Seminari
T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje: Burimet e Zotit të Caktuara në Mënyrë Hyjnore


“T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje: Burimet e Zotit të Caktuara në Mënyrë Hyjnore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje: Burimet e Zotit të Caktuara në Mënyrë Hyjnore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia: Mësimi 165

T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje

Burimet e Zotit të Caktuara në Mënyrë Hyjnore

A young woman in Thailand sits on a couch studying.  In some shots her father is with her.

Për shkak se jetojmë në një kohë kur shumë veta “e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën” (Isaia 5:20), mund të jetë e vështirë ta dalloni të vërtetën. Megjithatë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e kanë siguruar ndihmën e nevojshme. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë të vërtetën nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë siguruar me dashuri.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të konsiderojnë se te cilat burime duhet të drejtohen kur kanë një pyetje në lidhje me sa vijon: detyrat e shtëpisë, një interes ose pasion, ngjarje historike, ungjillin dhe Kishën e Shpëtimtarit. Ftojini ata të përsiatin se përse drejtohen te burimet që përcaktuan.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë është e vërtetë?

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një send ose figurë që është e rreme. Për shembull, mund të paraqitni figurën brenda mësimit të çiklistit dhe të ariut. Kërkojuni nxënësve të thonë a e besojnë se figura është e vërtetë. Më pas paraqiteni figurën e saktë që tregon vetëm çiklistin.

Biking in the Mountains
Biking in the Mountains
  • Kur ke parë ose lexuar diçka që të bëri ta vësh në dyshim a ishte e vërtetë?

  • Çfarë mund të na e bëjë të vështirë ta dallojmë të vërtetën në kohën tonë?

Nëpërmjet profetit Isaia, Zoti na paralajmëroi për një problem me të cilin do të përballeshim në kohën tonë që do të na e bënte të vështirë ta dallonim të vërtetën. Lexo tek Isaia 5:20, duke kërkuar atë që dha mësim Zoti.

  • Kur ke parë që diçka e keqe të quhet “e mirë” ose diçka e mirë të quhet “e keqe”?

Për ta zgjeruar diskutimin, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “In Search of Truth” [“Në Kërkim të së Vërtetës”] (3:03), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 1:27. Ose mund t’i ftoni nxënësit ta lexojnë thënien më poshtë, që përmban mësime të ngjashme. Ftojini nxënësit të kërkojnë çdo arsye tjetër përse mund të jetë e vështirë ta dallojmë të vërtetën.

3:3

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë nevojën për kujdes kur të bëjnë dallimin mes së vërtetës dhe të gabuarës, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, shpjegoi:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Ne jetojmë në një kohë kur informacioni përhapet dhe komunikohet gjerësisht. Por jo i gjithë ky informacion është i vërtetë. Ne kemi nevojë të jemi të vëmendshëm kur e kërkojmë të vërtetën dhe kur zgjedhim burime për atë kërkim. Nuk duhet ta konsiderojmë famën ose pozitën laike si burime të kualifikuara të së vërtetës. Ne duhet të jemi të vëmendshëm kur mbështetemi tek informacioni ose këshilla e ofruar nga yjet e fushave të argëtimit, sportistët me famë apo burime anonime në internet. Ekspertiza në një fushë nuk duhet të merret si ekspertizë mbi të vërtetën për tema të tjera.” (“E Vërteta dhe Plani”, Liahona, nëntor 2018, f. 25)

Pyete veten për sa vijon:

  • Sa siguri ndien në aftësinë tënde për të dalluar të vërtetën?

  • Kujt mund t’i mirëbesosh për të të dhënë përgjigje të sakta për pyetjet në lidhje me ungjillin dhe Kishën?

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe dëshirojnë të na ndihmojnë ta dallojmë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është. Gjatë gjithë mësimit të sotëm, kushtoju vëmendje pëshpëritjeve të Shpirtit për të të ndihmuar të dallosh atë që Ata kanë siguruar për ne.

Burimet e caktuara në mënyrë hyjnore

Lexoji paragrafët 11 dhe 12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” në materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) dhe shenjoji mësimet që mendon se janë të rëndësishme t’i dish kur kërkon përgjigje për pyetjet e tua.

Mund t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë një partneri atë që gjetën dhe arsyen përse e konsiderojnë të rëndësishme.

Ftojini nxënësit ta përmbledhin atë që mësuan me klasën. Ata mund të tregojnë të vërteta si:

  • Zoti na ka dhënë burime të caktuara në mënyrë hyjnore për të na ndihmuar të gjejmë përgjigje dhe drejtim.

  • Zoti do të na ndihmojë ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara ndërsa drejtohemi te burimet e Tij të caktuara në mënyrë hyjnore, duke përfshirë kërkimin e udhërrëfimit nga Fryma e Shenjtë.

  • Përse mendon se është e rëndësishme të mbështetemi te burimet e Zotit të caktuara në mënyrë hyjnore ndërsa kërkojmë përgjigje për pyetjet tona?

