Seminari
Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta: Përmirësimi i Studimit Tonë Përmes Shenjimit, Mbajtjes së Shënimeve dhe Lidhjes së Shkrimeve Tona të Shenjta


“Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta: Përmirësimi i Studimit Tonë Përmes Shenjimit, Mbajtjes së Shënimeve dhe Lidhjes së Shkrimeve Tona të Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta: Përmirësimi i Studimit Tonë Përmes Shenjimit, Mbajtjes së Shënimeve dhe Lidhjes së Shkrimeve Tona të Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zotësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Mësimi 168

Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta

Përmirësimi i Studimit Tonë Përmes Shenjimit, Mbajtjes së Shënimeve dhe Lidhjes së Shkrimeve Tona të Shenjta

Girl studying and marking scriptures with help from a smartphone and lesson manual.

Studimi vetjak i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të zhvillojmë një marrëdhënie më të fortë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mbajtja e shënimeve në shkrimet tona të shenjta (shenjimi, mbajtja e shënimeve dhe lidhja) mund të na ndihmojë t’u kushtojmë më shumë vëmendje fjalëve që studiojmë dhe për rrjedhojë të ndihemi më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Në këtë mësim, nxënësit do të mësojnë të mbajnë shënime në shkrimet e tyre të shenjta në një mënyrë që mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin disa njerëz në familjen, lagjen ose degën e tyre se çfarë u është dukur e dobishme kur shenjojnë shkrimet e shenjta. Nxënësit duhet të vijnë të përgatitur për ta treguar atë që mësuan.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Qasja në shkrimet e shenjta

Për të filluar orën mësimore, merreni parasysh të paraqitni ose të vizatoni një të ri nga kohët e Dhiatës së Vjetër, si ai më poshtë. Thuajuni nxënësve se ky është një adoleshent izraelit nga viti 600 pr.K., i quajtur Jakob. Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur po i bëjnë intervistë Jakobit. Ftojini nxënësit ta diskutojnë me një partner ose grup të vogël se si mendojnë se mund t’u përgjigjet Jakobi tri pyetjeve vijuese.

An illustration of a male character from the Book of Mormon dressed in a blue robe, yellow sash, and sandals.
  • Si prodhohen shkrimet e shenjta në kohën tënde?

  • Çfarë duhet të bësh për të mësuar nga shkrimet e shenjta?

  • Si janë ndërveprimet e tua me shkrimet e shenjta?

    Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, mund të tregoni se shkrimet e shenjta në vitin 600 pr.K. gdhendeshin mbi pllaka metalike dhe shkruheshin mbi pllaka druri, ose mundësisht në pergamenë. Me gjasë, Jakobit do t’i jetë dashur të udhëtonte aty ku gjendeshin shkrimet e shenjta dhe të dëgjonte dikë t’i lexonte ato. Ai gjithashtu mund të ketë dëgjuar njerëz ta thoshin përmendsh atë që dinin.

  • Nëse Jakobi do të të intervistonte ty, si do t’u përgjigjeshe këtyre pyetjeve?

  • Çfarë mund të mendonte ai rreth përgjigjeve të tua?

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth mundësisë së tyre unike për të pasur qasje në shkrimet e shenjta, jepni thënien vijuese.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

15:37
Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Merrni në konsideratë madhësinë e bekimit tonë që kemi Biblën e Shenjtë dhe afro 900 faqe të tjera shkrimi të shenjtë, që përfshijnë Librin e Mormonit, Doktrinën e Besëlidhjet dhe Perlën me Vlerë të Madhe. Më pas merrni në konsideratë, veç kësaj, fjalët e profetëve të thëna siç nxiten nga Fryma e Shenjtë në mjedise si ky këtu, që Zoti i quan shkrim të shenjtë (shih te DeB 68:2–4), të cilat rrjedhin drejt nesh pothuaj vazhdimisht. … Mendoj se kurrë gjatë historisë nuk ka qenë bekuar një popull me një sasi të tillë shkrimi të shenjtë. Dhe jo vetëm kjo, por çdo burrë, grua e fëmijë mund të ketë e të studiojë librin vetjak të këtyre teksteve të shenjta, shumicën në gjuhën e vet. Sa e pabesueshme do t’u jetë dukur një gjë e tillë … shenjtorëve të periudhave ungjillore të mëparshme! Me siguri, me këtë bekim Zoti po na thotë se nevoja që kemi për përdorimin e vazhdueshëm të shkrimeve të shenjta, është më e madhe se në çdo kohë të mëparshme.” (“Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, maj 2010, f. 35)

  • Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Plakut Kristoferson?

  • Çfarë dobish mund të vijnë nga pasja e shkrimeve të shenjta vetjake?

    Merreni parasysh të tregoni shkrimet tuaja të shenjta vetjake. (Nëse i keni, mund të sillni shkrimet tuaja të para të shenjta që ju përkisnin juve.) Ju mund t’u tregoni nxënësve çfarë kuptimi ka pasur për ju të keni një kopje vetjake të shkrimeve të shenjta në jetën tuaj.

