Seminare dhe Institute
Mësimi 18: Shpëtimtari Dha Shërbesë në Botën e Shpirtrave


Mësimi 18

Shpëtimtari Dha Shërbesë në Botën e Shpirtrave

Hyrje

Duke folur për Shpëtimtarin, Apostujt bashkëkohorë kanë dëshmuar: Ai ishte një dhuratë madhështore e dhënë për të gjithë ata që do të jetonin ndonjëherë në tokë.” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2). Për shkak të sakrificës shlyese të Shpëtimtarit dhe shërbesës së Tij në botën e shpirtrave, gjithsecili prej fëmijëve të Perëndisë që kanë jetuar ndonjëherë në tokë do të kenë mundësinë ta pranojnë apo ta hedhin poshtë ungjillin. Në këtë mësim, studentët do të mësojnë rreth rolit të Shpëtimtarit në botën e shpirtrave dhe rolin tonë në shpëtimin e të vdekurve.

Lexim Konteksti

Sugjerime për Mësimdhënien

Lluka 23:39–43; Doktrina e Besëlidhje 138:11–24

Jezu Krishti vizitoi botën e shpirtrave

Merrni parasysh shfaqjen e figurave Varrimi i Jezusit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 58; shih edhe LDS.org) dhe Maria dhe Jezu Krishti i Ringjallur (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59).

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Spenser J. Kondi, i Të Shtatëdhjetëve:

Pamja
Plaku Spenser J. Kondi

“Faktet e vdekjes dhe Ringjalljes së Jezusit brohoriten nga njerëzit e besimeve të krishtera si dogma themelore. Megjithatë, ajo që shpirti i pavdekshëm i Jezusit bëri pas vdekjes së Tij dhe përpara Ringjalljes së Tij është një mister për të gjithë përveç shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Dhe domethënia e asaj që Ai bëri gjatë atyre orëve siguron themelin doktrinor për ndërtimin e tempujve përqark tokës. Për më tepër, një dëshmi e asaj që Ai bëri mund t’i ngushëllojë së tepërmi ata që vajtojnë për vdekjen e një njeriu të dashur” (“The Savior’s Visit to the Spirit World”, Ensign, korrik 2003, f. 32).

Pamja
Varrimi i Krishtit

Varrimi i Krishtit, nga Carl Heinrich Bloch. Mirësi e Muzeut Historik Kombëtar në Kështjellën Frederiksborg të Hilerodit në Danimarkë. Nuk lejohet kopjimi.

Pamja
Maria dhe Jezu Krishti i Ringjallur

Pse Po Qan? © 2015 nga Simon Dewey. Përdoret me leje të Altus Fine Art-it, www.altusfineart.com

Drejtojuni figurave dhe pyeteni klasën:

  • Çfarë bëri Jezusi nga varrimi i Tij e deri në Ringjalljen e Tij?

Për të dhënë pak sfond, ftojini studentët ta lexojnë Llukën 23:39–43.

  • Çfarë i tha Shpëtimtari keqbërësit në kryq? (Vini në dukje se Profeti Jozef Smith dha mësim se një pasqyrim më i saktë i fjalëve të Shpëtimtarit është: “Sot ti do të jesh me mua në botën e shpirtrave” [në History of the Church, 5:424–425]. Fjalët e Shpëtimtarit drejtuar keqbërësit keqkuptohen nga shumë të krishterë duke nënkuptuar se dikush mund të pendohet për mëkate të rënda pikërisht në fund të jetës së tij apo të saj. Megjithatë, shkrimet e shenjta japin mësim se ne nuk duhet ta shtyjmë pendimin tonë.

  • Si e paralajmërojnë këto fjalë veprimtarinë e Shpëtimtarit ndërkohë që trupi i Tij ishte i varrosur? (Shih edhe 1 Pjetrit 4:6.)

