“Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm: Përpjekja për t’i Parë Gjërat Siç i Sheh Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm: Përpjekja për t’i Parë Gjërat Siç i Sheh Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia: Mësimi 164
Shqyrtimi i Temave dhe Pyetjeve për Ungjillin me një Këndvështrim të Përjetshëm
Përpjekja për t’i Parë Gjërat Siç i Sheh Zoti
Ne mund të mos gjejmë gjithmonë përgjigje të menjëhershme për pyetjet tona ose zgjidhje për problemet tona dhe kjo është në rregull. Këto çaste janë mundësi për të mirëbesuar tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ata shohin atë që ne nuk mund ta shohim. Ata dinë atë që ne nuk e dimë. Ndërsa përpiqemi t’i shohim gjërat siç i shohin Ata, ne fillojmë t’i shohim pyetjet dhe shqetësimet tona në një dritë të ndryshme. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shqyrtojnë konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një mësim me sende ose analogji që mund të ilustrojë vlerën e të parit të gjërave nga një këndvështrim i ndryshëm. Atyre mund t’u jepet mundësia t’i japin idetë e tyre në fillim të orës mësimore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Këndvështrimi
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për një mësim me sende ose analogji që mund të ilustrojë vlerën e të parit të gjërave nga një këndvështrim i ndryshëm. Ftojini ata t’ia tregojnë idetë e tyre klasës. Ose mund të paraqitni figurat e përfshira të titulluara “Shtëpitë – Këndvështrim i Kufizuar” dhe t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë pyetjet vijuese me një partner:
-
Nëse mund të zgjedhësh një nga këto shtëpi tek e cila të banoje, kë do të zgjidhje? Përse?
Paraqiteni pjesën e dytë të figurave të përfshira të titulluar “Shtëpitë – Këndvështrim i Detajuar” dhe ftojini nxënësit të diskutojnë pyetjen e radhës.
-
Si ndikon kjo perspektivë e shtuar në zgjedhjen tënde?
-
Cilat janë situatat që mund të na ndihmojnë ndërsa i hasim kur i shohim gjërat me këndvështrime të ndryshme?
Imagjino sikur këto shtëpi përfaqësojnë pyetjet tona për ungjillin ose situata të jetës.
-
Përse mund të jetë e rrezikshme të arrijmë në përfundime në lidhje me pyetjet ose situatat pa u përpjekur t’i shohim ato nga një këndvështrim më i gjerë?
Gjatë gjithë kursit të seminarit, nxënësit mund të kenë përcaktuar pyetje ose shqetësime vetjake për ungjillin. Nëse po, ftojini ata të mendojnë për një nga pyetjet e tyre. Nëse jo, mund t’i ftoni ata të ndalen tani për të marrë parasysh pyetjet ose shqetësimet që mund të kenë ata ose të tjerë. Ftojini nxënësit të reflektojnë plot lutje gjatë gjithë mësimit mbi mënyrën se si një këndvështrim i përjetshëm mund t’i ndihmojë ata të gjejnë përgjigje, zgjidhje ose të paktën më shumë paqe.
Lexoji paragrafët 8–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023), duke kërkuar atë që mëson rreth shqyrtimit të koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm.
Kur nxënësit ta kenë mbaruar leximin, ftojini ata ta tregojnë atë që mësuan. Ndërsa flasin, mund të bëni një ose dy pyetje për ndjekjen e ecurisë si:
-
Çfarë di ti rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që të shtyn të provosh t’i shohësh gjërat siç i shohin Ata?
-
Çfarë këshille do të jepje për t’i ndihmuar njerëzit t’i shohin pyetjet ose situatat e tyre me një këndvështrim të përjetshëm?
-
Cilat fragmente të zotërimit doktrinor ose fragmente të tjera të shkrimit të shenjtë të ndihmojnë t’i shohësh gjërat me një këndvështrim të përjetshëm?
Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë listën e fragmenteve të zotërimit doktrinor në materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor për t’i ndihmuar ata t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme.
Pas këtij diskutimi, jepini secilit nxënës një copë letër. Ftojini nxënësit të shkruajnë një përmbledhje me një fjali të asaj që kanë mësuar rreth shqyrtimit të koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm. Kur secili të ketë shkruar diçka, ftojini nxënësit t’i shkëmbejnë letrat në mënyrë rastësore me sa më shumë nxënës të ndryshëm që munden për 10 sekonda derisa ju të thoni “ndal”.
Thërritni emrin e disa nxënësve që të lexojnë fjalinë e shkruar në letrën që morën. Bashkërisht, nxënësit mund të kenë thënë diçka si: Shqyrtimi i pyetjeve tona me një këndvështrim të përjetshëm do të na ndihmojë t’i shohim ato më shumë siç i sheh Zoti.
Këshillojini nxënësit ta mbajnë letrën që morën. Këto do të përdoren më vonë në mësim.
Shembuj të një këndvështrimi të përjetshëm
Zgjidh një nga shembujt vijues nga shkrimet e shenjta. Kërko mënyrën se si një këndvështrim i përjetshëm ndikoi në pikëpamjen e tyre për këta individë.
