Seminari
Daniel 2: “Një Mbretëri që Nuk do të Shkatërrohet Kurrë”


“Daniel 2: ‘Një Mbretëri që Nuk do të Shkatërrohet Kurrë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Daniel 2: ‘Një Mbretëri që Nuk do të Shkatërrohet Kurrë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Daniel 1–7: Mësimi 143

Daniel 2

“Një Mbretëri që Nuk do të Shkatërrohet Kurrë”

The Old Testament King Nebuchadnezzar is depicted sitting on his throne in front of the prophet Daniel. Daniel stands as he interprets the king's dream. In the background, depictions from the king's dream can be seen such as the great image and a stone cut from the mountain without hands getting ready to destroy the image. (The stone represents the latter-day kingdom of God.)

Zoti i tregoi Danielit një vegim të ditëve të mëvonshme kur Zoti do të ngrinte mbretërinë e Tij mbi tokë. Mbretëria e Zotit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, do ta mbushë tokën dhe do të qëndrojë përgjithmonë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre për Rivendosjen hyjnore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin njërën nga idetë vijuese për ta përgatitur për këtë mësim:

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dëshmia e Rivendosjes

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të thonë çdo pyetje që mbajnë mend që bëhet gjatë një interviste për rekomandimin e tempullit. Nëse është e dobishme, mund t’i drejtoni te pyetjet për rekomandimin e tempullit në shtojcën e broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Pasi nxënësit të kenë thënë disa pyetje që i mbajnë mend, mund të shkruani pyetjen vijuese në tabelë.

Mendo rreth mënyrës se si do t’i përgjigjeshe pyetjes vijuese për rekomandimin e tempullit:

  • A ke një dëshmi për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit?

Sipas nevojës, shpjegoni se Rivendosja është “Rivendosja nga Perëndia e të vërtetave dhe ordinancave të ungjillit të tij mes njerëzve në tokë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Rivendosje e Ungjillit”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

Merreni parasysh të shkruani Pse ose pse jo? pas pyetjes në tabelë. Ftojini nxënësit të përsiatin përgjigjet e tyre për të dyja pyetjet.

Ndërsa studion te Daniel 2 sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të dallosh të vërtetat që mund të ta forcojnë dëshminë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e rivendosën Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mbi tokë.

Ëndrra e mbretit Nebukadnetsar

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë kontekstin e kapitullit te Daniel 2, një nxënës mund të lexojë ose të përmbledhë informacionin vijues. Përndryshe, mund të shihni “God Gave Them Knowledge” [“Perëndia u Dha Atyre Njohuri”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 6:17 deri në 13:00.

13:49

Mbreti Nebukadnetsar i Babilonisë pa një ëndërr që e shqetësoi. Asnjë nga dijetarët e tij nuk mund t’i thoshte se çfarë tregonte ëndrra ose si ta interpretonte atë. Për rrjedhojë, mbreti urdhëroi që të vriteshin të gjithë dijetarët e tij, përfshirë Danielin. Para se të mund të ndodhte kjo, Perëndia ia zbuloi ëndrrën dhe interpretimin e saj Danielit (shih te Daniel 2:1–26).

Para se ta tregonte atë që Perëndia i kishte zbuluar rreth ëndrrës, Danieli i mësoi mbretit se Perëndia ishte burimi i interpretimit. Danieli zbuloi gjithashtu se ëndrra kishte të bënte me “atë që do të ndodhë ditët e fundit” (Daniel 2:28).

ikona e seminarit Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla. Jepini çdo grupi një kopje të fletushkës së titulluar “Ëndrra e Mbretit Nebukadnetsar”. Më pas, paraqitini udhëzimet më poshtë, duke u dhënë nxënësve kohë për ta përfunduar secilin hap para se të paraqitni hapin dy.

  1. Lexo te Daniel 2:31–43 dhe emërtoji elementet e ëndrrës së mbretit Nebukadnetsar në fletushkë me interpretimet që zbulon. Përfshiji vargjet ku i gjete interpretimet.

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë se mbretëria babilonase e mbretit Nebukadnetsar ishte koka e artë (vargu 38). Pjesët e tjera të figurës (ose statujës) përfaqësojnë mbretëritë e tjera që do të vinin pas Babilonisë.

ikona e zotërimit doktrinor Daniel 2:44–45 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  1. Lexo te Daniel 2:44–45, duke kërkuar fjalët dhe frazat që përshkruajnë gurin. Shkruaji këto fjalë përreth gurit në fletushkën tënde.

