“Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm
Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm
Vështrim i Përgjithshëm
Profetët kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e arsimimit tokësor dhe shpirtëror. Ky theksim është drejtuar tek të rinjtë si një mjet i përgatitjes për mundësitë dhe sfidat. Këto mësime do t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të mësuarit tokësor dhe shpirtëror gjatë gjithë jetës dhe të krijojnë një plan për arsimimin dhe punësimin e tyre të ardhshëm.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju jep ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni për çdo mësim.
Rëndësia e Arsimimit
Sugjerim për ritmin mësimor: Merreni parasysh ta jepni këtë mësim nga fillimi i vitit shkollor. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin rëndësinë e përpjekjeve të tyre akademike gjatë gjithë vitit.
-
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e arsimimit shpirtëror dhe tokësor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin diçka që u pëlqen të mësojnë, dhe mënyrën se si e zhvilluan atë interes. Ata gjithashtu mund të përsiatin mënyrën se si të mësuarit rreth këtij interesi ka qenë me vlerë për ta.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Dy hinka të kthyera në drejtime të kundërta; thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson dhe materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve
-
Materiale filmike: “Education for a Better Life” [“Arsimim për një Jetë më të Mirë”] (4:55); “Love of Learning” [“Dashuria për të Mësuarit”] (2:57)
-
Fletushkë: “Rëndësia e Arsimimit”
Arsimimi për Tërë Qenien
Sugjerim për ritmin mësimor: Nëse keni nxënës në vitin e tyre të fundit të shkollës së mesme ose të barasvlershme, më e mira do të ishte ta jepni këtë mësim përpara se të fillojnë të aplikojnë në kolegje dhe në mundësitë e tjera të arsimit të lartë. Për shembull, afati i përparësisë për të aplikuar për semestrin e vjeshtës në UBJ është në fillim të muajit nëntor. Për në UBJ–Ajdaho dhe UBJ–Havai, afati i përparësisë për semestrin e vjeshtës është në fillim të muajit shkurt.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të krijojnë një plan për të vazhduar arsimimin e tyre laik dhe fetar të lartë.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar të paktën dy mundësi që po i marrin parasysh për atë që do të bëjnë pas shkollës së mesme.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Plaku Klark G. Gilbert; udhëzimet për bërjen e një plani për arsimimin e ardhshëm laik dhe fetar
-
Materiale filmike: “The Growth and Momentum of the Church Educational System” [“Rritja dhe Hovi i Sistemit Arsimor të Kishës”] (5:25); “Ftesë Vetjake për të Frekuentuar Institutin” (2:44)
-
Fletushkë: “Mundësitë e Sistemit Arsimor të Kishës”
Kapërcimi i Pengesave ndaj Arsimimit të Mëtejshëm
Sugjerim për ritmin mësimor: Ky mësim bazohet te tregimi i Jozueut dhe fëmijëve të Izraelit që kalojnë lumin Jordan (Jozueut 3). Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth kohës që jepni Mësimin 62: “Jozueut 2–4”.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë burimet në dispozicion për kapërcimin e pengesave ndaj çuarjes përpara të arsimimit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të pengesave që mund t’i pengojnë adoleshentët të vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Vërini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar listën e tyre klasës.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e një adoleshenti duke parë përtej një lumi te një përfaqësim i arsimimit të ardhshëm
-
Materiale për nxënësit: Copa të vogla letre mbi të cilat nxënësit mund të shkruajnë skenarë
-
Material filmik: “Komentet e Plakut dhe Motrës Gilbert” (6:20; nga kodi kohor 3:25 deri në 5:48)
-
Fletushkë: “Udhëzuesi Burimor për Kapërcimin e Pengesave ndaj Vazhdimit të Arsimimit”
Gjetja e një Mentori
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të përcaktuar dhe për t’u lidhur me arsimimin dhe mentorët e mundshëm të karrierës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për arsimimin e tanishëm dhe të ardhshëm dhe synimet e karrierës. Kërkojuni nxënësve të bëjnë një listë të disa të rriturve të mirëbesuar që mund të shërbejnë si shembuj ose mentorë për t’i ndihmuar ata t’i arrijnë këto synime dhe ta sjellin listën e tyre në klasë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e njerëzve në një xhungël
-
Fletushkë: “Gjetja e një Mentori”