Seminari
Veprimet që e Ftojnë Frymën e Shenjtë në Studimin e Shkrimeve të Shenjta: Krijimi i një Mjedisi ku Shpirti të Japë Mësim


“Veprimet që e Ftojnë Frymën e Shenjtë në Studimin e Shkrimeve të Shenjta: Krijimi i një Mjedisi ku Shpirti të Japë Mësim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Veprimet që e Ftojnë Frymën e Shenjtë në Studimin e Shkrimeve të Shenjta: Krijimi i një Mjedisi ku Shpirti të Japë Mësim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Mësimi 169

Veprimet që e Ftojnë Frymën e Shenjtë në Studimin e Shkrimeve të Shenjta

Krijimi i një Mjedisi ku Shpirti të Japë Mësim

Një e re duke lexuar shkrimet e shenjta pranë një dritareje të hapur

Ne të gjithë kemi pasur raste kur iu qasëm studimit të shkrimeve të shenjta në një mënyrë më rastësore ose në një mënyrë më të kujdesshme. Ndërsa bëjmë përpjekje të qëllimshme për t’iu qasur studimit tonë të shkrimeve të shenjta me kujdes, Ati Qiellor dërgon Frymën e Shenjtë për të na ndihmuar t’i dallojmë dhe zbatojmë shkrimet e shenjta në jetën tonë (shih te 2 Nefi 32:3, 5; Gjoni 14:26). Në këtë mësim, nxënësit do të ushtrojnë zotësitë që e ftojnë Frymën e Shenjtë në studimin e shkrimeve të shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një listë idesh që ata mund t’ia jepnin një shoku për ta ndihmuar atë të përmirësojë studimin vetjak të shkrimeve të shenjta. Ata mund t’u kërkojnë të tjerëve ide për t’i shtuar në listën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dy përvoja të ndryshme

Për të filluar orën mësimore, merreni parasysh të vizatoni dy figura njeriu në tabelë, të tilla si vijueset, duke lënë hapësirë për të shkruar midis dhe rreth tyre. Ju gjithashtu mund t’i ftoni nxënësit të vizatojnë dy figura të ngjashme njeriu në një fletë letre ose në ditarët e tyre.

Bëj sikur këta janë dy adoleshentë të zakonshëm.

Male Stick Figure
  • Cilat mund të jenë disa gjëra që i kanë të përbashkëta?

    Shkruajini komentet e nxënësve midis dy figurave të njerëzve.

    Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur këta dy individë kanë përvoja shumë të ndryshme ndërsa i studiojnë shkrimet e shenjta. Shkruani “Pasja e përvojave kuptimplota me studimin e shkrimeve të shenjta” pranë njërës figurë dhe “Vështirësi me studimin e shkrimeve të shenjta” pranë tjetrës.

    Merreni parasysh t’i shkruani përgjigjet e nxënësve për pyetjen vijuese poshtë figurës së njeriut.

  • Cilat janë disa veprime që mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në studimin e shkrimeve të shenjta?

Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon që mund të gjejë zbatim në studimin tonë të shkrimeve të shenjta:

Official portrait of Elder Gary E. Stevenson of the Quorum of the Twelve Apostles, 2015.

“Çështjet shpirtërore nuk mund të bëhen me detyrim. Ju mund të kultivoni një qëndrim dhe një mjedis që e fton Shpirtin, dhe mund ta përgatitni veten tuaj, por nuk mund të diktoni se si dhe kur vjen frymëzimi. Jini të duruar dhe mirëbesoni se, kur të jetë koha e duhur, do të merrni atë që ju nevojitet.” (“Nxitjet e Shpirtit”, Liahona, nëntor 2023, f. 45)

  • Si mund të gjejnë zbatim fjalët e Plakut Stivenson në studimin e shkrimeve të shenjta?

    Nëse nxënësit nuk flasin për këtë, ndihmojini ata të përcaktojnë se ne mund të kultivojmë një qëndrim dhe mjedis që e fton Frymën e Shenjtë në studimin tonë të shkrimeve të shenjta.

  • Çfarë bekimesh mund të vijnë nga të ftuarit e Frymës së Shenjtë në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

    Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin për pyetjen vijuese.