Thuajuni studentëve se Presidenti Jozef F. Smith mori një zbulesë që e përshkruan vizitën e Jezu Krishtit në botën e shpirtrave. Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë kontekstin e kësaj zbulese, përmblidheni hyrjen e seksionit dhe 10 vargjet e para të Doktrinës e Besëlidhjeve 138. Pastaj kërkojuni disa studentëve të lexojnë me radhë me zë të lartë te Doktrina e Besëlidhje 138:11–12, 15–16, 18–19, 23–24. Diskutoni për pyetjet që vijojnë:

  • Sipas këtij vegimi, çfarë bëri Jezusi nga varrimi i Tij e deri në Ringjalljen e Tij? (Studentët duhet të shprehin se ndërkohë që trupi i Tij ishte i varrosur, Jezusi vizitoi shpirtrat e drejtë në botën e shpirtrave.)

  • Pse këta shpirtra të drejtë u mbushën me gëzim dhe hare? (Teksa studentët përgjigjen, theksojeni të vërtetën vijuese: Sipas planit të Perëndisë, të vdekurit që kishin qenë besnikë në vdekshmëri mund të shëlboheshin nga vdekja pas Ringjalljes së Jezu Krishtit. Mund të doni të vini në dukje se asnjë misionar nuk u dërgua t’iu predikonte atyre që ishin në botën e shpirtrave deri pas vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit [shih Lluka 16:19–31; Moisiu 7:36–39].)

Doktrina e Besëlidhje 138:20–37

Të gjithë fëmijët e Perëndisë do të kenë mundësi ta dëgjojnë ungjillin

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 138:20–21, 25–28 dhe të përcaktojnë pyetjen që i erdhi ndër mend Presidentit Smith. (Shënim: Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë rëndësinë e bërjes së pyetjeve të mira dhe të kërkimit të përgjigjeve ndërsa i studiojnë shkrimet e shenjta, vini në dukje se shumë zbulesa të regjistruara në shkrimin e shenjtë u dhanë si rrjedhojë e një pyetjeje të bërë me zemër.) Pasi studentët të përgjigjen, kërkojuni atyre të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 138:29–30, duke kërkuar mënyrën se si do ta dëgjonin ungjillin shpirtrat në burg. Pyetni:

  • Çfarë bëri Shpëtimtari midis të drejtëve ndërkohë që vizitoi botën e shpirtrave? (Sigurohuni që studentët të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Ndërkohë që ishte në botën e shpirtrave, Jezusi organizoi punën e shpëtimit për të vdekurit.)

Organizojini studentët në dyshe. Kërkojuni atyre të studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 138:30–37 dhe të diskutojnë rëndësinë e fjalës gjithë siç përdoret në vargjet 30, 31 dhe 37. Pas një kohe të mjaftueshme, pyetni:

  • Cili ishte qëllimi i shërbesës së Shpëtimtarit në botën e shpirtrave? (Studentët duhet të jenë në gjendje të shprehin të vërtetën vijuese: Shpëtimtari siguroi një mënyrë për të gjithë fëmijët e Perëndisë që ta dëgjojnë ungjillin dhe të marrin një plotësi gëzimi.)

  • Përse nevojitet që ungjilli t’u predikohet të gjithë fëmijëve të Perëndisë? (Shih DeB 138:33–34; 1 Pjetrit 3:18–20.)

  • Çfarë na mëson kjo rreth efekteve të veprës shlyese të Jezu Krishtit? (Efektet e Shlyerjes depërtojnë në botën e shpirtrave.)

