“Moisiu 1; Abraham 3: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Moisiu 1; Abraham 3: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Moisiu 1; Abraham 3
Moisiu 1; Abraham 3
Vështrim i Përgjithshëm
Moisiu 1 dhe Abraham 3 rrëfejnë përvojat e profetëve me Zotin. Zoti i tregoi Abrahamit se, në jetën para lindjes, Ai thirri sundues që të na ndihmonin. Zoti i mësoi Moisiut se Ai ishte një fëmijë i Perëndisë, i cili kishte një punë për të bërë dhe se ishte “vepra … dhe lavdia [e Zotit] – të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39). Moisiu i mposhti gjithashtu tundimet e Satanit.
Krijoni një mjedis të sigurt ku të gjithë të respektohen dhe të dinë se kontributet e tyre vlerësohen. Bërja e përgëzimeve të sinqerta dhe lavdërimi i kontributeve të nxënësve në orën mësimore mund ta shtojnë gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në mësim. Për të mësuar më shumë, shihni te “Duajini Ata të Cilëve u Jepni Mësim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Një shembull se si ta bëni këtë, mund të gjendet në mësimin “Abraham 3.”
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Abraham 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si njohuria rreth jetës para lindjes në planin e Atit Qiellor mund t’i ndihmojë ata.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një shok/shoqe ose një pjesëtar të familjes se çfarë di rreth jetës para lindjes dhe se si njohuria rreth jetës para lindjes mund ta ndihmojë atë.
Moisiu 1:1–11
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se janë fëmijë të Perëndisë dhe se Ai ka një punë për ata që ta bëjnë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin ose të shkruajnë atë që besojnë se është qëllimi i tyre në jetë.
-
Figurë: Një figurë e Moisiut, për shembull, duke ndarë Detin e Kuq.
-
Materiale filmike: “I Am a Son of God” [“Unë Jam një Bir i Perëndisë”] (6:30) nga kodi kohor 0:00 deri në 2:49; “I Have a Work for Thee” [“Unë Kam një Punë për Ty”] (10:25) nga kodi kohor 0:18 deri në 1:12.
Moisiu 1:12–26
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të marrin forcë nga Perëndia për t’i mposhtur tundimet e tyre vetjake.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin një nga tundimet me të cilat përballen vetë, dhe të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të mësuar se si ta mposhtin atë.
-
Material filmik: “I Am a Son of God” [“Unë Jam një Bir i Perëndisë”] (6:30) nga kodi kohor 2:50 deri në 6:30.
Moisiu 1:27–42
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Atin Qiellor dhe veprën e Tij për t’u sjellë pavdekësinë dhe jetën e përjetshme të gjithë fëmijëve të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi gjerësinë e krijimeve të Atit Qiellor dhe dashurinë që Ati Qiellor ka për secilin prej tyre. Një mënyrë se si mund ta bëjnë këtë, është të vështrojnë qiellin në një natë të kthjellët dhe të mendojnë se si ndihet Ati Qiellor rreth tyre mes shumë yjeve, planetëve dhe galaktikave që Ai ka krijuar.
-
Mësim me sende: Një tas i vogël me rërë dhe një tas i vogël me ujë, ose një figurë e rërës.
-
Materiale filmike: “This Is My Work and Glory” [“Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”] (17:11) nga kodi kohor 0:53 deri në 1:31; “You Matter to Him” [“Ju Keni Rëndësi për Të”] (19:30) nga kodi kohor 3:56 deri në 4:46.