Instituti
Mësimi 13: Dhënia Mësim e Ungjillit të Jezu Krishtit (Pjesa 1)


13

Dhënia Mësim e Ungjillit të Jezu Krishtit (Pjesa 1)

Hyrje

Ungjilli i Jezu Krishtit përmban doktrinat, parimet, ligjet, besëlidhjet dhe ordinancat e përjetshme që i nevojiten njerëzimit për të hyrë sërish në praninë e Perëndisë dhe për t’u ekzaltuar në mbretërinë çelestiale. Parimet dhe ordinancat e para të ungjillit janë: besim në Jezu Krisht, pendim, pagëzim me anë të zhytjes dhe dhurata e Frymës së Shenjtë. Misionarët e ardhshëm duhet të jenë të përgatitur për t’i ndihmuar kërkuesit të kenë besim te Jezu Krishti dhe të pendohen për mëkatet e tyre përpara se të pagëzohen dhe të marrin Frymën e Shenjtë.

Përgatitja Paraprake

Sugjerime për Mësimdhënien

Nëpërmjet Krishtit Ne Mund të Pastrohemi nga Mëkati

Për t’i ndihmuar studentët të përgatiten për ta mësuar mësimin, shkruajeni këtë pyetje në tabelë përpara se të fillojë ora mësimore:

Si ndryshon standardi i botës për të drejtën dhe të gabuarën nga standardi i Atit Qiellor?

Pasi të fillojë ora mësimore, ftojini disa studentë t’i përgjigjen pyetjes në tabelë. Pasi disa studentë të jenë përgjigjur, bëjeni një student të lexojë me zë të lartë kutinë e titulluar “Mëkat” në faqen 61 te Predikoni Ungjillin Tim. Më pas, pyetni:

  • Përse është e rëndësishme për kërkuesit që ta kuptojnë se çfarë është mëkati dhe cilat janë pasojat e tij përpara se të mësojnë rreth ungjillit të Jezu Krishtit?

Shkruajeni pyetjen e mëposhtme në tabelë dhe ftojini studentët të kërkojnë një përgjigje ndërsa e studiojnë pjesën “Me Anë të Krishtit Ne Mund Të Pastrohemi nga Mëkati” në faqet 60–61 te Predikoni Ungjillin Tim:

Cilat janë disa nga të vërtetat e dhëna mësim në këtë pjesë që mund t’i ndihmojnë kërkuesit të dëshirojnë të afrohen më pranë Jezu Krishtit?

Pasi të lejoni kohë të mjaftueshme për studentët që të lexojnë, ftojini ata të tregojnë atë që zbuluan. Përgjigjet e tyre mund të përfshijnë të vërtetat vijuese:

  • Perëndia dërgoi Birin e Tij të Dashur, Jezu Krishtin, në botë në mënyrë që ne të kishim mundësinë të ktheheshim për të jetuar në praninë e Tij pasi të vdesim.

  • Vetëm nëpërmjet hirit dhe mëshirës së Shpëtimtarit ne mund të bëhemi të pastër nga mëkati.

  • Nëpërmjet Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, të gjithë njerëzit do të sillen përsëri në praninë e Zotit për t’u gjykuar.

  • Asgjë e papastër nuk mund të banojë në prani të Perëndisë.

  • Jezu Krishti qëndroi në vendin tonë dhe vuajti dënimin për mëkatet tona.

  • Jezu Krishti na i fal mëkatet kur e pranojmë Atë, pendohemi dhe u bindemi urdhërimeve të Tij.

Më pas, jepuni studentëve disa minuta për të studiuar ose shenjuar disa nga fragmentet e shkrimeve të shenjta të renditura në paragrafët që sapo lexuan ose në kutinë Studim i Shkrimeve të Shenjta në faqen 61 që ilustron një nga parimet që ata sapo përcaktuan. Merrni parasysh që ta vini gjysmën e klasës të zgjedhë fragmentet në paragrafët që sapo lexuan dhe gjysmën tjetër të zgjedhë fragmentet në kutinë Studim i Shkrimeve të Shenjta. Kërkojuni studentëve të jenë të përgatitur për të shpjeguar se si ata mund ta përdorin një ose më shumë nga ato fragmente të shkrimeve të shenjta për ta ndihmuar një kërkues të kuptojë dhe vlerësojë atë që kanë bërë Ati Qiellor dhe Biri i Tij Jezu Krishti për të na ndihmuar t’i mposhtim pasojat e mëkatit. Pas disa minutash, ftojini disa studentë ta shpjegojnë atë që mësuan.