Merrni parasysh ta shprehni thënien vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972):

Pamja
Presidenti Jozef Filding Smith

“Çfarë ndodh me ato mijëra njerëz të panumërueshëm që kanë vdekur dhe nuk kanë dëgjuar kurrë për Krishtin, nuk patën kurrë mundësi për pendim dhe heqje të mëkateve të tyre, që nuk e takuan kurrë një plak të Kishës që mban autoritetin? Disa nga fqinjët tanë të mirë të krishterë do t’ju thonë se ata janë të humbur përgjithnjë. …

A do të ishte e drejtë ajo? A do të ishte gjëja e duhur? Jo! Zoti do t’i japë çdo njeriu mundësinë për ta dëgjuar dhe për ta marrë jetën e përjetshme, ose një vend në mbretërinë e Tij” (Doctrines of Salvation, përpil. Bruce R. McConkie, 3 vol. [1954–56], 2:132).

  • Përse janë me rëndësi këto të vërteta për botën e shpirtrave? Çfarë ndryshimi bën fakti se a i di dikush apo jo këto të vërteta lidhur me botën e shpirtrave?

  • Si mund të jetë një ngushëllim për ju dijenia mbi shërbesën e Shpëtimtarit në botën e shpirtrave?

Ne mund të ndihmojmë që të sigurojmë shpëtim për të vdekurit

Jepini secilit student një kopje të fletushkës shoqëruese: “Puna e Ditëve të Mëvonshme për të Vdekurit”. Ndajini studentët në grupe të vogla ose në dyshe. Ftojini ata t’i lexojnë thëniet në fletushkë, duke kërkuar dhe diskutuar për bekimet e premtuara ndaj atyre që marrin pjesë në punën për shëlbimin e të vdekurve.

Pamja
fletushka, Puna e Ditëve të Mëvonshme për të Vdekurit

Pas një kohe të mjaftueshme, bëni pyetjet vijuese:

  • Si i ndihmon pjesëmarrja në punën e tempullit dhe në historinë familjare ata që kanë vdekur përsëri që të kenë qasje te bekimet që vijnë nëpërmjet sakrificës shlyese të Jezu Krishtit?

  • Si na ndihmon pjesëmarrja në ordinancat mëkëmbëse për të vdekurit që të bëhemi më shumë si Shpëtimtari? (Teksa studentët përgjigjen, theksojeni parimin vijues: Kur marrim pjesë në ordinancat e tempullit për farefisin tonë të vdekur, ne ndihmojmë për shpëtimin e tyre dhe forcohemi kundrejt kundërshtarit.)

Merrni parasysh ta shprehni shpjegimin vijues nga Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) të mënyrës se si puna mëkëmbëse për të vdekurit shkon paralel me punën shëlbuese të Shpëtimtarit:

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Ajo që ndodh në Shtëpinë e Zotit, … i afrohet më shumë shpirtit të sakrificës së Zotit sesa çdo veprimtari tjetër që njoh. Përse? Sepse bëhet nga ata që japin lirisht nga koha dhe thelbi i tyre, pa asnjë pritshmëri falënderimi apo shpërblimi, për të bërë për të tjerët atë që ata nuk mund ta bëjnë për vetveten” (“A Century of Family History Service”, Ensign, mars 1995, 62–63; shih edhe Abdia 1:21).

Drejtojini përsëri studentët te thëniet në fletushkë dhe pyetni:

  • Kur e keni parë apo ndier një nga bekimet e premtuara ndaj atyre që marrin pjesë në punën për shëlbimin e të vdekurve?

Ftojini studentët ta shqyrtojnë në heshtje pyetjen vijuese:

  • Cilin nga këto premtime dëshironi të keni në jetën tuaj pikërisht tani dhe çfarë jeni të gatshëm të bëni për ta marrë atë?

Sfidojini studentët që të takohen me këshilltarin për historinë familjare të lagjes së tyre dhe të mësojnë më shumë rreth mënyrës se si ta bëjnë punën për paraardhësit e tyre të vdekur. Lexojeni me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 128:22 dhe dëshmoni për shërbesën e përjetshme të Jezu Krishtit dhe punën e shenjtë për të vdekurit që u shugurua përpara themelimit të botës.

