“Ushtrimi i Besimit te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja: Zoti Mund të na Ndihmojë në Përpjekjet Tona për t’u Bërë të Mbështetur te Vetja”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Ushtrimi i Besimit te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja: Zoti Mund të na Ndihmojë në Përpjekjet Tona për t’u Bërë të Mbështetur te Vetja”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja: Mësimi 178
Ushtrimi i Besimit te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja
Zoti Mund të na Ndihmojë në Përpjekjet Tona për t’u Bërë të Mbështetur te Vetja
Ndërsa ushtrojmë besimin te Jezu Krishti, ne e ftojmë Atë të na ndihmojë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Përveç se na bekon me forcë shpirtërore dhe shërim nga mëkati, Shpëtimtari mund të na ndihmojë të ndërtojmë mbështetje te vetja për nevojat tona materiale. Kjo mund të përfshijë financat, arsimimin, punësimin dhe shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besimin e tyre se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i bekojnë ata në përpjekjet e tyre për të ndërtuar mbështetjen te vetja.
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë pengesat që e bëjnë të vështirë të mbështetesh te vetja në një ose më shumë nga fushat vijuese:
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Nevojat e Paulës
Shënim: Mund të jetë e dobishme të jepni Mësimin 177: “Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja Sipas Mënyrës së Zotit” para se të jepni këtë mësim. Mësimi 177 iu paraqet nxënësve parimet e mbështetjes te vetja dhe arsyen përse është e rëndësishme në planin e Atit Qiellor.
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ndihmuar nxënësit të diskutojnë se si sigurimi i të ardhurave për nevojat tona kërkon edhe përpjekjet tona, edhe udhërrëfimin e Perëndisë. Skenari dhe veprimtaria vijuese është një mënyrë për ta ndihmuar këtë diskutim. Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se të dyja qasjet që ka Paula në këtë skenar, janë problematike.
Mund të filloni duke lexuar pjesën e parë të situatës vijuese. Më pas, jepni dy përgjigjet e mundshme. Ndaloni pas çdo përgjigjeje dhe ftojini nxënësit t’i tregojnë një partneri çfarë këshille do t’i jepnin Paulës.
Paula pret me padurim të diplomohet nga shkolla e mesme pas dy vitesh. Megjithatë, ajo ndihet në ankth rreth faktit se sa para do të jetë e nevojshme të kursejë për të ardhmen.
Çfarë këshille do të jepje nëse:
-
Paula vendos të lutet çdo ditë që Perëndia të sigurojë paratë që do t’i nevojiten pas diplomimit. Ajo nuk ka plane të kërkojë punë, duke mirëbesuar se Perëndia do të sigurojë për të.
-
Paula mendon se, meqë paraja nuk është një “çështje shpirtërore”, Perëndia nuk do të kishte interes për të. Ajo vendos të kërkojë çdo ditë punë që i përshtatet orarit të saj të shkollës. Ajo bën plane për të folur me pronarë sipërmarrjesh, për të dorëzuar jetëshkrime dhe për të mësuar zotësi të reja që do ta bëjnë atë më të vyer për dyqanet në zonën e saj.
Pasi nxënësit t’i kenë treguar këshillat që mund t’i jepnin Paulës, ftojini ata të tregojnë se si thënia vijuese mund të gjejë zbatim në situatën e saj.
Peshkopi W. Kristofer Uadell, Këshilltar i Parë në Peshkopatën Kryesuese, shpjegoi:
“Çdo gjë, pra, na drejton për te Jezu Krishti si themeli mbi të cilin ne duhet të ndërtojmë, madje gatishmërinë tonë materiale.
Të jemi të përgatitur dhe të mbështetur te vetja materialisht do të thotë ‘të beso[jmë] se nëpërmjet hirit, apo fuqisë aftësuese, të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona’ [Financat Vetjake për Mbështetjen te Vetja (2017), f. 4].” (“Kishte Bukë”, Liahona, tetor 2020, f. 44)
Ndërsa nxënësit japin pikëpamjet e tyre nga thënia e Peshkopit Uadell, vini në dukje se nëpërmjet ushtrimit të besimit te Jezu Krishti dhe përpjekjeve tona, ne zhvillojmë mbështetje shpirtërore dhe materiale te vetja.
