendime financiare sipas mënyrës së Zotit?

Renditja sipas përparësisë e shpenzimeve tona

ikona e seminarit Veprimtaria vijuese është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë përdorimin e të vërtetave të frymëzuara që përcaktuan, për të marrë vendime financiare. Për ta bërë këtë, ju mund t’i vendosni nxënësit në grupe me nga katër veta dhe t’i siguroni secilit grup fletushkën e titulluar “Marrja e Vendimeve Financiare sipas Mënyrës së Zotit”. Jepini secilit nxënës në grup një nga periudhat e moshave të paraqitura në fletushkë.

Paraqitni skenarin dhe udhëzimet vijuese. Përveç renditjes së shpenzimeve të Elsës sipas përparësisë nga nxënësit, ju mund t’u siguroni atyre një shumë parash për atë që Elsa po bën gjatë secilës periudhe moshe të dhënë në fletushkë. Nxënësit mund të ushtrojnë më pas rregullimin e shpenzimeve të dhëna në bazë të buxhetit në dispozicion të saj.

Përndryshe, mund t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla dhe t’i ftoni ata ta bëjnë veprimtarinë duke përdorur atë që shkruhet nën titullin Vendime Financiare të Rëndësishme në tabelën në dërrasë.

Elsa, një grua në degën tënde, filloi të bënte një punë me pagesë të ulët në një restorant kur mbushi 16 vjeçe. Me kalimin e viteve, ajo u ngrit në detyrë dhe u bë përgjegjësja e restorantit. Ndërsa i afrohej pensionit, ajo pati mundësi të blinte dhe të drejtonte restorantin e saj.

  1. Numërtoji “shpenzimet e mundshme” sipas rendit në të cilin do t’i rekomandoje Elsës t’u jepte përparësi atyre.

  2. Pranë dy shpenzimeve të ndryshme, shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë që studiove, e cila ndihmoi për të udhërrëfyer mënyrat se si ti i rendite shpenzimet sipas përparësisë.

  3. Përgatitu të shpjegosh se si të vërtetat që mësove në shkrimet e shenjta, të ndihmuan të marrësh vendime për mënyrën se si u dhe përparësi shpenzimeve.

Nëse është e dobishme, mund t’u jepni nxënësve disa shembuj. Për shembull, mund të shpjegoni se renditja e kursimeve sipas përparësisë është një mënyrë për t’u përgatitur për kohët e vështira, siç këshilloi Zoti (shihni te Zanafilla 41:46–49, 53–57), ose që mbajtja mend se gjithçka që kemi vjen nga Zoti (shihni te Psalmeve 24:1), mund të na ndihmojnë t’i japim përparësi pagimit të së dhjetës.

Lëruni kohë nxënësve për t’u treguar të tjerëve se si i kanë renditur shpenzimet sipas përparësisë në përputhje me parimet e Zotit.

Ftojini nxënësit të tregojnë se si Zoti i ka ndihmuar ata ose të tjerë që ata i njohin, ndërsa kanë marrë vendime financiare sipas mënyrës së Tij. Nëse është e dobishme, mund të shihni materialin filmik “Pragjet e Qiellit”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:39 deri në 2:22. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi mënyrën se si familja e bashkëshortes së tij u bekua ndërsa i dha përparësi pagimit të së dhjetës.

16:56

Përfshirja e Zotit në vendimet e mia financiare

Jepuni kohë nxënësve për të marrë parasysh se si mund ta përfshijnë Zotin në marrjen e vendimeve financiare. Një mënyrë për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë, është të paraqitni thënien vijuese para se nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve shoqëruese.

Peshkopi L. Tod Baxh, i Peshkopatës Kryesuese, tha:

Former Official portrait of L. Todd Budge. Sustained April 6, 2019 as a General Authority Seventy.  Replaced Dec 2023.

“Ajo që kam zbuluar në jetën time, është që unë mund të lutem edhe për çështjet e mia materiale. Unë mund të lutem për financat e mia. Unë mund të lutem a të blej këtë shtëpi apo atë shtëpi, ose a të bëj këtë investim ose atë investim. Ne duhet ta përfshijmë Zotin jo vetëm në pjesën shpirtërore, por edhe në gjërat materiale të jetës sonë.” (“4 Principles We Can Learn from the Way the Presiding Bishopric Works”, Liahona, shkurt 2024, f. 14)

Mendo për vendimet financiare që është e nevojshme të marrësh tani ose në të ardhmen e afërt. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat parime mund të të ndihmojnë t’i marrësh këto vendime financiare sipas mënyrës së Zotit?

  • Si mund të të përgatitë zbatimi i këtyre parimeve financiare t’i shërbesh Perëndisë dhe të tjerëve?

Merreni parasysh të jepni një shembull të shkurtër nga jeta juaj të mënyrës se si ju e përdorët atë që nxënësit e mësuan sot, për të marrë një vendim financiar. Ju mund të tregoni edhe atë që ju mësuat nga përvoja rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.