Seminari
Moisiu 1:1–11: “Unë Kam një Punë për Ty … Biri Im”


“Moisiu 1:1–11: ‘Unë Kam një Punë për Ty … Biri Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Moisiu 1:1–11: ‘Unë Kam një Punë për Ty … Biri Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Moisiu 1; Abraham 3: Mësimi 4

Moisiu 1:1–11

“Unë Kam një Punë për Ty … Biri Im”

Moisiu

Në një mal të lartë, Moisiu “pa Perëndinë ballë për ballë e foli me Të” (Moisiu 1:2). Perëndia i tha Moisiut: “Ti je biri im” (Moisiu 1:4) dhe “Unë kam një punë për ty” (Moisiu 1:6). Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se ata janë fëmijë të Perëndisë dhe se Ai ka një punë për ata që ta bëjnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin ose të shkruajnë atë që besojnë se është qëllimi i tyre në jetë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Diçka për t’u bërë nga ti

Shkruani në tabelë: “ (Emrin tuaj), kam diçka që dua ta bësh ti”. Pyetini nxënësit si ndihen kur dikush iu thotë se kanë diçka që duan ta bëjnë ata. Merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese.

  • A ndihesh ndryshe në varësi të personit që ta kërkon? Përse po ose përse jo?

  • Si do të ndiheshe po të ishte Perëndia personi që ta thotë? Përse?

    Ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të shkrimeve të shenjta.

  • A beson se Perëndia ka një punë për ty në këtë jetë? Përse po ose përse jo?

  • Sa mirë mendon se e di atë që Perëndia do që ti të bësh?

  • Çfarë mendon se do të të duhet të dish për Perëndinë dhe veten që ajo punë të jetë shtysëdhënëse?

Ndërsa nxënësit studiojnë kapitullin te Moisiu 1 në këtë mësim, ftojini ata të kërkojnë ndihmë nëpërmjet Frymës së Shenjtë që të dinë më shumë rreth vetes, Perëndisë dhe asaj që Ai do që ata të bëjnë në këtë jetë.

Shembulli i Moisiut

Ftojini nxënësit të gjejnë librin e Moisiut te Perla me Vlerë të Madhe. Shpjegoni se Perëndia e zbuloi Librin e Moisiut nëpërmjet Profetit Jozef Smith ndërkohë që ai punonte për përkthimin e frymëzuar të kapitujve te Zanafilla 1 deri te Zanafilla 6:13. Ai përmban fjalët që Perëndia e urdhëroi Moisiun t’i shënonte (Moisiu 1:40).

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Moisiut si kjo në vijim.

Moisiu ndan Detin e Kuq
  • Çfarë di rreth Moisiut dhe jetës së tij?

    Nëse është e nevojshme, shpjegoni se, përpara se Zoti të kryente mrekulli nëpërmjet Moisiut për ta nxjerrë popullin e tij nga skllavëria, Moisiu u lind si izraelit (një pjesëtar i popullit të besëlidhjes së Perëndisë), por u birësua nga një familje mbretërore egjiptiane. Përfundimisht atij iu desh të arratisej nga Egjipti drejt një toke të re për të shpëtuar jetën e vet, duke lënë familjen e vetme që kishte njohur.

  • Po të ishe në situatën e Moisiut, çfarë mendimesh mund të kishe rreth qëllimit për jetën tënde?

Ca kohë pasi Moisiu ishte arratisur nga Egjipti, Shpëtimtari iu shfaq Moisiut “ballë për ballë” (Moisiu 1:2). Jezu Krishti, duke qenë një me Atin Qiellor, i foli Moisiut sikur të ishte Perëndia, Ati. Prandaj, ne mund t’i lexojmë këto vargje për t’i kuptuar më mirë Atin dhe Birin. Moisiu mësoi shumë rreth Atit Qiellor dhe marrëdhënies së tij me Të që e shtynë atë të bënte një punë të rëndësishme. Për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë atë që mësoi Moisiu, vizatojeni grafikun që vijon në tabelë. Në këtë veprimtari, nxënësit mund ta kopjojnë grafikun në ditarët e tyre të studimit ose ta plotësojnë si klasë në tabelë.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

Moisiu

Lexo te Moisiu 1:1–11, duke imagjinuar se si do të ishte po ta kishe këtë përvojë. Në grafik, shkruaj se çfarë na mësojnë vargjet rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe Moisiut.