Merreni parasysh të paraqitni vetëvlerësimin vijues, duke përfshirë udhëzimet dhe kategoritë, për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për nevojën e tyre për ndihmën e Shpëtimtarit për t’u bërë më të mbështetur te vetja.
Shkruaji kategoritë vijuese në rendin nga më pak e vështira tek më e vështira për ty për të ndërtuar mbështetje te vetja. Pranë një ose dy kategorive më të vështira për ty, shkruaj çdo pengesë që të nevojitet ndihma e Shpëtimtarit për ta kapërcyer.
-
Njohuria për ungjillin
-
Nevojat e tanishme dhe të ardhshme financiare
-
Arsimimi dhe punësimi
-
Nevojat fizike
-
Nevojat emocionale dhe shoqërore
Ndërsa vazhdon të studiosh sot, ki parasysh fushat në të cilat të nevojitet më shumë ndihmë. Ftoje Frymën e Shenjtë të forcojë besimin tënd se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të të ndihmojnë në përpjekjet e tua për të ndërtuar mbështetje te vetja.
Ushtrimi i besimit te Zoti për të ndërtuar mbështetje te vetja
Në këtë mësim, nxënësit do të lexojnë nga rrëfimi i Jozefit në Egjipt te Zanafilla. Para se ta studioni rrëfimin, mund të shfaqni materialin filmik “I Will Provide for My Saints” [“Unë do të Siguroj për Shenjtorët e Mi”] (3:08) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:52 dhe t’i vini nxënësit të kërkojnë prova të fuqisë dhe dëshirës së Zotit për të na ndihmuar ndërsa ushtrojmë besimin tek Ai për të ndërtuar mbështetje te vetja. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth dëshirës së Zotit për ta ndihmuar Jozefin dhe fuqisë për ta bekuar atë në rrethanat e tij të vështira.
Për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë rrëfimin e Jozefit, mund të jepni fletushkën shoqëruese. Nëse doni, mund t’i caktoni secilit grup një pjesë të ndryshme dhe t’i vini ata të përgatiten për t’iu përgjigjur dy pyetjeve në fletushkë.
Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën. Ju gjithashtu mund të eksploroni pyetjet vijuese si pjesë e këtij diskutimi.
-
Si mendon se mund të kishte përfunduar ky tregim nëse Jozefi nuk do të kishte besim te Perëndia? Nëse Jozefi nuk do të ishte i gatshëm të përpiqej?
-
Si mendon se mund të zbatohet ky rrëfim në jetën e një adoleshenti?
Ju gjithashtu mund t’i ftoni nxënësit t’i tregojnë klasës përvojat kur familja e tyre mori atë që i nevojitej nëpërmjet ndihmës së Perëndisë dhe përpjekjeve të familjes së tyre. Mund të tregoni edhe një përvojë vetjake.
Zbatimi në planin vetjak
Merreni parasysh t’i paraqitni sërish kategoritë e mbështetjes te vetja mbi të cilat nxënësit reflektuan në pjesën e parë të mësimit dhe t’i ftoni nxënësit të bëjnë sa vijon.
Shpenzo ca kohë për të shënuar plot lutje sa vijon ndërsa mendon rreth kategorive të mbështetjes te vetja që i përcaktove si më të vështira për ty më herët në mësim:
-
Ajo që mësove që e forcon besimin tënd se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të të ndihmojnë për pengesat ndaj mbështetjes te vetja në jetën tënde.
-
Mënyra se si mund ta ushtrosh besimin tënd tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nëpërmjet përpjekjeve të tua për të ndërtuar mbështetje te vetja.
Merreni parasysh të ftoni vullnetarë të tregojnë pjesë të asaj që shkruan në ditarët e tyre.