Biblioteka
Mësimi 9: Ndiqni Profetin e Gjallë


9

Ndiqni Profetin e Gjallë

Hyrje

Në ditën që Kisha u organizua, Zoti u premtoi siguri shpirtërore atyre që do t’ua vinin veshin fjalëve të profetit (shih DeB 21:4–6). Pak kohë pas kësaj, për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që ta shmangin mashtrimin, Zoti zbuloi më tej se vetëm profeti autorizohet që të marrë zbulesë për të gjithë Kishën (shih DeB 28:1–7). Profeti gjithashtu ka autoritetin të qartësojë shkrimin e shenjtë. Kuptueshmëria e këtyre të vërtetave sjell siguri të shtuar shpirtërore në këto ditë të mëvonshme.

Lexim Konteksti

  • Rasëll M. Nelson, “Mbështetja e Profetëve”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 74–77.

  • Ezra Taft Benson, “Fourteen Fundamentals in Following the Prophet” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 26 shkurt 1980], speeches.byu.edu; shih edhe Tambuli, qershor 1981, f. 1–8.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 21:1–6

Vëruani veshin fjalëve të profetit

Pyetini studentët se çfarë titujsh përdorim ne nganjëherë për t’iu drejtuar Presidentit të Kishës. Shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë. Më pas ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 21:1, ndërsa klasa e ndjek. Renditeni ndonjë titull shtesë në tabelë. Më pas pyetni:

  • Si e përshkruajnë secili prej titujve në këtë varg punën e Presidentit të Kishës?

Ndihmojini studentët të kuptojnë kontekstin e Doktrinës e Besëlidhjeve 21, duke shpjeguar se zbulesa që shënon, u dha në ditën që u organizua Kisha. (Shënim: Kur studentët mësojnë ta kuptojnë kontekstin e një shkrimi të shenjtë, ka më shumë mundësi që ata të kuptojnë domethënien dhe rëndësinë e asaj që lexojnë.) Më pas pyetni:

  • Përse do të kishte qenë e rëndësishme për anëtarët e hershëm të Kishës që të dallonin se thirrja e Jozef Smithit si profet ndryshonte në mënyrë domethënëse nga rolet e udhëheqësve të kishave të tjera?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 21:4–5, ndërsa klasa e ndjek. Më pas diskutoni sa vijon:

  • Përse nganjëherë kërkohet durim e besim për t’ia vënë veshin këshillës së profetit?

Siç nevojitet, merrni parasysh t’ua tregoni studentëve thënien vijuese nga Presidenti Harold B. Li (1899–1973):

Pamja
Presidenti Harold B. Li

“Ne duhet të mësojmë t’ua vëmë veshin fjalëve dhe urdhërimeve që Zoti do t’i japë nëpërmjet profetit të Tij. … Ju mund të mos e pëlqeni atë që vjen nga autoriteti i Kishës. Ajo mund të kundërshtojë pikëpamjet tuaja politike. Ajo mund të kundërshtojë pikëpamjet tuaja shoqërore. Ajo mund të ndërhyjë me një pjesë të jetës suaj shoqërore. Por nëse ua vini veshin këtyre gjërave, si nga goja e Zotit Vetë, me durim e besim, premtimi është që ‘portat e ferrit nuk do të hapen kundër jush; po, dhe Zoti Perëndi do t’i shpërndajë fuqitë e errësirës përpara jush dhe do të bëjë që qiejt të dridhen për të mirën tuaj dhe për lavdinë e emrit të tij’ (DeB 21:6)” (Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 84).

Siç nxiteni nga Shpirti, ju mund të shpjegoni sa vijon:

  1. Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ne nuk besojmë që profetët janë njerëz të përsosur. Megjithatë, Zoti kurrë nuk do t’i lejojë ata ta udhëheqin Kishën në udhë të gabuar (shih Deklarata Zyrtare 1, “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff Lidhur me Manifestin”).

