Seminari
Moisiu 1:27–42: “Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”


“Moisiu 1:27–42: ‘Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Moisiu 1:27–42: ‘Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Moisiu 1; Abraham 3: Mësimi 6

Moisiu 1:27–42

“Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”

fëmijë duke buzëqeshur

Nën drejtimin e Atit Qiellor, Jezu Krishti ka krijuar botë pa numër. Krijimet më madhështore të Atit Qiellor janë bijtë dhe bijat e Tij shpirtërore. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Atin Qiellor dhe veprën e Tij për t’u sjellë pavdekësinë dhe jetën e përjetshme të gjithë fëmijëve të Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi gjerësinë e krijimeve të Atit Qiellor dhe dashurinë që Ati Qiellor ka për secilin prej tyre. Një mënyrë se si mund ta bëjnë këtë, është të vështrojnë qiellin në një natë të kthjellët dhe të mendojnë se si ndihet Ati Qiellor rreth tyre mes shumë yjeve, planetëve dhe galaktikave që Ai ka krijuar.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bij dhe bija të vetëmlindura të Perëndisë

Merreni parasysh që të sillni në klasë një enë të vogël me rërë dhe një enë të vogël me ujë. Kërkojini një nxënësi të dalë përpara klasës dhe ta futë gishtin e vet brenda enës me ujë dhe më pas ta zhytë gishtin e lagur brenda enës me rërë. Përndryshe, mund t’u tregoni nxënësve figurën vijuese. Më pas kërkojuni nxënësve të llogaritin se sa kokrra rëre janë në duart e këtij personi.

duar duke mbajtur rërë

Lexo te Moisiu 1:27–29, duke kërkuar atë që Moisiu e krahasoi me rërën në bregdet dhe arsyen pse.

  • Çfarë të bën përshtypje nga kjo pamje?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë pafundësinë e krijimeve të Perëndisë, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “This Is My Work and Glory” [“Kjo Është Vepra dhe Lavdia Ime”], në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:53 deri në 1:31.

17:11

Për t’i ndihmuar nxënësit ta mendojnë veten në krijimet e Perëndisë dhe ta përgatitin mendjen për të marrë mësim nga Fryma e Shenjtë, ftojini ata të plotësojnë vlerësimin vijues të vetes.

Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Përse e krijoi Perëndia universin?

  • Përse Perëndia na krijoi ne?

  • Çfarë ndiej për Perëndinë dhe për atë që Ai bën për mua?

Ftojini nxënësit t’i zgjerojnë përgjigjet e tyre gjatë gjithë mësimit. Kujtojuni atyre se shënimi i mendimeve të veta në një ditar studimi mund të ndihmojë për ta ftuar ndikimin e Frymës së Shenjtë në të mësuarit e tyre.

Vepra dhe lavdia e Atit Qiellor

Lexo te Moisiu 1:30, duke i kërkuar dhe duke i shenjuar dy pyetjet që pati Moisiu kur pa tokën dhe bijtë dhe bijat e Perëndisë.

ikona e zotërimit doktrinor Moisiu 1:39 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo te Moisiu 1:31–33, 39, duke kërkuar mënyrën se si Zoti iu përgjigj pyetjeve të Moisiut.

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga përgjigjet e Perëndisë në këto vargje?

Mes të vërtetave që mund të gjejnë nxënësit, ndihmojini ata të përcaktojnë se vepra dhe lavdia e Perëndisë është të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e fëmijëve të Tij.

Për të mësuar se çfarë kuptojnë nxënësit rreth pavdekësisë dhe jetës së përjetshme, mund t’u kërkoni të tregojnë se si do t’i përkufizonin ato. Nëse është e dobishme, nxënësit mund të kërkojnë zërat “Pavdekshëm (i) Pavdekësi” dhe “Jetë e Përjetshme” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Tema dhe Pyetje në ChurchofJesusChrist.org. Përndryshe, mund të jepni përkufizimin vijues:

Pavdekësia është të jetosh përgjithmonë si qenie e ringjallur. “Jeta e përjetshme, ose ekzaltimi, është të bëhemi si Perëndia dhe të jetojmë në praninë e Tij përjetësisht si familje” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 1.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

  • Si mund të të ndihmojë e vërteta që gjendet te Moisiu 1:39, që të kuptosh pse e krijoi Perëndia tokën?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, shpjegoi qëllimin e krijimeve të Perëndisë.