Besimi te Jezu Krishti

Shqyrtojeni me studentët thënien për qëllimin misionar në kutinë e titulluar “Qëllimi Juaj” në faqen 1 te Predikoni Ungjillin Tim. Më pas, pyetni:

  • Cili është ndryshimi midis 1) të ndihmuarit e dikujt për të “[ardhur] te Krishti” dhe të kthyerit në besim në ungjillin e Tij të rivendosur dhe 2) thjesht të ndihmuarit e dikujt për t’u bërë një anëtar i Kishës?

  • Përse është më e rëndësishme për misionarët që t’i ndihmojnë njerëzit të vijnë te Krishti sesa t’i ndihmojnë ata të bëhen anëtarë të Kishës?

Ftojini studentët ta studiojnë paragrafin e parë në pjesën e titulluar “Besim në Jezu Krisht” në faqen 61 te Predikoni Ungjillin Tim. Ndërsa studiojnë, bëjini studentët të kërkojnë mënyrat që besimi te Jezu Krishti mund ta ndihmojë një person të kthehet në besim tek ungjilli i Tij i rivendosur. Më pas, pyetni:

  • Nga ajo që lexuat, çfarë do të thotë të kesh besim te Jezu Krishti?

  • Si mund ta drejtojë besimi te Jezu Krishti dikë që të kthehet në besim tek ungjilli i Tij i rivendosur?

Shkruani në tabelë: Besimi te Jezu Krishti të çon në veprim. Ftojini studentët të lexojnë pjesën tjetër të pjesës “Besim në Jezu Krisht” në faqet 61–62 te Predikoni Ungjillin Tim. Ndërsa lexojnë, ftojini ata të shenjojnë disa nga veprimet që e tregojnë në praktikë besimin e një personi te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij. Pas disa minutash, pyetni:

  • Cilat janë disa veprime që mund të tregojnë se një kërkues po zhvillon besim te Jezu Krishti? (Përgjigjet mund të përfshijnë: pendimi, të mësuarit rreth Shpëtimtarit dhe të bërit si Ai, bindja ndaj urdhërimeve, shmangia e mëkatit, lutja për forcë për ta mposhtur tundimin, të mësuarit e fjalës së Perëndisë dhe mbajtja e zotimeve për t’i ndjekur parimet e ungjillit.)

  • Sipas asaj që lexuat, kur ne ushtrojmë besim te Jezu Krishti, si na bekon Ai në jetën tonë të përditshme? (Përgjigjet mund të përfshijnë: Ai na jep fuqi për t’i përballuar sfidat e jetës; Ai na ndihmon t’i ndryshojmë dëshirat e zemrave tona; Ai na shëron fizikisht dhe shpirtërisht.)

Bëjini studentët t’i shkruajnë përgjigjet për pyetjet në vijim në ditarët e tyre të studimit:

  • Si ju ka dhënë shtysë besimi juaj te Jezu Krishti që të veproni sipas mënyrave që përshkruhen në këtë pjesë?

  • Çfarë mund të bëni tjetër për ta treguar më tej se keni besim te Jezu Krishti?

Ndajini studentët në dyshe ose dyshe shoqëruese misionarësh. Ftojini dyshet të përgatitin një mësim dy deri në tre minuta rreth besimit te Jezu Krishti. Ndërsa përgatiten, bëjini studentët ta përdorin materialin e manualit Predikoni Ungjillin Timfaqet 61–62, duke përfshirë një ose dy shkrime të shenjta nga kutia Studim i Shkrimeve të Shenjta. Studentët gjithashtu mund të përdorin broshurën për misionarët të titulluar Ungjilli i Jezu Krishtit. Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, organizojini dyshet në grupe me nga katër studentë (dy dyshe në secilin grup). Caktojeni një dyshe studentësh t’i japë mësim dyshes tjetër. Shpjegoni se ata duhet të përdorin vetë fjalët e tyre dhe të jenë të thjeshtë e të qartë teksa japin mësim.

Ndërkohë që studentët e mbyllin përvojën e tyre të mësimdhënies, vërini grupet e vogla të diskutojnë mes tyre se çfarë shkoi mirë, çfarë menduan se ishte një sfidë për t’u dhënë mësim dhe përse, dhe në ç’mënyrë mësimdhënia e tyre i ndihmoi ata të cilët morën mësim që ta ndiejnë rëndësinë e pasjes besim te Jezu Krishti.