  2. Ne besojmë dhe gëzohemi në zbulesën e vazhdueshme. Ka pasur raste në historinë e Kishës kur një profet e ka qartësuar këshillën profetike të mëparshme apo ka përcaktuar mësime ose praktika që dikur pranoheshin gjerësisht, të cilat më vonë kishin nevojë të ndryshoheshin. Për shembull, në vitet e hershme të Kishës, anëtarët u nxitën që të mblidheshin në një vendndodhje qendrore, të tillë si Kirtlandi në Ohajo ose konteja Xhekson në Misuri. Sot, anëtarët e Kishës nxiten të mblidhen në kunjet ose distriktet e tyre vendore.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 21:6. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë premtimet e dhëna atyre që ua vënë veshin fjalëve të profetit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë. Më pas pyetni:

  • Si do t’i përmblidhnit premtimet e dhëna atyre që ua vënë veshin fjalëve të profetit? (Edhe pse ata mund të përdorin fjalë të ndryshme, studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse ua vëmë veshin fjalëve të profetit, ne do të mbrohemi ndaj kundërshtarit. Teksa studentët përgjigjen, ju mund të doni të shpjegoni se një kuptim i fjalës dridhen është ta shkëputësh apo ta lëshosh diçka nga një mbështetëse apo një mbajtëse. Pra, një interpretim i vargut 6 mund të jetë që kur qiejt dridhen “për të mirën [tonë]”, zbulesat dhe bekimet “lëshohen” e derdhen mbi ne.)

Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dhe kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Kërkimi i shtegut drejt sigurisë në këshillën e profetëve ka kuptim për ata me besim të fortë. Kur flet një profet, ata me pak besim mund të mendojnë se po dëgjojnë vetëm një njeri të urtë duke dhënë këshilla të mira. …

… Por zgjedhja për të mos e zbatuar këshillën profetike e ndryshon vetë terrenin mbi të cilin qëndrojmë. Ai bëhet më i rrezikshëm. Mospranimi i këshillës profetike e pakëson fuqinë tonë për të marrë këshillë të frymëzuar në të ardhmen” (“Finding Safety in Counsel”, Ensign, maj 1997, f. 25).

  • Përse do të bëhej “vetë terreni mbi të cilin qëndrojmë” “më i rrezikshëm”, në qoftë se nuk e pranojmë këshillën e profetëve? Cilët shembuj e tregojnë se kjo është e vërtetë?

  • Kur jeni bekuar ju apo dikush që e njihni, ngaqë ia vutë veshin këshillës së profetëve të gjallë?

  • Si mund të zbatohet parimi për t’ia vënë veshin këshillës profetike kundrejt çështjeve fetare, morale dhe shoqërore të kohës sonë?

Nxitini studentët të përsiatin atë që mund të bëjnë për të marrë bekimet e premtuara te Doktrina e Besëlidhje 21:6. Sigurojini ata se, ndërsa ia vënë veshin me zell fjalëve të profetëve të gjallë, ata do të marrin bekime të mëdha tani dhe në përjetësitë. Shpjegoni se t’ia vëmë veshin këshillës së profetëve nuk nënkupton që ne t’iu bindemi verbërisht fjalëve të tyre.

Lexoni me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Harold B. Li:

Pamja
Presidenti Harold B. Li

“Nuk është vetëm e mjaftueshme për ne si shenjtorë të ditëve të mëvonshme që t’i ndjekim udhëheqësit tanë dhe ta pranojmë këshillën e tyre, por ne kemi përgjegjësinë më të madhe që të fitojmë për veten tonë dëshminë e patundur për caktimin hyjnor të këtyre burrave dhe dëshminë që ajo që ata na kanë thënë, është vullneti i Atit tonë Qiellor” (Teachings: Harold B. Lee, f. 45).

Doktrina e Besëlidhje 28:2, 6–7; 43:1–7

Zoti jep zbulesë në një mënyrë të rregullt

Shpjegoni se shpejt pasi u organizua Kisha, disa anëtarë të Kishës u mashtruan nga përpjekjet e kundërshtarit për të dhënë drejtim të gënjeshtërt profetik. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë kreun e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 28, ndërsa klasa e ndjek (shih edhe Jeffrey G. Cannon, “All Things Must Be Done in Order: D&C 28, 43”, seritë Revelations in Context, 4 prill 2013, history.lds.org). Më pas pyetni:

  • Nëse anëtarët e Kishës do të kishin vazhduar të besonin në zbulesën e hamendësuar nga Hajrëm Peixhi, çfarë problemesh mund të kishin ndodhur?

Jepuni studentëve një çast që të studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 28:2, 6–7. Më pas pyetni:

  • Si e sqaroi ky mesazh nga Zoti rolin e Presidentit të Kishës? (Studentët duhet të kuptojnë doktrinën vijuese: Presidenti i Kishës mban çelësat për të marrë zbulesë për Kishën.)

Për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për këtë doktrinë, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë sfondin historik në vijim për Doktrinën e Besëlidhjet 43:

Në shkurt të vitit 1831, një grua e quajtur zonja Habëll erdhi mes shenjtorëve në Kirtland të Ohajos. Ajo shpalli se ishte një profeteshë, se kishte marrë zbulesa për Kishën, se e dinte që Libri i Mormonit ishte i vërtetë dhe se ajo duhej të bëhej një mësuese në Kishë. Ajo ishte në gjendje të mashtronte disa shenjtorë. Jozef Smithi dhe të tjerët ishin të shqetësuar rreth ndikimit të saj dhe rreth zbulesave të tjera të rreme mes shenjtorëve. Profeti vendosi t’i kërkonte Zotit rreth asaj që duhej bërë dhe ai mori një zbulesë, tani të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 43 (shih Documents, Vëllimi 1: korrik 1828–qershor 1831, vëll. 1 i serisë së Dokumenteve të The Joseph Smith Papers [2013], f. 257).

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 43:1–7, duke kërkuar doktrinat që Zoti i sqaroi në atë kohë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë. Ju mund të sugjeroni gjithashtu që ata të kryqëzojnë si referencë këto vargje me Doktrinën e Besëlidhjet 28:2. Vini në dukje se zbulesa e shënuar te seksioni 28 iu drejtua shenjtorëve në Nju-Jork dhe zbulesa e shënuar te seksioni 43 iu drejtua shenjtorëve në Kirtland. Më pas pyetni:

  • Në kohën kur u dha zbulesa e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 43, kush u caktua të merrte urdhërime e zbulesa për të gjithë Kishën?

  • Çfarë doktrinash mund të mësojmë nga këto vargje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë doktrinat vijuese: Ka vetëm një njeri të caktuar në një kohë për të marrë zbulesë për të gjithë Kishën. Ata që ia vënë veshin Presidentit të Kishës, nuk do të mashtrohen.)

Merrni parasysh të lexoni thënien vijuese nga Plaku L. Tom Peri, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku L. Tom Peri

“Ka rregull në mënyrën se si Zoti ia bën të ditur vullnetin e Tij njerëzimit. Ne të gjithë kemi të drejtën t’i kërkojmë Zotit dhe të marrim frymëzim nëpërmjet Shpirtit të Tij brenda sferës së kujdestarisë sonë. Prindërit mund të marrin zbulesa për vetë familjen e tyre, një peshkop për bashkësinë e caktuar atij dhe Presidenca e Parë për të gjithë Kishën. … Profeti Jozef Smith shpalli:

‘Është në kundërshtim me rendin e Perëndisë që ndonjë anëtar i Kishës, ose kushdo [tjetër], të marrë udhëzime për ata që janë në autoritet, më të lartë se vetja’ [Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), 207]” (“We Believe All That God Has Revealed,” Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 85–86).

  • Si ndihmon që ta shmangni mashtrimin, dituria që zbulesa nga Perëndia gjithmonë vjen nëpërmjet kanaleve të njohura të priftërisë? Si mund të sjellë kjo dituri paqe në jetën tuaj?

  • Si e mban rregullin në Kishë modeli i Zotit për zbulesën?

Doktrina e Besëlidhje 90:1–6

Zoti vendosi rregull në Kishë

Shpjegoni se ndërsa Kisha rritej, Zoti e udhëzoi Profetin Jozef Smith në organizimin e priftërisë dhe të anëtarësisë së Kishës.

Lexoni me zë të lartë ose përmblidhni thënien vijuese:

“Ndërsa Kisha rritej në anëtarësi, Profeti vazhdoi të merrte zbulesë mbi detyrat e priftërisë. Siç u drejtua nga Zoti, ai organizoi Presidencën e Parë, të përbërë nga ai vetë si President dhe Sidni Rigdoni e Frederik G. Uilliamsi si Këshilltarë. Ai organizoi gjithashtu Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve. Ai thirri e shuguroi peshkopë dhe këshilltarët e tyre, priftërinj të lartë, patriarkë, këshilltarë të lartë, të shtatëdhjetë dhe pleq. Ai organizoi kunjet e para të Kishës” (Trashëgimia Jonë: Një Histori e Shkurtër e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [2010], f. 26).

Shpjegoni se Presidenca e Parë mban një pozitë të pashoqe në Kishë. Ftojini studentët të studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 90:1–6 dhe të përcaktojnë detyrat e veçanta të Presidencës së Parë. (Presidenca e Parë “mba[n] çelësat e mbretërisë” [vargu 2] dhe është mjeti nëpërmjet të cilit “orakujt do t’i jepen” Kishës [vargu 4]). Pasi studentët të përgjigjen, juve mund t’ju duhet të shpjegoni që fjala “orakujt” i drejtohet zbulesave nga Perëndia të dhëna nëpërmjet profetëve të Tij.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë për dy mënyra të ndryshme në të cilat doktrina themelohet në Kishë.

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Në vitin 1954, Presidenti J. Ruben Klark i Riu, në atë kohë një këshilltar në Presidencën e Parë, shpjegoi mënyrën si bëhet e njohur doktrina në Kishë dhe rolin parësor të Presidentit të Kishës. Duke folur për anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ai tha: ‘[Ne] duhet të [sjellim] ndër mend se disave prej Autoriteteve të Përgjithshme iu është caktuar një thirrje e veçantë; ata zotërojnë një dhuratë të veçantë; ata mbështeten si profetë, shikues e zbulues, gjë që u jep atyre një dhurim të veçantë shpirtëror në lidhje me mësimet që ata u japin njerëzve. Ata kanë të drejtën, fuqinë dhe autoritetin për t’u deklaruar njerëzve të Tij mendimet dhe vullnetin e Perëndisë, në varësi të fuqisë dhe autoritetit të plotë të Presidentit të Kishës. …’

… Presidenti i Kishës mund të njoftojë ose të interpretojë doktrina bazuar te zbulesat që i jepen atij (shih për shembull DeB 138). Interpretimi doktrinor mund të vijë edhe nëpërmjet këshillit të bashkuar të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (shih për shembull, Deklaratën Zyrtare 2)” (“Doktrina e Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 86–88).

  • Përse është e rëndësishme që ta kujtojmë kush e ka autoritetin për t’ia shpallur “mendimet dhe vullnetin e Perëndisë” botës?

Përfundojeni duke iu kërkuar studentëve të marrin parasysh atë që ata e kanë mësuar nga mesazhet e profetëve dhe apostujve të gjallë. Ftojini studentët të japin dëshmitë e tyre për mënyrën se si këto mesazhe i kanë bekuar ata.

Materiale Leximi për Studentin