19:30
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Ndërsa ne mund të shohim hapësirën e pafund të universit dhe të themi: ‘Çfarë është njeriu në krahasim me lavdinë e krijimit?’ Perëndia Vetë tha se ne jemi arsyeja pse Ai krijoi universin! Vepra dhe lavdia e Tij – qëllimi për këtë univers madhështor – është të shpëtojë dhe ekzaltojë njerëzimin. Me fjalë të tjera, hapësira e pafund e përjetësisë, lavditë dhe të fshehtat e hapësirës dhe kohës së pafund, të gjitha janë ndërtuar për dobinë e të vdekshmëve të zakonshëm si ju dhe unë. Ati ynë Qiellor e krijoi universin që ne të mund të arrijmë potencialin tonë si bij e bija të Tij.” (“Ju Keni Rëndësi për Të”, Liahona, nëntor 2011, f. 20)

  • Çfarë të ndihmon kjo thënie të kuptosh rreth Atit Qiellor?

  • Çfarë të ndihmon kjo thënie të kuptosh rreth vetes?

Ati Qiellor na ndihmon të marrim pavdekësinë dhe jetën e përjetshme

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla për veprimtarinë vijuese. Mund t’i jepni secilit grup një copë letër dhe t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë pyetjet vijuese në krye të letrës. Nxënësit më pas mund t’i shkruajnë përgjigjet e veta poshtë pyetjeve. Nëse është e mundur, mund t’i ftoni nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë që dëshmon për disa ose të gjitha përgjigjet e tyre.

  • Çfarë kanë bërë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të bërë të ndodhë pavdekësia jonë?

  • Çfarë kanë bërë Ata dhe vazhdojnë të bëjnë për të na ndihmuar të marrim jetën e përjetshme?

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë vetë, jepuni atyre kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëparshme. Më pas kërkojuni atyre ta zgjerojnë listën e tyre duke lexuar te Gjoni 3:16 dhe thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tregoi mënyra të tjera se si Ati Qiellor e bën të ndodhë pavdekësia dhe jeta jonë e përjetshme.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“[Ati Qiellor] na ka dhënë ungjillin dhe Kishën e Jezu Krishtit. Ai na ka dhënë planin e shëlbimit, planin e shpëtimit, madje planin e lumturisë. …

  • Ai na ka dhënë dhuratën e paçmueshme të Frymës së Shenjtë. …

  • Ai na ka dhënë të drejtë komunikimi me Të 24 orë në 7 ditët e javës nëpërmjet lutjeve me besim dhe përgjërimeve me qëllim të vërtetë.

  • Na ka dhënë apostuj dhe profetë bashkëkohorë, të cilët e nxjerrin në pah fjalën e Perëndisë në kohën tonë. …

  • Ai e ka rivendosur Kishën e Tij. …

  • Ai na ka dhënë shkrimet e shenjta – fjalën e Tij të shkruar për ne.

  • Na ka dhënë një mori mjetesh nga teknologjia bashkëkohore që të na ndihmojnë në udhën tonë drejt dishepullimit. …

Pse na ka dhënë Ati ynë Qiellor kaq shumë ndihmë? Ngaqë Ai na do. Dhe ngaqë, sikur[se] Ai e tha Vetë: ‘Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ (Moisiu 1:39).” (“Ati Ynë, Këshilltari Ynë”, Ensign, qershor 2016, f. 5; Mesazhi i Presidencës së Parë, qershor 2016, f. 1–2)

Ftojini nxënësit të përzgjedhin disa prej mënyrave që janë më kuptimplotat për ta ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese.

  • Si na ndihmojnë këto që të përparojmë drejt jetës së përjetshme?

  • Si të kanë ndihmuar disa nga këto mënyra për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor?

Ftoni nxënës të ndryshëm të tregojnë një mënyrë që zgjodhën, dhe përgjigjet e tyre për pyetjet e mësipërme. Kërkoni mënyra për t’i falënderuar dhe vlerësuar për përgjigjet e tyre. Nëse nxënësit nuk përqendrohen vetvetiu te Shpëtimtari, referojuni vargjeve te Gjoni 3:16 dhe Mosia 4:2 dhe kërkojuni nxënësve që të tregojnë se si i ndihmon Shpëtimtari ata të përparojnë dhe të bëhen më shumë si Ati Qiellor.

Vlerësim për Atin Qiellor

Për t’i ndihmuar nxënësit të ndiejnë një vlerësim më të madh për Atin Qiellor dhe veprën e Tij për të bërë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e tyre e përjetshme, ftojini ata të kërkojnë ndihmën e Zotit ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit. Përndryshe, nxënësit mund të bëjnë një shënim në ditar ku i shprehin vlerësimin e tyre Atit Qiellor për atë që Ai bën për ta.

  • Çfarë ke mësuar apo ndier sot që dëshiron ta kujtosh?

  • Çfarë ndien për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe atë që bëjnë Ata për të të ndihmuar të kthehesh tek Ata?

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh gjatë këtij mësimi referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është: “Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.