Biblioteka
Hyrje për Manualin e Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (Feja 225)


Hyrje për Manualin e Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (Feja 225)

Çfarë pritet nga një mësues feje?

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, është e rëndësishme që të kuptoni Synimin e Seminareve dhe Instituteve të Fesë:

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë rininë dhe të rinjtë në moshë madhore që t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, të kualifikohen për bekimet e tempullit dhe të përgatitin vetveten, familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell” (Mësimdhënia dhe të Mësuarit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x).

Ju mund ta arrini këtë synim duke e jetuar me zell ungjillin, duke ua mësuar në mënyrë të efektshme ungjillin studentëve tuaj dhe duke e administruar siç duhet orën mësimore ose programin tuaj. Ndërsa përgatiteni dhe e jepni mësim ungjillin në këto mënyra, ju do të kualifikoheni për ndikimin e Frymës së Shenjtë (shih DeB 42:14).

Është mundësia juaj që t’i ndihmoni studentët të mësojnë me anë të Shpirtit, që të mund ta forcojnë besimin e tyre dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besim. Ju mund t’i ndihmoni studentët që ta arrijnë këtë, ndërkohë që i udhëhiqni ata që ta gjejnë, kuptojnë, ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e saj, dhe të zbatojnë doktrinat e parimet domethënëse të ungjillit të Jezu Krishtit.

Manuali Mësimdhënia dhe të Mësuarit e Ungjillit është një burim thelbësor për të kuptuar procesin e mësimdhënies dhe për të mësuar mënyrën se si të bëheni të suksesshëm në klasë. Drejtojuni shpesh këtij manuali.

Cilat janë synimet e këtij kursi?

Ky kurs, Themelet e Rivendosjes (Feja 225), u jep studentëve mundësinë për të studiuar zbulesat themelore, doktrinat, ngjarjet historike dhe njerëzit e rëndësishëm në shpalosjen e Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit, sikurse gjendet në veprat standarde të shkrimeve të shenjta, në mësimet e dhëna nga profetët e ditëve të mëvonshme dhe në historinë e Kishës. Kursi do t’i sigurojë studentët me themelin doktrinor dhe kontekstin historik të nevojshëm për një kuptueshmëri të saktë të doktrinës dhe të historisë së Kishës. Studentët do t’i shtojnë aftësitë e tyre për të kërkuar të vërtetën, për të vlerësuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e materialit burimor dhe për ta dalluar të vërtetën nga gabimi. Studentët do të studiojnë shkrimet e shenjta, doktrinat e Kishës dhe historinë e Kishës në mënyra që i përshtaten jetës dhe rrethanave të tyre. Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dëshmoi për realitetin e Rivendosjes:

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Kjo është Kisha e rivendosur e Jezu Krishtit. Ne si një popull jemi shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Ne dëshmojmë se qiejt janë hapur, se perdet janë larguar, se Perëndia ka folur dhe se Jezu Krishti e ka shfaqur Veten e Tij. …

Falënderuar qoftë Perëndia për dhënien e Tij të mahnitshme të dëshmisë, autoritetit dhe doktrinës së lidhur me këtë, Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit.

Ky duhet të jetë mesazhi ynë i madhërishëm dhe i vetëm drejtuar botës. Ne nuk e ofrojmë atë me mburrje. Ne dëshmojmë me përulësi, por me dinjitet dhe sinqeritet tërësor” (“The Marvelous Foundation of Our Faith”, Ensign, nëntor 2002, f. 81).

Ndërkohë që studentët zhvillojnë besim më të madh te Jezu Krishti dhe dëshmi më të forta për ungjillin e rivendosur, ata do ta shtojnë zotimin e tyre që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe të përgatiten më mirë për ta shpërndarë mesazhin e Rivendosjes.

Çfarë pritet prej studentëve?

Me qëllim që të marrin kredite për diplomimin nga instituti, studentëve u kërkohet të lexojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta, bisedat e konferencave të përgjithshme dhe materiale të tjera të renditura te pjesa Materiale Leximi për Studentin e çdo mësimi. Studentët gjithashtu duhet të përmbushin kërkesat e frekuentimit dhe të tregojnë zotërim të materialit të kursit.

Si janë ndërtuar mësimet në këtë manual?