Ndërsa nxënësit e lexojnë thënien vijuese, ftojini ata ta shkruajnë atë që përfaqëson guri brenda gurit në fletushkën e tyre.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë përfaqëson guri:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Kisha [e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] është ajo mbretëri e profetizuar e ditëve të mëvonshme, jo e krijuar nga njeriu, por e ngritur nga Perëndia i qiellit dhe që rrokulliset si guri që ‘shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut’ për të mbushur tokën [Daniel 2:45; shih edhe vargun 35].” (“Përse Kisha”, Liahona, nëntor 2015, f. 111)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Kishës së rivendosur të Perëndisë nga ky pohim dhe nga zbulesa e Zotit për Danielin?

    Duke përdorur fjalët e nxënësve, ndihmojini ata të përcaktojnë që Perëndia themeloi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që do të mbushë të gjithë tokën dhe të qëndrojë përgjithmonë.

    Merreni parasysh që Zoti Vetë shpalli se ungjilli i Tij do të mbushte të gjithë tokën (shih te Doktrina e Besëlidhje 65:2). Nxënësit mund të bëjnë referencë-kryq ose të lidhin vargun te Doktrina e Besëlidhje 65:2 me vargun te Daniel 2:35. Ju mund të shpjegoni se “mbushi tërë tokën” (Daniel 2:35) nuk do të thotë se kushdo do t’i bashkohet Kishës së Zotit, por që ajo do të përhapet anembanë tokës (shihni te 1 Nefi 14:12–14).

  • Si na ndihmojnë frazat te Daniel 2:44–45 ta kuptojmë këtë të vërtetë?

Guri rrokulliset përpara

Pasi interpretoi ëndrrën e Mbretit Nebukadnetsar, Danieli dha dëshminë e tij se ishte “e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt” (Daniel 2:45). Ndërsa zhvillojmë dëshmitë vetjake, të vërtetat e Kishës së rivendosur të Shpëtimtarit mund të bëhen të sigurta për ne nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Presidenti Rasëll M. Nelson, tregoi se çfarë duhet të bëjmë për të zhvilluar dëshmi të sigurta për vete:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Tani, si Presidenti i Kishës së Tij, unë ju lutem juve. … Kryejeni punën shpirtërore për t’i zbuluar … vetë [që Kisha e Shpëtimtarit është rivendosur] dhe ju lutem, bëjeni tani. Koha po mbaron.” (“Eja, Më Ndiq”, Liahona, maj 2019, f. 91)

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të marrin parasysh se çfarë pune shpirtërore nevojitet të bëjnë për të forcuar dëshminë e tyre për Rivendosjen hyjnore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla për të bërë veprimtarinë.

Ndihmojini nxënësit të gjejnë materialin Proklamata mbi Rivendosjen. Ai mund të gjendet te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në disa ditarë të studimit. Mund të siguroni kopje në letër për nxënësit që nuk kanë qasje në të. Si një alternativë ndaj proklamatës, mund të shfaqni materialin filmik “Dëgjojeni Atë”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 17:05 deri te 22:55.

24:24
  1. Lexoje materialin “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”. Kërko të vërtetat që ka zbuluar Shpëtimtari dhe ngjarjet që sollën rivendosjen e Kishës së Tij.

  2. Diskuto përse këto të vërteta dhe ngjarje janë të rëndësishme për Rivendosjen e Kishës së Shpëtimtarit.

  3. Diskutoje punën shpirtërore që mund të bëjë dikush për të forcuar dëshminë e tij që Jezu Krishti e rivendosi Kishën e Tij.

Pas një kohe të mjaftueshme, vëreni secilin grup të tregojë një të vërtetë ose ngjarje që i bëri përshtypje. Ftojini ata të tregojnë përse është e rëndësishme të kenë një dëshmi për këtë të vërtetë ose ngjarje dhe punën shpirtërore që mund të bëjë dikush për ta fituar ose forcuar dëshminë e tij për të.

Pasi secili grup të ketë pasur mundësi për të folur, ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Për cilën të vërtetë ose ngjarje të Kishës së rivendosur të Shpëtimtarit do të doje ta forcoje dëshminë tënde?

  • Çfarë pune shpirtërore mund të bësh për ta forcuar dëshminë tënde për Rivendosjen hyjnore të Kishës nga Shpëtimtari?

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet te Daniel 2:44–45 është “Perëndia do të ‘nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë’”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.