Më pas, ndërrojini rolet dhe lejojeni dyshen tjetër që të japë mësim. Sigurohuni që të lejoni kohë për ta që të marrin përshtypje gjithashtu.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie për t’u ushtruar, pyetini studentët se çfarë pyetjesh kishin ose çfarë pikëpamjesh fituan. Nëse studentët ngurrojnë të përgjigjen, ju mund t’i pyetni: “Cilat janë disa nga gjërat që ju pëlqyen që i dëgjuat nga ata që ju mësuan?” Pyetni nëse ndonjë student do të donte t’i tregonte klasës një përvojë nga jeta e vet kur u bekua nga të pasurit besim te Jezu Krishti.

Pendimi

Paraqitni një figurë të Alma dhe bijtë e Mosias (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 77) dhe ftojeni një student të përmbledhë shkurtimisht tregimin e kthimit në besim të Alma të Riut (shih Alma 36:6–24). Më pas, bëjini disa studentë të lexojnë sipas radhës me zë të lartë Almën 36:13, 17–21 dhe 23–25.

Pamja
engjëlli me Almën dhe bijtë e Mosias

Më pas, pyetni:

  • Si e tregoi në praktikë Alma se kishte besim te Jezu Krishti?

  • Çfarë ndodhi si pasojë e të treguarit në praktikë të besimit nga Alma?

  • Cila ishte rrjedhoja e pendimit të sinqertë të Almës?

Jepuni studentëve një minutë për të shkruar në ditarët e tyre të studimit një përkufizim me një fjali për pendimin. Ftojini disa studentë t’ua lexojnë klasës fjalitë e tyre. Për t’i ndihmuar studentët tuaj që ta ngulitin në mendjet e tyre një përkufizim të thjeshtë për pendimin, paraqiteni citimin në vijim nga Plaku Nil A. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojini një studenti ta lexojë atë me zë të lartë:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Kur mëkatojmë, ne ikim nga Perëndia. Kur pendohemi, kthehemi përsëri drejt Tij. …

… Pendim do të thotë t’u largohesh disa gjërave të tilla si pandershmëria, krenaria, zemërimi dhe mendimet e papastra dhe t’u drejtohesh disa gjërave të tjera, si mirëdashja, bujaria, durimi dhe ana shpirtërore. Ai është ‘ri-kthim’ drejt Perëndisë” (“Pendohuni … Që të Mund t’ju Shëroj”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 40–41).

  • Si mund t’ju ndihmojë ky përkufizim i thjeshtë ta shpjegoni domethënien e pendimit? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni këtë parim në tabelë: Pendimi është kthimi përsëri drejt Perëndisë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë procesin dhe pasojat e pendimit, merrni parasysh t’i vini studentët ta studiojnë Mosian 3:19; 4:1–3 dhe 5:2. Ndërsa studentët studiojnë, bëjini të përcaktojnë fjalët dhe frazat që ndihmojnë për të shpjeguar se çfarë do të thotë të pendohesh. Pasi të lejoni kohë të mjaftueshme, bëjini disa studentë t’i shpjegojnë klasës atë që zbuluan. Më pas, pyetni:

  • Çfarë prove shihni në këto vargje që populli i mbretit Beniamin ushtroi besim te Jezu Krishti me qëllim që përfundimisht të merrnin falje për mëkatet e tyre?

Shpërndani fletushka që përmbajnë tabelën e mëposhtme, ose vizatojeni atë në dërrasë dhe bëjini studentët ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit:

Pamja
Fletushka Pendimi

Çfarë është pendimi?

Si pendohemi?

Cilat janë frytet apo prova e pendimit?

Ndryshon në mendime, bindje, sjellje



Ndien brejtje të ndërgjegjes ose brengë të perëndishme



Merr mëshirën e Krishtit



Kërkojuni studentëve të studiojnë pjesën e titulluar “Pendimi” në faqet 62–63 te Predikoni Ungjillin Tim. Teksa lexojnë, bëjini studentët t’i mbushin kolonat në tabelat ose fletushkat e tyre duke përdorur fjalët, frazat ose fjalitë nga manuali Predikoni Ungjillin Tim. Për t’i ndihmuar studentët të shohin llojet e frazave që mund të përfshijnë, në çdo kolonë jepet një shembull. Kur të mbaroni, tabelat e tyre mund të duken si më poshtë:

Çfarë është pendimi?