Bëj dallimin ndërmjet të vërtetës dhe të gabuarës

Për t’u dhënë nxënësve një shembull të mënyrës se si Zoti na ndihmon ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara, ju mund të studioni rrëfimin e shkrimit të shenjtë për Satanin që përballet me Moisiun te Moisiu 1. Merreni parasysh të paraqitni figurën brenda mësimit të Satanit që përballet me Moisiun. Pyetini nxënësit se çfarë dinë ose çfarë mbajnë mend rreth këtij rrëfimi.

Pasi Moisiu foli me Perëndinë ballë për ballë, Satani erdhi dhe u përpoq ta mashtronte Moisiun që të adhuronte atë (shih te Moisiu 1:12).

Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në dyshe. Nxënësit mund t’i studiojnë vargjet më poshtë individualisht dhe më pas t’ia tregojnë njëri-tjetrit përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

Lexo te Moisiu 1:13–16, duke kërkuar mënyrën se si Moisiu ishte në gjendje ta bënte dallimin ndërmjet Satanit dhe Perëndisë.

  • Çfarë gjete?

  • Si mund ta lidhim përvojën e Moisiut me jetën tonë ndërsa zgjedhim burime për të gjetur të vërtetën dhe përgjigje për pyetjet tona?

    Nxënësit mund të përgjigjen me përgjigje të tilla si: ne mund ta përcaktojmë të vërtetën duke reflektuar mbi përvojat tona me Perëndinë; ne mund të mbështetemi te Perëndia si burimi ynë përfundimtar i së vërtetës; ose Perëndia mund të na ndihmojë të dallojmë ndërmjet dritës dhe errësirës.

    Mund të shfaqni pjesën e mbetur të materialit filmik “In Search of Truth” [“Në Kërkim të së Vërtetës”], nga kodi kohor 1:27 deri në 3:03. Nxënësit mund të kërkojnë dhe të tregojnë cilat burime përdorën njerëzit në materialin filmik për ta gjetur të vërtetën.

    3:3

    Nëse është e dobishme, merreni parasysh ta paraqitni pyetjen vijuese dhe t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në një fletë të vogël letre. Nxënësit mund t’i palosin letrat e tyre dhe t’i vendosin ato në një enë. Nxënësit mund të nxjerrin më pas disa përgjigje që i shkruan nxënësit e tjerë dhe t’i lexojnë.

  • Për çfarë je mirënjohës që di, gjë të cilën nuk do ta dije pa burimet e caktuara në mënyrë hyjnore që Ati Qiellor i ka siguruar në kohën tonë? Përse?

Ushtrohu

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ushtrohen për t’u drejtuar te burimet e caktuara në mënyrë hyjnore që të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre.

Organizojini nxënësit në dyshe ose grupe të vogla dhe paraqitini pohimet vijuese. Nëse dëshironi, mund t’i përshtatni këto pohime për të plotësuar nevojat e nxënësve tuaj.

Zgjidh njërin nga pohimet e rreme vijuese, ose zgjidh një tëndin:

  • I rremë: Perëndisë nuk i intereson vërtet se si jetojmë për sa kohë që nuk i lëndojmë të tjerët.

  • I rremë: Kjo jetë është gjithçka kemi. Ne nuk ekzistonim para se të lindnim dhe nuk do të ekzistojmë pasi të vdesim.

  • I rremë: Ne nuk kemi vërtet nevojë për Librin e Mormonit meqë tashmë kemi Biblën.

Duke përdorur burimet e caktuara në mënyrë hyjnore, gjej pohimet që korrigjojnë pohimin e rremë që zgjodhe. Shkruaje atë që gjen në ditarin tënd të studimit.

Sa vijon janë shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore që mund të marrësh parasysh t’i përdorësh:

  • Fragmentet e zotërimit doktrinor, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta

  • Tema dhe Pyetje te ChurchofJesusChrist.org

  • Fjalime të konferencave të përgjithshme

  • Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

  • Prindërit e tu ose një udhëheqës/e i/e Kishës

    Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, merreni parasysh të jepni burimet vijuese si shembuj:

    • Perëndisë nuk i intereson vërtet se si jetojmë për sa kohë që nuk i lëndojmë të tjerët. (Eksodi 20:3–17; “Urdhërimet” tek Tema dhe Pyetje)

    • Kjo jetë është gjithçka që kemi. Ne nuk ekzistonim para se të lindnim dhe nuk do të ekzistojmë pasi të vdesim. (Abraham 3:22–23; Jeremia 1:4–5; Jobit 19:25–26; “Plani i Shpëtimit” tek Tema dhe Pyetje)

    • Ne nuk kemi vërtet nevojë për Librin e Mormonit meqë tashmë kemi Biblën. (Ezekiel 37:15–17; 2 Nefi 29:6–10; “Libri i Mormonit” tek Tema dhe Pyetje)

    Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit të shkruajnë në tabelë pohime të vërteta për secilin prej këtyre pohimeve të rreme.

    Ftojini nxënësit të tregojnë se te cilat burime u drejtuan dhe çfarë gjetën nga këto burime. Nxënësit mund të tregojnë edhe atë që bënë për të gjetur përgjigjet e tyre.

    Për ta përmbyllur orën mësimore, merreni parasysh të bëni pyetjen në vijim. Nëse dëshironi, mund të jepni edhe përvojën ose dëshminë tuaj për burimet e caktuara në mënyrë hyjnore të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Çfarë mësove sot rreth burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na i kanë dhënë me dashuri?