Një mënyrë alternative për t’i studiuar këto vargje është të shfaqni materialin filmik “I Am a Son of God” [“Unë Jam një Bir i Perëndisë”] nga kodi kohor 0:00 deri në 2:49. Pas materialit filmik, mund t’i ftoni nxënësit t’i lexojnë vargjet, duke kërkuar thënie ose hollësi të rëndësishme që nuk ishin në materialin filmik.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën në shkrimet e shenjta, ndërsa plotësuan grafikun dhe arsyen pse mund të jetë e rëndësishme ose kuptimplotë për ta. Nëse është e nevojshme, bëni pyetjet vijuese.

6:31
  • Çfarë të bëri përshtypje rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Përse?

    Ndërsa nxënësit flasin, kërkoni mënyra për ta theksuar madhështinë e Perëndisë. Mund t’u kërkoni nxënësve të vënë në dukje fraza që e theksojnë fuqinë e Tij.

  • Çfarë i tha Perëndia Moisiut në vargjet 4, 6–7 që gjen zbatim edhe për ty?

    Nxënësit mund të përcaktojnë një të vërtetë si: Ne jemi fëmijë të Perëndisë dhe Ai ka një punë për ne që ta bëjmë. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shënojnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta ose të shenjojnë frazat ku na mësohet kjo.

  • Në ç’mënyrë njohuria për madhështinë e Perëndisë e bën më kuptimplotë të qenit fëmija i Tij?

  • Si mund të na ndihmojë kuptueshmëria se jemi fëmijë të Perëndisë që të kuptojmë qëllimin ose qëllimet tona në këtë jetë?

Shënim: Mund të jetë e dobishme të dini se, në mësimin e radhës për vargjet te Moisiu 1:12–26, nxënësit do të studiojnë mënyrën se si kuptueshmëria e Moisiut për identitetin e tij si bir i Perëndisë, i dha atij fuqi për t’i bërë ballë tundimit të Satanit. Gjithashtu, mësimi te Zanafilla 1:26–27 javën në vijim do t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e identitetit dhe potencialit të tyre si bij dhe bija të prindërve qiellorë.

Puna që Perëndia ka për ne

Për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin se si Perëndia ka një punë të rëndësishme për secilin nga fëmijët e Tij, merreni parasysh të bëni veprimtarinë vijuese.

Vizato tri figura të thjeshta njerëzish në ditarin tënd të studimit. Mëso rreth punës që pati Perëndia për individët në shembujt vijues dhe emërtoji figurat e njerëzve. Pastaj shkruaji përgjigjet për pyetjet vijuese në krah të secilës figurë ose poshtë secilës.

  1. Moisiu. Kërko emrin “Moisi” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  2. Girishi (një burrë i lindur dhe i rritur në Nepal, i cili e gjeti ungjillin dhe përfundimisht u shpërngul në Jutë). Lexoje sa vijon ose shih materialin filmik “Unë Kam një Punë për Ty” (10:25) nga kodi kohor 0:18 deri në 1:12.

    10:25

“Vite më vonë, kur më shumë se 1500 refugjatë nga kampet në Nepal u shpërngulën në Jut[ë], Girishi u ndje i frymëzuar të jepte ndihmë. Me rrjedhshmërinë e gjuhës mëmë dhe kuptimin kulturor, Girishi shërbeu si përkthyes, mësues dhe këshillues. … U organizua një degë në gjuhën nepaleze dhe Girishi më vonë shërbeu si president i asaj dege. Ai gjithashtu qe mjet aktiv në përkthimin e Librit të Mormonit në gjuhën nepaleze.” (Xhon C. Pingri i Riu, “Unë Kam një Punë për Ty”, Liahona, nëntor 2017, f. 32)