Si pendohemi?

Cilat janë frytet apo prova e pendimit?

Ndryshon në mendime, bindje, sjellje

Pikëpamje të re për veten, Perëndinë dhe botën

Sjell jetën tonë në një vijë me vullnetin e Perëndisë

Largohesh nga mëkati dhe nuk e bën më atë

Vazhdimisht përpiqesh t’i ndreqësh shkeljet dhe të përmirësohesh

Ndien brejtje të ndërgjegjes ose brengë të perëndishme

Ndalon së bëri gjëra të këqija

Vazhdon të bësh gjëra të drejta

Njeh mëkatet

Rrëfen mëkatet

I kërkon falje Perëndisë

Korrigjon problemet që mund të shkaktohen nga veprimet tona

I reziston çdo dëshire për të mëkatuar

Zhvillon cilësi si të Krishtit, rritesh në njohuri, shërben

Tregon dashuri për Perëndinë duke u bindur

Merr mëshirën e Krishtit

Ndryshon pikëpamja për veten dhe botën

Kupton marrëdhënien tonë me Perëndinë

Dëshira për ta ndjekur Perëndinë rritet më e fortë

Ndien faljen e Perëndisë

Ndien paqen e Perëndisë

Faji dhe hidhërimi largohen

Ndien Shpirtin më bollëk më të madh

Më i përgatitur për të jetuar me Perëndinë dhe Jezu Krishtin

Bëhesh më shumë si Jezusi

Ndien gëzim

Pasi të lejoni kohë të mjaftueshme për studentët që t’i plotësojnë tabelat e tyre, ftojini ata të diskutojnë me një pjesëtar tjetër të klasës për frazat dhe fjalët që përfshinë në tabelat e tyre. Merrni parasysh t’i bëni klasës disa ose të gjitha pyetjet e mëposhtme për ta thelluar kuptueshmërinë e studentëve për doktrinat dhe parimet që lexojnë:

  • Si mund t’ju ndihmojnë parimet që përcaktuat në kolonën e parë dhe të dytë që ta dini a po pendohet me të vërtetë një kërkues?

  • Sipas asaj që shkruat në tabelën e tretë, çfarë bekimesh vijnë nga pendimi, përveç marrjes së faljes për mëkatet?

  • Merrini parasysh pikat në kolonën e parë dhe të tretë. Përse duhet të kemi besim te Krishti nëse këto gjëra me të vërtetë do të ndodhin?

Ndërkohë që studentët përgjigjen, ju mund të vini në dukje se misionarët e japin mësim ungjillin që t’i ndihmojnë njerëzit të ndërtojnë besim te Jezu Krishti dhe t’i shtyjnë ata të pendohen. Besimi te Jezu Krishti dhe pendimi janë kushte për të pasur qasje te Shlyerja. Pendimi gjithashtu do t’i ndihmojë kërkuesit të vijnë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Për t’i përgatitur studentët që ta ushtrojnë mësimdhënien për pendimin, tregojini klasës situatën e mëposhtme:

Ju dhe shoku juaj i misionit u keni dhënë mësim dy shokëve të dhomës për rreth tri javë. Njëri prej tyre po përparon mjaft mirë. Shoku tjetër i dhomës duket se e ka humbur interesin dhe tani largohet nga dhoma kur filloni mësimet. Kur më në fund keni mundësinë ta pyetni shokun e painteresuar të dhomës, ai shpjegon se e di që aktualisht nuk po jeton sipas vullnetit të Perëndisë, por ai ka jetuar në këtë mënyrë gjatë gjithë jetës së tij dhe është mësuar me idenë se ai është i tillë dhe nuk mund të bëhet më gjë për këtë.