Para se nxënësit ta fillojnë studimin e tyre, mund të jepni kontekst shtesë për secilin shembull. Atyre që lexojnë tregimin e Adamit dhe Evës, mund t’u shpjegoni se disa njerëz e shohin Rënien si diçka negative për shkak se ajo solli për herë të parë mëkatin, vdekjen dhe sprovat në botë. Për sa i përket Jobit, mund të tregoni se shumë pjesëtarë të familjes së tij ndërruan jetë, ai humbi zotërimet e tij dhe përjetoi sprova shëndetësore të rënda.
-
Adami dhe Eva shpjegojnë Rënien. Moisiu 5:10–11
-
Jobi jep dëshminë e tij gjatë sprovave. Jobit 19:25–26
-
Çfarë prove pe që ky person e shihte situatën e tij ose të saj brenda kontekstit të planit të Shpëtimit të Atit Qiellor?
-
Si ndikoi dëshmia e këtij personi për Krishtin në mënyrën se si ai e pa situatën?
Pasi nxënësit ta tregojnë atë që gjetën, merreni parasysh t’i pyesni:
-
Cilët janë disa shembuj nga jeta e Jezu Krishtit ku Ai u përball me një situatë me një këndvështrim të përjetshëm?
Nëse kanë nevojë për ndihmë me gjetjen e një shembulli, mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë tek Isaia 53:3–5, 10 dhe të diskutojnë arsyen përse, nga një këndvështrim i përjetshëm, “i pëlqeu Zotit ta rrihte [me mundime]” (Isaia 53:10). (Megjithëse Ati Qiellor trishtohej kur e shihte Jezu Krishtin të vuante, këndvështrimi i Tij i përjetshëm e lejoi Atë të shihte se Shlyerja e Birit të Tij ishte një pjesë thelbësore e planit të shpëtimit për të gjithë fëmijët e Tij.)
Përsiat nëse ka situata me të cilat po përballesh ku ndjekja e shembujve të Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit mund të të ndihmojë t’i shohësh gjërat me një këndvështrim të përjetshëm.
Nxënësit gjithashtu mund të kenë dobi nga të parit e një shembulli të ditëve të sotme të dikujt që i sheh pyetjet dhe rrethanat e tij me një këndvështrim të përjetshëm. Merreni parasysh të shihni “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (2:56), që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Në këtë material filmik, një e re shqyrton pyetjen: “Nëse vërtet ka një Perëndi të dashur, përse do t’i lejonte Ai njerëzit që të vuajnë?” Pas materialit filmik, nxënësit mund të tregojnë pikëpamjet shtesë që kanë fituar rreth shikimit të gjërave me një këndvështrim të përjetshëm.
Ushtrohu
Për veprimtarinë e radhës, nxënësit mund të përdorin të njëjtat letra që morën më parë pasi të kalojnë përqark një përmbledhje me një fjali të një këndvështrimi të përjetshëm.
Shkruaj një pyetje ose situatë me të cilën mund të përballet një adoleshent, që do të ishte e dobishme të shihej me një këndvështrim të përjetshëm.
Pasi çdo nxënës të ketë shkruar diçka, ftojini ata sërish të vazhdojnë të shkëmbejnë letra për 10 sekonda derisa ju të thoni “ndal”. Nxënësit mund të vendosen më pas në dyshe për pjesën e mbetur të veprimtarisë.
Me një partner, diskuto një ose të dyja çiftet vijuese të pyetjeve në lidhje me atë që është shkruar në letrat që more. Vër re që pyetja e parë në secilin çift vjen nga paragrafi 8 i pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
-
Çfarë di unë tashmë për Atin Qiellor, planin e Tij dhe mënyrën se si Ai i trajton fëmijët e Tij?
Si mund ta ndryshojë kjo mënyrën se si shihet pyetja ose situata?
-
Cilat mësime të ungjillit e qartësojnë ose lidhen me këtë koncept apo çështje?
Cili është një shkrim i shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që e mbështet këtë mësim?
Pasi t’i diskutosh përgjigjet e tua, shkruaj një përgjigje të shpejtë në fletët e tua.
Kur nxënësit të kenë mbaruar, kërkoni që disa vullnetarë t’ia lexojnë pyetjen ose situatën në letrën e tyre klasës, më pas të tregojnë përgjigjet që kanë shkruar. Mund t’i kërkoni pjesës tjetër të klasës pikëpamje shtesë që mund ta ndihmojnë një adoleshent ta shohë pyetjen ose situatën me një këndvështrim të përjetshëm.
Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor mund të na ndihmojë t’i shohim gjërat nga këndvështrimi i Tij ndërsa drejtohemi tek Ai. Mund të tregoni gjithashtu se në kohët kur mendojmë se nuk mund ta shohim ende atë që sheh Ai, ne mund të mirëbesojmë gjithsesi tek Ai (shihni te Fjalët e Urta 3:5–6). Inkurajojini nxënësit të përpiqen vazhdimisht t’i shqyrtojnë pyetjet dhe situatat e tyre me një këndvështrim të përjetshëm.