Seminari
Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Vështrim i Përgjithshëm


“Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Vështrim i Përgjithshëm

Shkrimet e shenjta janë mjetet që ka dhënë Perëndia për ne që të mësojmë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Megjithatë, ka mjete që mund t’i përdorim për të na ndihmuar të jemi më të efektshëm në përpjekjet tona për t’u afruar më pranë Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta. Këto mësime mund t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë dhe të ushtrohen duke përdorur mjetet vijuese: të përqendrohen te Shpëtimtari, të gjejnë të vërtetat e ungjillit, të shtojnë shënime në shkrimet e shenjta, të ftojnë Frymën e Shenjtë dhe të bëjnë krahasime për të përcaktuar të vërtetat e nënkuptuara.

Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo kohë. Sidoqoftë, mund të jetë e efektshme të jepni një ose më shumë nga mësimet mbi zotësitë e studimit të shkrimeve të shenjta nga fillimi i vitit shkollor, më pas të paraqitni një zotësi tjetër çdo disa javë. Kjo do të lejojë që nxënësit t’i mësojnë dhe ushtrojnë këto zotësi gjatë gjithë vitit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përqendrohen te Shpëtimtari ndërkohë që studiojnë shkrimet e shenjta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë pikëpamjet që mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa bëjnë studimin e tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta. Ftojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar atë që gjetën.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Plaku Kristoferson; figurë e Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos në furrën me zjarr; Hapat për të ndihmuar me përqendrimin te Shpëtimtari në studimin e shkrimeve të shenjta

  • Material filmik: D. Tod Kristoferson “The Blessings of Scripture” [“Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”] nga kodi kohor 10:49 deri në 11:21

Gjetja e të Vërtetave të Ungjillit në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu rritet aftësia për të gjetur në shkrimet e shenjta të vërteta të ungjillit që i ndihmojnë ata të vijnë më pranë Zotit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shenjojnë ose të mbajnë shënim në shkrimet e tyre të shenjta diçka që e mësojnë nga studimi i tyre vetjak i shkrimeve të shenjta. Ata mund t’i kërkojnë më pas një shoku ose pjesëtari të familjes të lexojë të njëjtin fragment të shkrimit të shenjtë, të tregojnë çfarë mëson prej tij dhe të krahasojnë pikëpamjet.

  • Materiale: Sillni një banane ose frutë me lëkurë që nuk hahet zakonisht; përndryshe, paraqitni figurën e një frute

  • Fletushkë: “Gjetja e të Vërtetave në Shkrimet e Shenjta”

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Paraqitini pyetjet nga pjesa “Përkufizo” dhe “Përcaktoji të vërtetat e nënkuptuara”; paraqitini udhëzimet nga rubrika “Ushtrohu” e së njëjtës pjesë

Shtimi i Shënimeve në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: Nxënësit do të mësojnë të shtojnë shënime në shkrimet e tyre të shenjta në një mënyrë që mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin disa njerëz në familjen, lagjen ose degën e tyre se çfarë u është dukur e dobishme kur shenjojnë shkrimet e shenjta. Nxënësit duhet të vijnë të përgatitur për ta treguar atë që mësuan.

  • Sende për t’u paraqitur: Sillni libra të shkrimeve të shenjta vetjake, idealja do të ishte që të sillnit librat tuaj të parë të shkrimeve të shenjta vetjake

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Paraqiteni ose shkruani një varg të shkrimit të shenjtë (mundësisht një varg të Zotërimit Doktrinor) në tabelë

  • Fletushkë: “Ushtro Shtimin e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta”

  • Materiale filmike: D. Tod Kristoferson, “The Blessing of Scripture” [“Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”] nga kodi kohor 13:51 deri në 15:05; “A Marking System That Works for You” [“Një Sistem Shenjimi që Funksionon për Ju”] (1:56); “Highlighting” [“Theksimi”] (ende i papublikuar); “Note Taking” [“Mbajtja e Shënimeve”] (ende i papublikuar); “Linking” [“Lidhja”] (ende i papublikuar)

Veprimet që Ftojnë Frymën e Shenjtë në Studimin e Shkrimeve të Shenjta

Qëllimi i mësimit: Nxënësit do të ushtrojnë zotësitë që ftojnë Frymën e Shenjtë në studimin e shkrimeve të shenjta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një listë idesh që ata mund t’ia jepnin një shoku për ta ndihmuar atë të përmirësojë studimin vetjak të shkrimeve të shenjta. Ata mund t’u kërkojnë të tjerëve ide për t’i shtuar në listën e tyre.

  • Figura: Dy figura njerëzish që do të vizatohen në tabelë

  • Materiale: Fletë të vogla letre për çdo nxënës që nuk ka një ditar

  • Material filmik: Plaku Stivenson, “Nxitjet e Shpirtit” nga kodi kohor 10:20 deri në 10:41; Presidenti Ouks, “2.3.1. I Love My Daily Scripture Study” [“Mua më Pëlqen Shumë Studimi im Ditor i Shkrimeve të Shenjta”] nga kodi kohor 0:24 deri në 1:08; Plaku D. Tod Kristoferson, “When Thou Art Converted” [“Kur të Jesh Kthyer në Besim”] nga kodi kohor 3:25 deri në 4:19

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Rubrika “Ushtrohu” e pjesës “Përsiati shkrimet e shenjta” përmban katër pika udhëzimi

Bërja e Krahasimeve

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë krahasime në shkrimet e shenjta për të përcaktuar të vërtetat e nënkuptuara.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet te Moisiu 4:1–2, duke kërkuar ngjashmëritë dhe dallimet që shohin ndërmjet Jezu Krishtit dhe Satanit. Ftojini ata të përsiatin arsyen përse mund të jetë e dobishme të bëjmë krahasime në shkrimet e shenjta.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tri pyetjet nga fillimi i mësimit; figura e Këshillit në Qiell

  • Materiale: Sillni një sasi të vogël sheqeri dhe kripe; përndryshe paraqitni një figurë të tyre

  • Figurë: Figurë e kripës dhe e sheqerit; figurë e Këshillit në Qiell