Ndajini studentët në dyshe ose dyshe shoqëruese. Jepuni dysheve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur se si ata do të punojnë së bashku për t’i dhënë dyshes tjetër të studentëve një mësim të shkurtër tre deri në katër minuta për pendimin. Nxitini studentët të përgatiten për të interpretuar me role sikur u japin mësim dy shokëve të dhomës në situatë. Shpjegojini se mësimdhënia e tyre duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe të përqendrohet te nevojat e shokëve të dhomës. Ata duhet të marrin parasysh se si ata mund ta ndihmojnë shokun e painteresuar të dhomës të kuptojë përse ai ka nevojë të ndryshojë dhe si ta ndihmojnë atë të kuptojë se me ndihmën e Shpëtimtarit, pendimi është i mundur. Bëjini studentët të përdorin materialin te Predikoni Ungjillin Tim, në faqet 62–63, ose broshurën për misionarët të titulluar Ungjilli i Jezu Krishtit. Nxitini ata të përfshijnë një ose dy fragmente të shkrimeve të shenjta për ta ilustruar rëndësinë e pendimit.

Organizojini studentët në grupe të vogla, me dy dyshe në secilin grup. Caktojeni një dyshe studentësh t’i japë mësim dyshes tjetër, të cilët do të marrin rolin e shokëve të dhomës të përshkruar në situatë. Shpjegojuni studentëve se kur ata marrin rolin e kërkuesve, ata duhet të ndihen të lirë të shprehin shqetësime të mundshme me sinqeritet por nuk duhet të përpiqem të jenë dramatikë ose antagonistë ndaj studentëve që po u japin mësim.

Ndërkohë që studentët e mbyllin përvojën e tyre të mësimdhënies, bëjeni grupin të diskutojë midis tyre se çfarë shkoi mirë dhe çfarë mund të kishin bërë më mirë mësuesit.

Më pas, bëjini studentët t’i ndërrojnë rolet që dyshja tjetër e studentëve të ketë mundësinë ta ushtrojë mësimdhënien. Sigurohuni që të ketë kohë për ta për të marrë përshtypje.

Pas interpretimit me role, pyetini studentët se çfarë pyetjesh ose pikëpamjesh fituan nga përvoja e mësimdhënies.

Për t’i ndihmuar studentët ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e pendimit si mënyra që njerëzit të kthehen përsëri drejt Perëndisë, shfaqni materialin filmik “Jesus Christ Is the Way” [“Jezu Krishti Është Udha”] (05:02).

Pas materialit filmik, pyetni:

  • Çfarë prove patë në këtë material filmik që kjo motër ndryshoi me të vërtetë nëpërmjet pendimit dhe se ajo u kthye përsëri te Perëndia?

  • Çfarë ndjenjash patët ndërsa patë se si mesazhi i ungjillit e ndihmoi këtë motër të ndryshonte dhe të kthehej te Perëndia?

Mbylleni duke i pyetur studentët nëse ndonjëri prej tyre do të donte të jepte dëshminë e vet për fuqinë e besimit dhe pendimit dhe të thoshte arsyen përse dëshiron ta shpërndajë ungjillin. Përfundojeni duke dhënë dëshminë tuaj gjithashtu.

Ftesa për të Vepruar

Ftojini studentët të mësojnë më shumë rreth bekimeve të pasjes besim te Jezu Krishti dhe marrjes së faljes për mëkatin dhe gëzimit nëpërmjet pendimit duke bërë një ose më shumë nga veprimtaritë sugjeruese më poshtë:

  • Jepni një mësim në mbrëmjen familjare të ardhshme mbi rëndësinë e besimit te Jezu Krishti dhe pendimit.

  • Studiojini fragmentet e shkrimeve të shenjta rreth besimit që ndodhen te kutia Studim i Shkrimeve të Shenjta në faqen 62 te Predikoni Ungjillin Tim. Shenjojini ose theksojini me ngjyra ato që do të dëshironit të përdornit për t’ua dhënë mësim të tjerëve në misionin tuaj.

  • Përdoreni Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta dhe fjalët e profetëve dhe apostujve bashkëkohorë për të studiuar rreth doktrinës së pendimit. Mbani shënime mbi ato që mësoni në një ditar studimi. Merrni parasysh nëse keni një dëshmi rreth kësaj doktrine që mund ta ndani me të tjerët gjatë misionit tuaj. Forcojeni besimin tuaj te parimi i pendimit duke kërkuar që të pendoheni përditë dhe regjistrojini përvojat tuaja në ditarin vetjak të studimit.

  • Përdorni mjete në internet të tilla si mediat shoqërore për të postuar materialin filmik “Jesus Christ Is the Way” [“Jezu Krishti është Udha”] (ose një material tjetër filmik rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij) që ta shohin të tjerët. Përfshini një shpjegim rreth arsyes përse materiali filmik ishte domethënës për ju.