Seminari
Zanafilla 1:1–25: Krijimi


“Zanafilla 1:1–25: Krijimi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 1:1–25: Krijimi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: Mësimi 7

Zanafilla 1:1–25

Krijimi

bregdeti

Madhështia dhe bukuria e botës sonë dëshmojnë për Krijuesa të lavdishëm që mund ta shndërrojnë diçka që është “pa trajtë, e zbrazët” (shih te Zanafilla 1:2) në mrekullitë e kësaj toke. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashuri dhe mirënjohje për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa studiojnë Krijimin e tokës.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin bukurinë e tokës dhe të të gjitha krijimeve të Perëndisë. Ftojini ata të sjellin një fotografi ose të jenë të përgatitur që të flasin rreth diçkaje në këtë botë që u pëlqen.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shënim: Megjithëse rrëfimet për Krijimin e tokës gjenden edhe te Moisiu 2 dhe Abraham 4, ky mësim do të përqendrohet në rrëfimin e shënuar te Zanafilla 1.

Krijuesa dhe krijesa të shkëlqyera

Për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh të shfaqni fotografi të një ndërtese të bukur që është një vend i njohur në zonën tuaj. Ju mund të bëni pyetje si ato që vijojnë:

  • Çfarë mendon se i bën njerëzit të duan ta vizitojnë një ndërtesë si kjo?

  • Si mendon se ndihen krijuesit e ndërtesave të bukura kur njerëzit e pëlqejnë punën e tyre?

liqeni

Më pas mund të paraqitni fotografinë e një peizazhi të bukur pranë zonës suaj. Ftojini nxënësit të bëjnë sa vijon për t’i ndihmuar të përgatiten për mësimin e sotëm.

Mendo rreth mënyrës se si ndihesh ose mendimeve që ke kur sheh bukurinë dhe madhështinë e tokës. Merre parasysh se sa shpesh gjen kohë për t’i admiruar ose vlerësuar këto mrekulli tokësore. Ndërsa studion sot, ftoje me lutje Frymën e Shenjtë që të të ndihmojë të ndiesh dashuri dhe mirënjohje për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për krijimin e kësaj bote.

Krijimi

Përpara se të paraqitni veprimtarinë vijuese të studimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që dinë rreth krijimit të tokës. Më pas referojini nxënësit te fjalia vijuese nga dokumenti “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”. Ftojini nxënësit ta shkruajnë këtë të vërtetë në ditarët e tyre të studimit ose si një shënim në shkrimet e tyre të shenjta. Ju mund ta shkruani këtë edhe në tabelë.

Te “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ne mësojmë:

Nën drejtimin e Atit të Tij, [Jezu Krishti] ishte krijuesi i tokës. (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org)

Zanafilla 1 përmban disa nga hollësitë rreth krijimit të tokës nga Jezu Krishti. Lexoje rrëfimin për gjashtë periudhat e para të krijimit te Zanafilla 1, duke kërkuar atë që mësojmë rreth Krijuesit dhe krijimit.

Ndërsa nxënësit i studiojnë vargjet vijuese, mund t’i ftoni ata ta përcaktojnë dhe shenjojnë çdo “ditë” të Krijimit në shkrimet e tyre të shenjta. Një mënyrë për ta bërë është ta kopjoni grafikun vijues në tabelë dhe t’u jepni kohë nxënësve për ta plotësuar atë. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe më të vogla dhe t’i caktoni secilit grup një grup vargjesh nga grafiku për t’i studiuar.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se fjala “ditë” i referohet një periudhe krijimi, jo një shtrirjeje të caktuar kohore (shihni tek Abraham 4, ku periudhat e krijimit emërtohen “periudhë”). Shënim: Krijimi i burrit dhe gruas do të trajtohet më në thellësi në mësimet “Zanafilla 1:26–27” dhe “Zanafilla 1:28–2:25”.

Kini kujdes që kjo pjesë e mësimit të mos zgjatet shumë në mënyrë që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përqendruar te pjesa e titulluar “Roli i Shpëtimtarit si Krijues”.

Dita 1: Zanafilla 1:1–5

E ndau dritën nga errësira

Dita 2: Zanafilla 1:6–8

Dita 3: Zanafilla 1:9–13

Dita 4: Zanafilla 1:14–19

Dita 5: Zanafilla 1:20–23

Dita 7: Zanafilla 1:24–27

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash ke për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin teksa i studion këto vargje?

