Seminari
Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: Vështrim i Përgjithshëm


“Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

Vështrim i Përgjithshëm

Nën drejtimin e Atit Qiellor, Jezu Krishti krijoi tokën. Në ditën e gjashtë të krijimit, Adami dhe Eva u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Zoti i bashkoi në martesë Adamin dhe Evën dhe i urdhëroi të shumoheshin dhe të mbushnin tokën.

ikona e seminaritKrijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë. Muzika frymëzuese mund të ftojë ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe të krijojë një ndjesi nderimi në orën mësimore. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë”, te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjenden te Mësimi 7: “Zanafilla 1:1–25”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Zanafilla 1:1–25

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashuri dhe mirënjohje për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin teksa studiojnë Krijimin e tokës.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin bukurinë e tokës dhe të të gjitha krijimeve të Perëndisë. Ftojini ata të sjellin një fotografi ose të jenë të përgatitur që të flasin rreth diçkaje në këtë botë që u pëlqen.

  • Figura: Ndërtesë e bukur që është e njohur në zonën tuaj; peizazh i bukur pranë zonës suaj

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabelë që përfaqëson gjashtë ditët e para të Krijimit; shkrime të shenjta që nxënësit t’i studiojnë nën kreun “Roli i Shpëtimtarit si Krijues”; mundësi për nxënësit të renditura nën kreun “Shpreh mirënjohje për Krijuesin”

  • Material filmik: “We Lived with God” [“Ne Jetuam me Perëndinë”] (4:00)

Zanafilla 1:26–27

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e identitetit dhe potencialit të tyre si bij dhe bija të prindërve qiellorë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i mësojnë përmendsh ose t’i përsëritin rreshtat hyrës të temave të Të Rejave dhe të Priftërisë Aarone dhe të reflektojnë për domethënien e secilës deklaratë:

    • “Unë jam një bijë e dashur e prindërve qiellorë, me një natyrë hyjnore dhe fat të përjetshëm.”

    • “Unë jam një bir i dashur i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj.”

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Bosht kohor nga fillimi i mësimit

  • Materiale filmike: “Zgjedhjet për Përjetësinë” (31:24; shikojeni nga kodi kohor 13:21 deri në 13:52); “Running Toward the Light” [“Duke Vrapuar drejt Dritës”] (17:34; shikojeni nga kodi kohor 11:00 deri në 15:18)

  • Fletushkë: “Unë Jam një Fëmijë i Perëndisë

Zanafilla 1:28–31; 2:1–25

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rolin qendror të martesës dhe familjes në planin e Atit Qiellor për shpëtimin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, duke kërkuar mësime që përshkruajnë arsyen pse familja është qendrore në planin e Atit Qiellor për shpëtimin.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Fjali të paplota në fillim të mësimit; thënie nga “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”; udhëzime, thënie dhe shkrime të shenjta për veprimtarinë e studimit nën kreun “Mësime nga shkrimet e shenjta”; udhëzime për nxënësit që të krijojnë një përgjigje në fund të mësimit