  1. Një motër e shkurajuar. Lexoje sa vijon.

“Një ditë, një motër e shkurajuar u përgjërua: ‘Zot, cila është shërbesa ime vetjake?’ Ai u përgjigj: ‘Trego vëmendje ndaj të tjerëve’. … Që atëherë, ajo ka gjetur gëzim ndërsa ka treguar vëmendje ndaj atyre që harrohen rëndom dhe Perëndia ka punuar përmes saj për të bekuar shumë njerëz.” (Xhon C. Pingri i Riu, “Unë Kam një Punë për Ty”, Liahona, nëntor 2017, f. 33–34)

Mund ta zëvendësoni historinë e Girishit ose të motrës së shkurajuar me një shembull tjetër bashkëkohor që dini.

Mund të jetë e dobishme t’i paraqitni pyetjet vijuese në tabelë.

  • Çfarë bëri individi për t’i ndihmuar të tjerët dhe për t’i sjellë ata te Jezu Krishti?

  • Pse një Perëndi i dashur mund të dojë që ata ta bëjnë këtë punë?

  • Në ç’mënyrë qenë ata të përgatitur në mënyrë të pashembullt për të ndihmuar? Ose si ndihmuan ata në një mënyrë të pashembullt ose vetjake?

Teksa nxënësit tregojnë se çfarë gjetën, kërkoni mënyra për ta bërë të qartë se jo e gjithë puna që Zoti dëshiron që ne të bëjmë, është e madhe apo madhështore, por ajo është gjithnjë domethënëse për Zotin dhe për ata fëmijë të Tij të cilëve u shërbejmë. Detyrat dhe përgjegjësitë specifike që Zoti mund të na japë, do të na ndihmojnë të marrim pjesë në veprën e Tij të shpëtimit dhe ekzaltimit (shihni te Moisiu 1:39). Mund të ketë gjithashtu detyra ku Ai do që të përqendrohet tani, por Ai mund të na kërkojë të përqendrohemi në diçka të ndryshme në të ardhmen.

Një punë për ty

Vizato një figurë tjetër njeriu dhe shkruaj emrin tënd poshtë saj.

Plaku Xhon C. Pingri i Riu, i Të Shtatëdhjetëve, dëshmoi:

Plaku Xhon C. Pingri i Riu

“Moisiut, Perëndia i shpalli: ‘Unë kam një punë për ty’ (Moisiu 1:6). A e keni pyetur ndonjëherë veten a ka Ati Qiellor një punë për ju? A ka gjëra të rëndësishme për të cilat Ai ju ka përgatitur ju – dhe posaçërisht ju – që t’i përmbushni? Dëshmoj se përgjigjja është po!” (“Unë Kam një Punë për Ty”, Liahona, nëntor 2017, f. 32)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një lutje në heshtje dhe të kërkojnë zbulesë nga Zoti ndërsa u përgjigjen disa ose të gjitha pyetjeve vijuese rreth figurës së njeriut që përfaqëson veten e tyre. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se nxënësit mund të mos marrin përgjigje të plota për këto pyetje në orën mësimore. Ftojini ata të vazhdojnë të përsiatin dhe luten rreth tyre.

  • Çfarë po bëj tashmë që mund të jetë pjesë e punës së Perëndisë për mua në këtë jetë?

  • Çfarë më ka zbuluar tashmë Perëndia rreth asaj që Ai do që unë të bëj? (Kjo mund të përfshijë bekimet e priftërisë, thirrjet, bekimet patriarkale dhe çaste të tjera zbulese.)

  • Si mund të dojë Perëndia që unë personalisht ta bëj punën e Tij në familjen time? Në lagjen ose degën time?

  • Si mund të dojë Perëndia që të përgatitem për t’i ndihmuar të tjerët tani ose në të ardhmen?

Nëse nuk janë tepër vetjake, ftojini nxënësit t’i shprehin mbresat ose ndjenjat që patën ndërsa studiuan sot. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj dhe ndjenjat tuaja rreth parimeve në këtë mësim.