Nxënësit mund të kenë pyetje rreth disa prej hollësive të Krijimit. Ndihmojini ata të kuptojnë se rrëfimet për Krijimin nuk kanë për qëllim të japin një shpjegim fjalë për fjalë, shkencor për proceset konkrete, periudhat kohore ose ngjarjet e përfshira. Mund të jetë e dobishme të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 101:32–34 dhe t’i siguroni nxënësit se Shpëtimtari do t’i zbulojë të gjitha gjërat në kohën e Tij.

Roli i Shpëtimtarit si Krijues

Jepuni nxënësve një mundësi për ta thelluar vlerësimin e tyre për Jezu Krishtin si Krijuesi. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë të bëni një vizatim të tokës në tabelë dhe të paraqitni referencat vijuese të shkrimeve të shenjta që nxënësit t’i studiojnë. Mund t’i ftoni ata të studiojnë disa ose të gjitha vargjet dhe të vijnë në tabelë për të shkruar përreth vizatimit të tokës frazat kuptimplota që gjetën.

Ndërsa nxënësit i studiojnë këto vargje, ftojini ata t’i kushtojnë vëmendje të madhe mënyrës se si Shpirti mund t’iu dëshmojë atyre për rolin e Shpëtimtarit si Krijuesi.

Përzgjidh një ose më shumë nga vargjet vijuese për t’i studiuar, duke kërkuar mësime që mund ta zgjerojnë kuptueshmërinë dhe vlerësimin tënd për Jezu Krishtin si Krijuesi.

Alma 30:43–44

Doktrina e Besëlidhje 38:1–3

Doktrina e Besëlidhje 59:18–20

Doktrina e Besëlidhje 76:22–24

Moisiu 1:33, 39

Moisiu 6:63

Ftojini nxënësit të japin mendimet e tyre. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është duke paraqitur pyetjet vijuese që nxënësit t’i diskutojnë.

  • Cilat ishin disa fjalë apo fraza kuptimplota nga vargjet që studiove? Përse?

  • Çfarë të ndihmuan këto vargje që të mësosh apo të ndiesh për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si roli i Shpëtimtarit si Krijues ka ndikuar në jetën e tyre. Si pjesë e kësaj kohe reflektimi, mund të merrni parasysh të shfaqni materialin filmik “We Lived with God” [“Ne Jetuam me Perëndinë”] (4:00), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

4:6

Mund të përdorni edhe historinë nga Presidenti Bojd K. Paker në pjesën “Burime Shtesë”.

Shpreh mirënjohje për Krijuesin

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të shprehin dashurinë dhe mirënjohjen e tyre ndaj Jezu Krishtit për shkak të rolit të Tij si Krijues. Për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë, merreni parasysh të përdorni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese. Mund t’i paraqitni mundësitë që përzgjidhni dhe t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një për ta përfunduar.

  • Shkruaj një poezi ose një shënim në ditar që shpreh mirënjohje për Jezu Krishtin dhe krijimet e Tij.

  • Bëj një vizatim që përfaqëson ndjenjat e tua kundrejt Shpëtimtarit dhe krijimeve të Tij.

  • Përzgjidh një himn rreth Shpëtimtarit dhe krijimeve të Tij. Studioji fjalët e këngës. Mund të kërkosh fjalët “Jezu Krishti – Krijues” te Temat në librin e himneve. Mund të shkruash një strofë tjetër për himnin që reflekton ndjenjat e tua për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe Krijimin.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan dhe ndien nga veprimtaria.

ikona e seminaritKërkoni mundësi për ta përdorur muzikën e shenjtë për të ftuar ndikimin e Shpirtit. Muzika frymëzuese mund të krijojë një ndjesi nderimi dhe t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë fuqinë e të vërtetave që po mësojnë. Nëse nxënësit përzgjodhën himne kuptimplota për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tyre për Jezu Krishtin, klasa mund të këndojë një ose më shumë himne së bashku dhe nxënësit mund të tregojnë strofën tjetër që shkruan.

(Për trajnim shtesë për mësuesit mbi përdorimin e muzikës frymëzuese, shihni pjesën “Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

Mund t’i ftoni nxënësit edhe që të lexojnë poezinë ose shënimin në ditar që shkruan. Mund të paraqitni veprat artistike që krijuan nxënësit dhe t’i ftoni ata të tregojnë çfarë përshkruan dhe arsyen pse. Merreni parasysh ta përmbyllni orën mësimore duke shprehur ndjenjat tuaja për rolin e Shpëtimtarit në Krijim.