Leximet e Studentëve

Puna e Ditëve të Mëvonshme për të Vdekurit

Plaku Xhon A. Uidso (1872–1952), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon lidhur me misionin tonë të parashuguruar për t’i ndihmuar bijtë dhe bijat e Perëndisë:

Pamja
Plaku Xhon A. Uidso

“Në gjendjen tonë të paraekzistencës, në ditën e këshillit të madh, në bëmë një marrëveshje të caktuar me të Plotfuqishmin. Zoti propozoi një plan, të hartuar prej Tij. Ne e pranuam atë. Duke qenë se plani synohet për të gjithë njerëzit, ne bëhemi palë për shpëtimin e çdo njeriu sipas atij plani. Ne ramë dakord, pikërisht atëherë dhe atje, që të jemi shpëtimtarë jo vetëm për vetveten, por … shpëtimtarë për të gjithë familjen njerëzore. Ne hymë në një ortakëri me Zotin. Funksionimi i planit u bë pra, jo thjesht puna e Atij dhe puna e Shpëtimtarit, por edhe puna jonë. Më të paktët prej nesh, më të përulurit, janë në ortakëri me të Plotfuqishmin për arritjen e qëllimit të planit të përjetshëm të shpëtimit (“The Worth of Souls”, Utah Genealogical and Historical Magazine, tetor 1934, f. 189)” (në Doctrine and Covenants and Church History: Gospel Doctrine Teacher’s Manual [1999], f. 173).

Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i nxiti të rinjtë të bëjnë punën e tempullit për vetë paraardhësit e tyre:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

Çfarëdo pune që bëni në tempull, është kohë e shpenzuar mirë, por marrja e ordinancave si mëkëmbës për një nga vetë paraardhësit tuaj do ta bëjë kohën në tempull më të shenjtë dhe bekime edhe më të mëdha do të merren. …

Ju të rinj, a dëshironi një mënyrë të sigurt për ta larguar ndikimin e kundërshtarit në jetën tuaj? Zhytuni në kërkimin për paraardhësit tuaj, përgatitini emrat e tyre për ordinancat e shenjta mëkëmbëse të disponueshme në tempull dhe pastaj shkoni në tempull për të qëndruar si mëkëmbës për ata për të marrë ordinancat e pagëzimit dhe dhuratën e Frymës së Shenjtë. Nuk mundem të mendoj për mbrojtje më të madhe nga ndikimi i kundërshtarit në jetën tuaj” (“Gëzimi i Shëlbimit të të Vdekurve”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 93–94).

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, bëri ftesën dhe premtimin vijues:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“I ftoj të rinjtë e Kishës që të mësojnë e të përjetojnë Shpirtin e Elijas. Ju inkurajoj që të studioni, të gjeni paraardhësit tuaj e të përgatiteni për të kryer pagëzime mëkëmbëse në shtëpinë e Zotit për të vdekurit e farefisit tuaj (shih DeB 124:28–36). Dhe ju nxi[t] që të ndihmoni njerëz të tjerë për të gjetur historitë e tyre familjare.

Kur i përgjigjeni me besim kësaj ftese, zemra juaj do të kthehet drejt etërve. Premtimet që iu bënë Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, do të nguliten në zemrën tuaj. Bekimi juaj patriarkal, me shpalljen prej tij të linjës së prejardhjes, do t’ju lidhë te këta etër e do të jetë për ju më kuptimplotë. Dashuria dhe mirënjohja për paraardhësit tuaj do të shtohet. Dëshmia juaj për Shpëtimtarin dhe kthimi në besim tek Ai do të bëhen të thellë dhe të qëndrueshëm. Dhe unë ju premtoj se do të jeni të mbrojtur ndaj ndikimit në rritje të kundërshtarit. Ndërsa merrni pjesë dhe e doni këtë punë të shenjtë, ju do të mbroheni në rini dhe gjatë gjithë jetës suaj” (“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 26–27).