  • Sa i/e sigurt ndihesh në aftësinë tënde për ta ftuar Frymën e Shenjtë në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

Ndërsa studion sot, kushtoju vëmendje ideve ose mbresave që mund të të ndihmojnë ta ftosh më mirë Frymën e Shenjtë në studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta.

Veprimet që e ftojnë Frymën e Shenjtë në studimin e shkrimeve të shenjta

Para se t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese, lexojini pyetjet dhe u thoni nxënësve që të mendojnë rreth përgjigjeve të tyre vetëm për pesë deri në dhjetë sekonda.

  • Çfarë të ka ndihmuar ta ftosh Frymën e Shenjtë në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

  • Çfarë ke provuar që nuk duket se ka funksionuar?

Merreni parasysh t’i renditni në tabelë përgjigjet e nxënësve për pyetjen e parë. Disa përgjigje mund të përfshijnë largimin e shpërqendrimeve, lutjen dhe përsiatjen. Nëse ata nuk i dhanë këto përgjigje, ju mund t’i shtoni ato në tabelë. Ky mësim do të trajtojë këto tri ide. Nëse doni, mund të trajtoni veprime të tjera të renditura në tabelë që mendoni se do t’i ndihmojnë nxënësit tuaj ta ftojnë më mirë Frymën e Shenjtë gjatë studimit të tyre të shkrimeve të shenjta.

Ju mund ta bëni secilën prej këtyre pjesëve si klasë. Përndryshe, mund ta ktheni secilën pjesë në një stacion. Mund ta caktoni një nxënës paraprakisht të drejtojë diskutimin në fund të çdo stacioni. Sigurohuni që udhëheqësit e diskutimit të kenë kohë të mjaftueshme përpara orës mësimore për t’u përgatitur. Në klasë, nxënësit mund të ndahen në grupe dhe të lëvizin nëpër stacionet e ndryshme të drejtuara nga nxënësit.

Largimi i shpërqendrimeve

  • Cilat janë shpërqendrimet e mundshme që mund ta bëjnë më të vështirë ta ndiesh Frymën e Shenjtë gjatë studimit të shkrimeve të shenjta?

    Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet në tabelë. Nxënësit mund të përmendin gjëra si telefonat, niveli i energjisë, mjedisi i tyre rrethues etj.

  • Përse mendon se largimi i shpërqendrimeve mund të ndihmojë që ta ftosh Frymën e Shenjtë në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

    Nëse doni, mund të vini në dukje se Shpëtimtari Jezu Krisht shpesh kërkonte vende të qeta kur donte të ishte me Perëndinë (shihni te Mateu 14:22–23). Kjo ishte një mënyrë se si Ai i largonte shpërqendrimet.

  • Cilat janë gjërat specifike që mund të bësh për t’i larguar shpërqendrimet e përmendura?

Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet e nxënësve në tabelë afër shpërqendrimit tek i cili gjejnë zbatim.

Nëse nxënësit tuaj përdorin telefona inteligjentë ose pajisje të tjera elektronike, mund të jetë e dobishme t’u tregoni atyre ose ta ftoni një nxënës të demonstrojë mënyrën se si të aktivizoni modalitetin e aeroplanit në ato pajisje. Kjo veçori çaktivizon njoftimet nga programet e aparatit celular që mund t’i shpërqendrojnë nxënësit ndërkohë që studiojnë shkrimet e tyre të shenjta. Nxënësit mund ta përdorin gjithsesi programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] kur e kanë të aktivizuar modalitetin e aeroplanit.

Lutja

Lutja drejtuar Atit Qiellor është një mënyrë e efektshme për ta ftuar Frymën e Shenjtë në studimin tuaj të shkrimeve të shenjta.

Ftoni disa nxënës që të tregojnë mënyrën se si do t’i përgjigjeshin pyetjes vijuese. Ftojini ata të tregojnë me nderim cilat fjalë mund të thonë (pa shqiptuar një lutje formale).

  • Çfarë mund t’i thuash në një lutje Atit Qiellor para se të studiosh shkrimet e shenjta?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi mënyrën se si ai e përdor lutjen për ta ftuar Frymën e Shenjtë në studimin e tij të shkrimeve të shenjta.