    Thuajuni nxënësve se një nga bekimet e të pasurit të shkrimeve të shenjta vetjake, është aftësia për të mbajtur shënime në to (shenjuar, mbajtur shënime dhe lidhur vargjet).

  • Çfarë dobish mund të vijnë nga mbajtja e shënimeve në shkrimet e tua të shenjta?

Ftojini nxënësit të kërkojnë mënyra se si mund t’i shfrytëzojnë më mirë shkrimet e tyre të shenjta nëpërmjet zotësisë së mbajtjes të shënimeve.

Mund të mos keni kohë ta jepni mësim secilën prej tri zotësive të mbajtjes së shënimeve. Përzgjidhni një ose disa që mendoni se do t’i bekojnë më shumë nxënësit tuaj. Nëse jepni mësim disa zotësi, nëse doni, mund të jepni mësim në fillim pjesët “Përkufizo” dhe “Demonstro” të secilës zotësie, më pas t’i vini nxënësit t’i ushtrojnë zotësitë njëkohësisht.

Përpara se t’i paraqitni zotësitë, merreni parasysh të paraqitni ose të shkruani në tabelë vargun e plotë te Moisiu 7:18 (ose një varg tjetër të zgjedhur nga ju vetë) në mënyrë që të mund të shenjohet në mënyra të ndryshme gjatë gjithë mësimit.

Zotësia: Shenjimi i shkrimeve të shenjta

Përkufizo

Shenjimi i shkrimeve të shenjta është një mënyrë për të theksuar një fjalë, frazë ose varg që ti mendon se është i rëndësishëm ose kuptimplotë. Kjo mund të të ndihmojë ta kujtosh atë që jep mësim vargu. Shenjimi i shkrimeve të shenjta gjithashtu mund të të ndihmojë t’i kushtosh më shumë vëmendje asaj që po lexon, që mund të hapë mendjen dhe zemrën tënde ndaj një kuptueshmërie më të thellë për Jezu Krishtin, mësimet e Tij dhe fjalët e shërbëtorëve të Tij.

Demonstro

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të vijnë në tabelë për të ilustruar mënyrat e ndryshme se si mund ta shenjojnë vargun te Moisiu 7:18, që paraqitet në tabelë.

  • Cilat janë mënyrat e ndryshme se si njerëzit mund t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta?

    Përgjigjet mund të përfshijnë theksimin e një vargu, nënvizimin e një fraze ose qarkimin e një fjale.

    Merrni parasysh të shfaqni materialin filmik “A Marking System That Works for You” [“Një Sistem Shenjimi që Funksionon për Ju”] (1:56), në të cilin Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, diskuton për shenjimin e shkrimeve të shenjta. Pas materialit filmik, mund t’u kërkoni nxënësve të shtojnë mënyra të tjera për t’i shenjuar shkrimet e shenjta që nuk u renditën më parë.

    1:58

    Për shkrimet e shenjta në formatin digjital, merreni parasysh t’u tregoni nxënësve se si t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta me ngjyra të ndryshme duke përdorur veçoritë e theksimit dhe të nënvizimit. Këto veçori mund të ofrojnë larmi më të madhe në mënyrën se si nxënësit i personalizojnë shënimet e tyre. Për ndihmë me këtë, klikoni tek tri pikat në cepin e sipërm djathtas të programit kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], më pas klikoni te “Help” [“Ndihma”]. Aty do të gjeni një material filmik të titulluar “Highlighting a passage” [“Theksimi i një fragmenti”].

  • Cilat janë disa arsye përse ti vendos ta shenjosh diçka në shkrimet e tua të shenjta?

Ushtrohu

ikona e seminarit Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrohen është t’i jepni çdo nxënësi një kopje të fletushkës “Ushtro Mbajtjen e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta”. Nëse nxënësit tuaj përdorin shkrime të shenjta në format letre, në vend që të përdorni fletushkën e dhënë, nëse doni, mund të kopjoni një faqe të shkrimeve të shenjta që përfshin vargjet te Psalmeve 116:1–9 për të cilat nxënësit mund të ushtrohen. Ofrimi i njërës prej këtyre mundësive u lejon nxënësve që të provojnë metoda të ndryshme të shenjimit për të parë se si ata mund ose mund të mos duan t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta vetjake. Nxënësit mund t’i lexojnë katër vargjet e para të fletushkës (Psalmeve 116:1–4) duke përdorur një metodë për shenjimin dhe pesë vargjet e fundit (Psalmeve 116:5–9) duke përdorur një metodë të ndryshme të shenjimit. Nëse nxënësit po përdorin shkrime të shenjta në formatin elektronik, ata mund t’i lexojnë dhe shenjojnë të njëjtat vargje te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] duke përdorur metoda të ndryshme. Mund t’u tregoni atyre mënyrën se si mund t’i fshijnë shenjimet e tyre digjitale, nëse duan ta bëjnë këtë pas ushtrimit.