Ky kurs është hartuar si një kurs i plotë semestral me 28 mësime të shkruara për orë mësimore 50-minutëshe. Nëse klasa juaj mblidhet dy herë çdo javë, jepeni një mësim në çdo orë mësimore. Nëse klasa juaj mblidhet vetëm një herë çdo javë për 90 ose 100 minuta, ndërthurini dhe jepini dy mësime për çdo orë mësimore. Çdo plan mësimor përbëhet nga katër pjesë:

  • Hyrje

  • Lexim Konteksti

  • Sugjerime për Mësimdhënien

  • Materiale Leximi për Studentin

Hyrje

Kjo pjesë jep një hyrje të shkurtër të temave dhe synimeve të mësimit.

Lexim Konteksti

Kjo pjesë rekomandon burimet, të tilla si mesazhe nga profetët e ditëve të mëvonshme, që mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni më mirë doktrinat, parimet dhe të vërtetat e ungjillit të trajtuara në planin mësimor.

Sugjerime për Mësimdhënien

Pjesa Sugjerime për Mësimdhënien përfshin materialin që ju ndihmon të dini çfarë të jepni mësim, si edhe mënyrën se si ta jepni mësim atë (shih edhe pjesët 4.3.3 dhe 4.3.4 te manuali Mësimdhënia dhe të Mësuarit e Ungjillit). Veprimtaritë e sugjeruara të të mësuarit janë hartuar për t’i ndihmuar studentët të gjejnë, kuptojnë e zbatojnë të vërteta të shenjta. Ju mund të zgjidhni të përdorni disa ose të gjitha sugjerimet, ndërsa i përshtatni ato që të përputhen me stilin tuaj vetjak të mësimdhënies dhe që të përmbushin nevojat dhe rrethanat e studentëve tuaj. Ndërsa merrni parasysh mënyrën se si t’i përshtatni materialet mësimore, ndiqni këtë këshillë nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“Shpesh e kam dëgjuar Presidentin Paker të japë mësim që ne së pari përvetësojmë, pastaj përshtatim. Nëse jemi tërësisht të ngulitur në mësimin e përshkruar, të cilin na duhet ta japim, atëherë ne mund të ndjekim Shpirtin për ta përshtatur atë. Por ka një tundim, kur flasim për këtë mundësi për ndryshueshmëri, që t’ia nisim nga përshtatja në vend që t’ia nisim nga përvetësimi. Është një baraspeshim. Është një sfidë e vazhdueshme. Por mënyra e të përvetësuarit së pari dhe pastaj të përshtaturit është një mënyrë e mirë për të qëndruar në baza të shëndosha” (“A Panel Discussion with Elder Dallin H. Oaks” [transmetim satelitor për Seminaret dhe Institutet e Fesë, 7 gusht 2012]; lds.org/broadcasts).

Ky kurs përfshin thënie nga udhëheqës të Kishës që ka mundësi të jenë në dispozicion në shumë gjuhë. Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, ju mund të doni t’i përshtatni mësimet duke përdorur thënie të tjera që i keni në dispozicion nga udhëheqësit e Kishës, të cilat janë domethënëse për lëndën e temës.

Pjesa Sugjerime për Mësimdhënien përmban të paktën një thënie të doktrinës ose të parimit, e cila paraqitet me germa të theksuara. Ndërsa studentët i zbulojnë këto doktrina e parime dhe shprehin atë që kanë mësuar, fjalët e tyre mund të ndryshojnë nga ato të përdorura në manual. Kur ndodh kjo, bëni kujdes të mos nënkuptoni që përgjigjet e tyre janë të gabuara. Sidoqoftë, nëse një thënie mund të ishte më e saktë, ndihmoni me kujdes që ta qartësoni të kuptuarin.

Ky program mësimor jep shembuj se si të ndërthuren parimet themelore të mësimdhënies dhe të të mësuarit të ungjillit në një kurs tematik (shih Mësimdhënia dhe të Mësuarit e Ungjillit, f. 10, 23–31, 38–41). Në muajt e ardhshëm, Seminaret dhe Institutet do të botojnë një dokument të quajtur “Mësimdhënia dhe të Mësuarit e Shkrimeve të Shenjta në Institutet e Fesë”, që do të shpjegojë më tej mënyrën se si të ndërthuren parimet themelore të mësimdhënies dhe të mësuarit të ungjillit në një kurs tematik.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi disa prej përfitimeve që vijnë nga të studiuarit e ungjillit në mënyrë tematike:

“Megjithëse leximi i një libri të shkrimit të shenjtë nga fillimi deri në fund siguron një gjerësi bazë të diturisë, studimi sipas temës e shton thellësinë e diturisë sonë. Kërkimi nëpër zbulesa i lidhjeve, modeleve dhe temave e ndërton dhe e shton njohurinë tonë shpirtërore…; ai zgjeron këndvështrimin dhe kuptueshmërinë tonë për planin e shpëtimit.

Sipas mendimit tim, kërkimi me zell për të zbuluar lidhjet, modelet dhe temat është pjesë e asaj që do të thotë të ‘ushqehemi me bollëk’ me fjalët e Krishtit. Kjo mënyrë mund t’i hapë dyert e përmbytjes së rezervuarit shpirtëror, ta ndriçojë kuptueshmërinë tonë nëpërmjet Shpirtit të Tij dhe të prodhojë një thellësi të mirënjohjes për shkrimet e shenjta dhe një shkallë të zotimit shpirtëror që nuk mund të merret në asnjë mënyrë tjetër. Një kërkim i tillë na bën të aftë të ndërtojmë mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë dhe t’u bëjmë ballë erërave të ligësisë në këto ditë të fundit” (“A Reservoir of Living Water” [mbledhje rreth vatrës në Universitetin “Brigam Jang”, 4 shkurt 2007], f. 3, speeches.byu.edu).

Një pjesë e materialit të këtij manuali bazohet mbi materialin te Manuali për Doktrinën e Besëlidhjet dhe Historinë e Kishës për Seminarin.

Materiale Leximi për Studentin

Kjo pjesë rendit fragmente të shkrimeve të shenjta, biseda nga udhëheqës të Kishës dhe materiale të tjera që do ta pasurojnë kuptueshmërinë e studentëve për temat që theksohen te mësimet. Caktojini dhe nxitini studentët që t’i lexojnë këto materiale përpara se të vijnë në çdo orë mësimore. Kur i studiojnë këto materiale të frymëzuara, ata jo vetëm që do të jenë të përgatitur më mirë për të marrë pjesë në diskutimet e orës mësimore, por gjithashtu do të fitojnë një kuptim më të gjerë dhe më të thellë të temave të kursit. Jepuni studentëve një listë të të gjitha pjesëve Materiale Leximi për Studentin në fillim të semestrit.

Pamja
fletushkë, materiale leximi për studentin

Si mund të përgatitem për të dhënë mësim?

Zoti do t’ju ndihmojë ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim. Ndërsa përgatiteni, mund t’ju duket e dobishme t’i bëni vetes pyetjet vijuese:

  • A jam lutur për të marrë udhëheqjen e Frymës së Shenjtë?

  • A i kam studiuar blloqet e caktuara të shkrimeve të shenjta dhe leximin e kontekstit?

  • A e kam lexuar programin mësimor dhe a kam përcaktuar nëse ka ndonjë gjë që duhet ta përshtat ose rregulloj për të përmbushur nevojat e studentëve të mi?

  • Si mund ta ndjek ecurinë me studentët për t’u siguruar që ata po përfitojnë nga shumica e leximeve të caktuara?

  • Si mund ta ndihmoj secilin prej studentëve të mi që të marrë pjesë plotësisht në mësim?

Sugjerimet vijuese mund të jenë gjithashtu të dobishme:

  • Nxitini studentët që t’i lexojnë fragmentet e shkrimit të shenjtë dhe artikujt e caktuar përpara çdo ore mësimore.

  • Prisni nga studentët që ta përmbushin rolin e tyre për të mësuar.

  • Siguroni mundësi të vazhdueshme për studentët që të shpjegojnë doktrina e parime me fjalët e tyre, të tregojnë përvoja të përshtatshme dhe të dëshmojnë për atë që dinë e ndiejnë.

  • Ndryshojini veprimtaritë dhe metodat mësimore që përdorni në çdo orë mësimore dhe gjithashtu nga dita në ditë.

  • Krijoni një mjedis të të mësuarit që fton Shpirtin dhe u jep studentëve privilegjin dhe përgjegjësinë që të japin mësim dhe të mësojnë nga njëri-tjetri (shih DeB 88:78, 122).

Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Sigurohuni që ka pjesëmarrje të shumtë, sepse ai përdorim i lirisë së zgjedhjes nga një student e autorizon Frymën e Shenjtë që të udhëzojë. … Kur studentët i shprehin të vërtetat me fjalët e tyre, ata përforcohen në shpirtrat e tyre dhe i forcojnë dëshmitë e tyre vetjake” (“To Understand and Live Truth” [mbrëmje me Plakun Riçard G. Skot, 4 shkurt 2005], f. 3; si.lds.org).

Si mund t’i përshtat mësimet për njerëzit me paaftësi?

Ndërsa përgatiteni që të jepni mësim, jini të vëmendshëm ndaj studentëve që kanë nevoja të veçanta. Përshtatini veprimtaritë dhe rezultatet që prisni për t’i ndihmuar ata që t’ia dalin mbanë.

Për më shumë ide dhe burime, drejtojuni faqes Disability Resources [Burime për Paaftësitë] te disabilities.lds.org dhe seksionit të manualit të rregullave të Seminareve dhe Instituteve të Fesë, të titulluar “Orë dhe Programe Mësimi të Përshtatura për Studentë me Paaftësi”.

Themelet e Rivendosjes (Feja 225)

Materiale Leximi për Studentin

Shënim: Nuk ju kërkohet të lexoni ndonjë nga materialet e sugjeruara që nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj.

Mësimi

Titulli

Materiale Leximi të Sugjeruara

1

Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi

2

Vegimi i Parë

3

Dalja në Dritë e Librit të Mormonit

4

Libri i Mormonit – Gurthemeli i Besimit Tonë

  • Doktrina e Besëlidhje 17:6; 19:26; 20:5–12.

  • Ezra Taft Benson, “The Book of Mormon – Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 4–7.

  • Jeffrey R. Holland, “Siguri për Shpirtin Njerëzor”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 88–90.

5

Rivendosja e Priftërisë

6

Organizimi i Kishës

7

Shpallni Ungjillin e Përjetshëm

8

Mbledhja e Izraelit të Ditëve të Mëvonshme

9

Ndiqni Profetin e Gjallë

10

Kërkoni të Vërtetën

11

Zëri i Zotit te Doktrina e Besëlidhje

12

Shkrime të Shenjta Shtesë të Kohës Sonë

13

“Vegimi”

14

Tempulli i Kirtlandit dhe Çelësat e Priftërisë

  • Doktrina e Besëlidhje 109:1–28; 110:1–16.

  • Jeffrey R. Holland, “Our Most Distinguishing Feature”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 43–45.

  • Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 97–100.

15

Forca në Mes të Kundërshtimit

16

Shëlbimi i të Vdekurve

17

Mësimet e Ungjillit në Navu

18

Shoqata e Ndihmës dhe Kisha

  • Doktrina e Besëlidhje 25.

  • Dallin H. Ouks, “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 49–52.

  • Xhuli B. Bek, “Vizioni i Profetëve lidhur me Shoqatën e Ndihmës: Besimi, Familja, Ndihma”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 83–85.

19

Doktrina e Martesës dhe Familjes së Përjetshme

20

Martesa me Shumë Gra

Merrni parasysh të lexoni sa vijon:

21

Misioni Profetik i Jozef Smithit

22

Martirizimi i Profetit Jozef Smith

  • Doktrina e Besëlidhje 135:1–7; 136:36–39.

  • Thomas S. Monson, “The Prophet Joseph Smith: Teacher by Example”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 67–70.

  • “The Martyrdom”, kapitulli 22 te Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot. i 2-të (Church Educational System manual, 2003), f. 273–285.

23

Vijueshmëria në Presidencë

  • Doktrina e Besëlidhje 107:33; 112:30–32; 124:127–28.

  • Bojd K. Paker, “Të Dymbëdhjetët”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 83–87.

  • “The Twelve to Bear Off the Kingdom”, kapitulli 23 te Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot. i 2-të (Church Educational System manual, 2003), f. 286–296.

24

Largimi nga Navuja dhe Udhëtimi drejt Perëndimit

  • Doktrina e Besëlidhje 136.

  • Gordon B. Hinckley, “True to the Faith”, Ensign, maj 1997, f. 65–67.

  • “Besim në Çdo Hap”, kapitulli 6 te Trashëgimia Jonë: Një Histori e Shkurtër e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2010), f. 69–80.

25

Lufta e Jutas dhe Masakra e Livadheve Malore

26

Zbulesa mbi Priftërinë

27

Përgatitja e Botës për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit

28

Përshpejtimi i Punës për Shpëtim

  • Diter F. Uhtdorf, “A Po Flini Gjatë Rivendosjes?” Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 58–62.

  • “Përshpjetimi i Punës për Shpëtim”, Liahona, tetor 2013, f. 36–39.