1:9
Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Para se të filloj t’i lexoj shkrimet e shenjta çdo ditë, unë ul kokën dhe i kërkoj Zotit të më bekojë që të kem Shpirtin e Tij për të më ndriçuar mbi kuptimin e asaj që po lexoj dhe që të jetë me mua gjatë gjithë ditës për të më ndihmuar të marr vendime dhe të kundërshtoj tundimin. Ju nxit ta bëni tuajën këtë praktikë.” (“2.3.1. I Love My Daily Scripture Study”, Welcome to Seminary, 2012)

  • Çfarë pikëpamjesh të tjera fitove nga Presidenti Ouks?

Përsiati shkrimet e shenjta

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë mënyrën se si ata mund të përsiatin ndërsa i studiojnë shkrimet e shenjta, ju mund të jepni njërën ose të dyja thëniet vijuese. Ftojini nxënësit të tregojnë për atë që u bën përshtypje nga këto mësime.

Tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta na mësohet se të përsiatësh do të thotë “të meditosh dhe të mendosh thellë, shpesh për shkrimet e shenjta ose gjëra të tjera të Perëndisë. Kur ndërthuret me lutjen, përsiatja për gjërat e Perëndisë mund të sjellë zbulesë dhe të kuptuar” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Përsiat”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi se si mund të duket përsiatja e shkrimeve të shenjta.

11:21
Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Ndonjëherë është gjë e mirë të lexoni një libër të shkrimit të shenjtë brenda një periudhe të caktuar kohe për të marrë një kuptim të përgjithshëm të mesazhit të tij, por për kthimin në besim, ju duhet të kujdeseni më shumë për sasinë e kohës që kaloni me shkrimet e shenjta sesa për sasinë e asaj që lexoni gjatë asaj kohë. Ju përfytyroj ndonjëherë duke lexuar pak vargje, duke u ndaluar për t’i përsiatur, duke i lexuar me kujdes vargjet sërish dhe, ndërsa mendoni rreth kuptimit të tyre, luteni për kuptueshmëri, bëni pyetje në mendjen tuaj, prisni për mbresa shpirtërore dhe i hidhni në letër mbresat dhe pikëpamjet që ju vijnë, që ju të mund t’i kujtoni dhe të mësoni më shumë. Duke studiuar në këtë mënyrë, ju mund të mos lexoni shumë kapituj ose vargje në gjysmë ore, por ju do t’i bëni vend në zemrën tuaj fjalës së Perëndisë dhe Ai do t’ju flasë juve.” (“When Thou Art Converted”, Liahona, maj 2004, f. 11)

  • Çfarë të bën përshtypje nga ajo që dha mësim Plaku Kristoferson?

  • Si mendon, përse përsiatja e shkrimeve të shenjta mund ta ftojë Frymën e Shenjtë?

  • Çfarë përvojash ke pasur ti (ose dikush që ti njeh) me përsiatjen e shkrimeve të shenjta? Sigurohu të mos tregosh asgjë që është tepër vetjake apo e shenjtë.

Bëj një plan

Nëse nxënësit lëvizën nëpër stacione, vërini ata të mblidhen së bashku si klasë dhe të tregojnë çdo gjë që u bëri përshtypje. Ftojeni secilin prej tyre të bëjë diçka bazuar mbi atë që mësoi. Mund t’u jepni atyre ftesën vijuese për t’i ndihmuar ta bëjnë këtë.

Duke menduar për atë që ke mësuar sot, bëj një plan për ta ftuar më mirë Frymën e Shenjtë gjatë studimit tënd të shkrimeve të shenjta. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë veprimesh mund të ndërmarrësh për ta ftuar më mirë Frymën e Shenjtë gjatë studimit tënd vetjak?

  • Çfarë mund të rezultojë nga pasja e Frymës së Shenjtë me vete ndërsa studion fjalën e Perëndisë?

Mund të jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si veprimet e diskutuara sot ju kanë ndihmuar ta ftoni Frymën e Shenjtë gjatë studimin tuaj të shkrimeve të shenjta dhe ju kanë sjellë më pranë Jezu Krishtit.