Zotësia: Mbajtja e shënimeve

Përkufizo

Një lloj tjetër i shënimit është mbajtja e shënimeve.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth mënyrës se si dhe përse ne mbajmë shënime:

Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Të shkruarit e asaj që mësojmë, mendojmë dhe ndiejmë ndërsa studiojmë shkrimet e shenjta, është një formë tjetër e përsiatjes dhe një ftesë e fuqishme ndaj Frymës së Shenjtë për udhëzim të vazhdueshëm”. (“Because We Have Them before Our Eyes”, New Era, prill 2006, f. 6–7)

Demonstro

  • Cilat janë mënyrat e ndryshme se si ne mund ta shkruajmë atë që mësojmë, mendojmë ose ndiejmë si pjesë të studimit tonë të shkrimeve të shenjta?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se ata mund të shkruajnë në anë të faqeve të shkrimeve të tyre të shenjta, në një ditar studimi, ose në një shënim elektronik.

Duke përdorur vargun në tabelë, demonstroni mënyrën se si nxënësit mund të shkruajnë një shënim në anë të faqeve të shkrimeve të tyre të shenjta. Merreni parasysh të tregoni një shembull të mënyrës se si keni mbajtur shënime në shkrimet e shenjta ose në ditarin tuaj të studimit. Ju mund të tregoni edhe se si të mbani një shënim elektronik duke përdorur funksionin e shënimit te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (shihni te “Record your thoughts” [“Shëno mendimet e tua”] te pjesa “Help” [“Ndihma”]).

Ushtrohu

Nëse e përdorët fletushkën më parë, ftojini nxënësit të përzgjedhin diçka që e shënuan nga Psalmeve 116. Më pas, ftojini nxënësit të shkruajnë në anë të faqeve diçka që e mësuan, menduan ose ndien ndërsa studiuan. Nëse nxënësit po përdorin shkrimet e shenjta në formatin digjital, ata mund të shtojnë një shënim te shenjimet e tyre nga të njëjtat vargje.

Nëse jua lejon koha, mund t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë atë që shkruan, klasës ose në grupe të vogla.

Zotësia: Lidhja e vargjeve

Përkufizo

Për shkak se shkrimet e shenjta mund t’u shtojnë kuptueshmëri ose përkrahje shkrimeve të tjera të shenjta, mund të jetë e dobishme të bësh referencë‑kryq ose t’i lidhësh ato shkrime të shenjta së bashku. Një mënyrë se si mund të bëhet kjo, është duke shkruar një shkrim të shenjtë në anë të faqes së një shkrimi tjetër të shenjtë. Mund të përdorësh edhe funksionin “Link” [“Lidh”] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Demonstro

Referojuni shkrimeve të shenjta në tabelë. Ftojini nxënësit ta lexojnë shkrimin e shenjtë vijues si një referencë‑kryq. Nëse zgjidhni një varg tjetër për ta vendosur në tabelë, gjeni një varg të përshtatshëm për ta lidhur me të.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 97:21 dhe kërko se si ky varg lidhet me vargun te Moisiu 7:18.

  • Përse mund të jetë e dobishme t’i lidhësh këto dy vargje me njëri‑tjetrin?

Shkruajeni vargun te Doktrina e Besëlidhje 97:21 pranë vargut në tabelë sikur të shkruhej në anë të faqes së vargut. Për shkrimet e shenjta në formatin digjital, tregojuni nxënësve se si t’i lidhin vargjet duke përdorur funksionin “Link” [“Lidh”] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (shihni te “Link related content” [“Lidh përmbajtjen e përafërt”] në pjesën “Help” [“Ndihma”]).

Ushtrohu

Ftojini nxënësit t’i referohen sërish fletushkës. Për këtë ushtrim, merrni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla dhe t’i ftoni ata të mendojnë për shkrime të tjera të shenjta që lidhen me atë që shenjuan në letrën e tyre. Ndërsa gjejnë shembuj, nxënësit mund t’ua tregojnë ato grupeve të tyre dhe t’i lexojnë ato së bashku. Nxënësit mund të shtojnë më pas referenca‑kryq në anë të letrës ose të shtojnë lidhje duke përdorur funksionin e lidhjes në shkrimet e tyre të shenjta në formatin digjital.

Përfundimi

Merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë që ta tregojnë atë që kanë mësuar nga të ushtruarit e këtyre zotësive të mbajtjes së shënimeve. Mund t’u bëni atyre pyetje si dy të mëposhtmet. Shprehni vlerësim për përgjigjet e nxënësve.

  • Si të ka ndihmuar mbajtja e shënimeve në shkrimet e tua të shenjta t’i afrohesh më shumë Jezu Krishtit gjatë studimit tënd vetjak?

  • Cila është një pikëpamje ose zotësi që e fitove sot, që mund të të ndihmojë të përfshihesh në mënyrë më kuptimplotë në shkrimet e shenjta?

Mund të jepni dëshminë tuaj për atë se si mbajtja e shënimeve në shkrimet tuaja të shenjta vetjake ka qenë një bekim në jetën tuaj. Ftojini nxënësit të përpiqen fort të ndihen më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nëpërmjet ushtrimit të mbajtjes së shënimeve në shkrimet e tyre të shenjta.

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se sa mirë po e shfrytëzojnë zotësinë e mbajtjes së shënimeve dhe të zgjedhin një zotësi që e mësuan dhe ta provojnë atë në studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta.