“Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia
Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia
Vështrim i Përgjithshëm
Pjesëmarrja në zotërimin doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndërtojnë themelin e tyre shpirtëror mbi Jezu Krishtin. Si pjesë e zotërimit doktrinor, nxënësit do të mësojnë fragmente kyçe të shkrimit të shenjtë si edhe do të mësojnë dhe do të zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore: veproni me besim, shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe kërkoni njohuri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Këto parime mund t’i ndihmojnë ata të trajtojnë pyetje ose shqetësime ndërkohë që ruajnë besimin te Jezu Krishti.
Sugjerime për ritmin mësimor: Mund të jetë më mirë t’i jepni këto mësime nga fillimi i vitit shkollor. Nëse nxënësit tuaj kanë tashmë njohuri për zotërimin doktrinor nga vitet e mëparshme, mund të merrni parasysh të planifikoni Mësimin 161: “Forcimi i Themelit Tuaj Shpirtëror” në mes të vitit shkollor. Ky mësim mund të përdoret për t’u kujtuar nxënësve konceptet e rëndësishme që lidhen me zotërimin doktrinor ndërsa vazhdojnë studimet e tyre.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Forcimi i Themelit Tuaj Shpirtëror
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si zotërimi doktrinor mund ta bekojë jetën e tyre dhe t’i ndihmojë ata ta ndërtojnë themelin e tyre shpirtëror mbi Jezu Krishtin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargun te Helamani 5:12 përpara se të vijnë në orën mësimore. Nxënësit mund të kërkojnë bekimet e premtuara për ndërtimin e themelit të tyre mbi Jezu Krishtin.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Skenari në fillim të mësimit
-
Material filmik: “What Is Doctrinal Mastery?” [“Çfarë Është Zotërimi Doktrinor?”] (3:56)
Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të marrin udhërrëfim dhe zbulesë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë “Recognizing the Promptings of the Holy Ghost” [“Dallimi i Nxitjeve të Frymës së Shenjtë”] nga pjesa “Zbulesa” tek Tema dhe Pyetje në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ndërsa nxënësit lexojnë, ata mund të mendojnë për pyetjet që kanë rreth marrjes së zbulesës nga Ati Qiellor. Ata mund t’i sjellin pyetjet e tyre në orën mësimore. Si një alternativë përpos përdorimit të burimit Tema dhe Pyetje, nxënësit mund të lexojnë te Joseph Smith – Historia 1:10–13 dhe të kërkojnë atë që bëri Jozef Smithi për të kërkuar dhe për t’u përgatitur për të marrë zbulesë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet personale që nxënësit t’i përsiatin në fillim të mësimit, pyetja rreth telefonave inteligjentë në mes të mësimit
-
Sende për t’u paraqitur: Një telefon inteligjent ose një figurë e një telefoni inteligjent
-
Materiale: Figurat e telefonave inteligjentë nga fletushka në mësim
-
Material filmik: “Receiving Revelation” [“Marrja e Zbulesës”] (4:17)
Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim te Jezu Krishti teksa kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre për ungjillin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsëritin paragrafët 5–7 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Ata mund të përgatiten për të treguar përse mendojnë se veprimet tona janë të rëndësishme kur kërkojmë përgjigje për pyetjet ose shqetësimet rreth ungjillit.
-
Figura: Gruaja nga Sarepta; Naamani; Enoku
-
Material filmik: “Veproni me Besim: Gurgdhendësi” (4:57)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për këshillën që mund të japin nxënësit te pjesa “Veprimet që tregojnë besimin tonë te Jezu Krishti” e mësimit
Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i shqyrtojnë konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një mësim me sende ose analogji që mund të ilustrojë vlerën e të parit të gjërave nga një këndvështrim i ndryshëm. Atyre mund t’u jepet mundësia t’i japin idetë e tyre në fillim të orës mësimore.
-
Figura: Dy sende që duken të dyja si të vërteta nga një këndvështrim i kufizuar; po të njëjtat sende nga një këndvështrim tjetër që tregon se njëri është i vërtetë dhe tjetri nuk është
-
Materiale: Fletë letre për çdo nxënës
-
Material filmik: “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (2:56)
T’u Drejtohemi Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore që të na Ndihmojnë të Gjejmë Përgjigje
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kërkojnë të vërtetën nga burimet që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i kanë ofruar me dashuri.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të konsiderojnë se te cilat burime duhet të drejtohen kur kanë një pyetje në lidhje me sa vijon: detyrat e shtëpisë, një interes ose pasion, ngjarje historike, ungjillin dhe Kishën e Shpëtimtarit. Ftojini ata të përsiatin se përse drejtohen te burimet që përcaktuan.
-
Figura: Një figurë e rreme dhe një figurë e saktë nga fillimi i mësimit; Moisiu që përballet nga Satani
-
Material filmik: “In Search of Truth” [“Në Kërkim të së Vërtetës”] (3:03)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetja në fund të pjesës “Bëj dallimin mes të vërtetës dhe të gabuarës” të mësimit; tri thënie të rreme në pjesën “Ushtrohu” të mësimit
-
Materiale: Fletë e vogël letre për çdo nxënës; një enë ku nxënësit mund të vendosin letrat e tyre