Seminari
Daniel 1–7: Vështrim i Përgjithshëm


“Daniel 1–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Daniel 1–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Daniel 1–7

Daniel 1–7

Vështrim i Përgjithshëm

Megjithëse ishin shërbëtorë në një vend të huaj, Danieli, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego qëndruan të patundur në bindjen ndaj ligjeve të Zotit dhe Ai i mbrojti dhe i bekoi ata. Zoti i tregoi Danielit një vegim të ditëve të mëvonshme kur Ai do të ngrinte mbretërinë e Tij mbi tokë. Mbretëria e Zotit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, do ta mbushë tokën dhe do të qëndrojë përgjithmonë.

ikona e seminaritJepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit. Ndërsa nxënësit përpiqen të mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në shkrimet e shenjta, ata mund të arrijnë t’i njohin dhe t’i duan Ata. Ju mund t’i ndihmoni nxënësit tuaj të mësojnë ta bëjnë këtë duke krijuar pyetje kërkimore që i ndihmojnë ata të përcaktojnë titujt, rolet dhe cilësitë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Një shembull i mënyrës se si bëhet kjo, mund të gjendet te Mësimi 142: “Daniel 1”.

Për më shumë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 7).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Daniel 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të forcojnë zotimin e tyre për t’iu bindur Fjalës së Urtësisë të Zotit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë vështrimin e përgjithshëm për termin “Fjala e Urtësisë” te Topics and Questions [Tema dhe Pyetje] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Inkurajojini të diskutojnë mënyrën se si ata ose të tjerët janë bekuar duke e zbatuar Fjalën e Urtësisë së Zotit.

  • Material filmik: “God Gave Them Knowledge” [“Perëndia u Dha Atyre Njohuri”] (13:49) nga kodi kohor 0:52 deri në 5:15

  • Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve për nxënësit që nuk kanë qasje në të; letër dhe shenjues ose lapsa me ngjyra për nxënësit që të bëjnë afishe

Daniel 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre për Rivendosjen hyjnore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin njërën nga idetë vijuese për ta përgatitur për këtë mësim:

    • Të bëjnë një listë të ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur si pjesë e Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

    • Të bëjnë një listë të të vërtetave që keni mësuar për shkak të Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

      Mund të sugjeroni që nxënësit të flasin me pjesëtarët e familjes ose udhëheqësit e Kishës për t’i ndihmuar ata të bëjnë listat e tyre.

  • Materiale filmike: “God Gave Them Knowledge” [“Perëndia u Dha Atyre Njohuri”] (13:49) nga kodi kohor 6:17 deri në 13:00; “Dëgjojeni Atë” (24:23) nga kodi kohor 17:05 deri në 22:55

  • Fletushkë: “Ëndrra e Mbretit Nebukadnetsar

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për plotësimin e fletushkës

  • Materiale për nxënësit: Kopje të materialit “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës

Daniel 3

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për të mirëbesuar te Jezu Krishti pavarësisht rezultatit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për dishepujt besnikë të Krishtit që u çliruan mrekullisht nga sprovat e tyre. Më pas, vërini ata të mendojnë për dishepuj të tjerë besnikë që nuk u çliruan. Ata mund të përsiatin atë që u mësojnë këto rrëfime rreth mirëbesimit te Zoti.

  • Materiale filmike: “Because I Live, Ye Shall Live Also” [“Sepse Unë Jetoj, Edhe Ju do të Jetoni”] (11:26) nga kodet kohore 4:04 deri në 4:55 dhe 4:55 deri në 5:23; “Shadrach, Meshach, and Abed-nego” [“Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego”] (1:39)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet për vetëvlerësimin afër fillimit të mësimit

  • Figura: Idhulli i artë që ndërtoi Mbreti Nebukadnetsar; Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego në furrën e zjarrit

Daniel 6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë dhe të tregojnë të vërtetat e ungjillit nga kapitulli tek Daniel 6.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi historitë nga shkrimet e shenjta që i kanë mësuar nga Dhiata e Vjetër në studimin e tyre këtë vit. Ata mund të përzgjedhin një histori që ka qenë kuptimplotë për ta dhe të përgatiten për të treguar një të vërtetë të ungjillit që historia i ndihmoi ta kuptojnë.

  • Histori për t’u treguar: Një përrallë ose tregim popullor nga i cili nxënësit mund të përcaktojnë një moral

  • Materiale filmike: “Things That Matter Most” [“Gjërat që Kanë më Shumë Rëndësi”] (0:33) nga kodi kohor 0:00 deri në 0:22; “Daniel and the Lions’ Den” [“Danieli dhe Gropa e Luanëve”] (1:46)

  • Figura: Figurat e Danielit nga artikulli “Daniel and the Lions” [“Danieli dhe Luanët”] (Friend, nëntor 2018, FJ4–FJ6)

  • Fletushkë: “Historitë nga Shkrimet e Shenjta Japin Mësim të Vërtetat e Ungjillit