Doktrina e Besëlidhje 2021
19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83: Atje Ku “Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet”


“19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83: Atje Ku ‘Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“19–25 Korrik. Doktrina e Besëlidhje 81–83”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Krishti dhe i riu pasanik

Krishti dhe i Riu Pasanik, nga Heinrich Hoffman

19–25 Korrik

Doktrina e Besëlidhje 81–83

Atje Ku “Shumë … Është Dhënë, Shumë … Kërkohet”

Si mund t’i ndihmojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, zbulesat te Doktrina e Besëlidhje 81–83 që të bëjnë të mira për familjen dhe miqtë e tyre?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët që të tregojnë diçka që e bënë këtë javë për të ndihmuar dikë. Si na ndihmon shërbimi ndaj të tjerëve që të bëhemi si Shpëtimtari ynë?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 81:3

Unë duhet të lutem gjithmonë.

Kur Zoti e thirri Frederik G. Uilliamsin që të ishte një këshilltar për Profetin Jozef Smith, Ai e këshilloi Frederikun që të ishte “besnik … në lutje gjithmonë”.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve këshillën e Zotit për të qenë “besnik[ë] … në lutje gjithmonë, me zë dhe në zemrën [tuaj], në publik dhe në fshehtësi” (Doktrina e Besëlidhje 81:3). Shpjegoni se çfarë do të thotë të lutemi në zemrën tonë dhe tregoni një shembull vetjak. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për raste kur mund të luten “në publik dhe në fshehtësi”.

  • Mësojini fëmijët se si të luten. Theksoni se ata mund ta falënderojnë Atin Qiellor për bekimet e tyre dhe t’i kërkojnë Atij për atë që kanë nevojë. Një këngë rreth lutjes, e tillë si “T’Falënderoj Ty, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 9), mund t’i ndihmojë fëmijët të dinë se çfarë të thonë në lutjet e tyre. Jepini çdo fëmije radhën për të thënë një lutje të shkurtër.

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për gjëra për të cilat mund ta falënderojnë Atin Qiellor ose për të cilat mund t’i kërkojnë Atij. Lërini të vizatojnë figura të këtyre gjërave dhe t’ia tregojnë ato klasës.

Doktrina e Besëlidhje 81:5; 82:19

Unë mund t’u shërbej njerëzve përreth meje.

Ati Qiellor i di nevojat e secilit prej fëmijëve të Tij dhe shpesh Ai përdor njerëz të tjerë – si për shembull fëmijët të cilëve u jepni mësim – që të ndihmojnë për t’i plotësuar ato nevoja. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të dallojnë nevojat e të tjerëve dhe t’u shërbejnë atyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 81:5 dhe ndihmojini të kuptojnë fraza si “ndihmo të dobëtit” dhe “ngri duart që varen poshtë”. Lejojini të interpretojnë me gjeste mënyrat se si ne mund të bëjmë atë që na kërkon Zoti në këtë varg. Përdorni figura ose materiale filmike për të treguar histori të thjeshta për Jezu Krishtin duke u shërbyer të tjerëve (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 41, 42, 46, 4755; biblevideos.ChurchofJesusChrist.org). Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit për t’i ndihmuar të tjerët?

  • Këndoni strofën e katërt të këngës “T’Shpëtuesit Dashur Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmiëve, f. 42–43) ose një këngë tjetër rreth shërbimit. Tregoni për një rast kur dikush ju ndihmoi të ndienit dashurinë e Shpëtimtarit duke ju shërbyer juve.

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 82:19, duke theksuar frazën “duke kërkuar interesin e të afërmit të tij”. Shpjegoni se kjo do të thotë që të bëjmë gjëra për të afërmit tanë – përfshirë familjen tonë. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si ata mund t’i shërbejnë dikujt këtë javë.

    Pamja
    djem duke gërmuar

    Perëndia na kërkon t’u shërbejmë të tjerëve që të tregojmë dashurinë tonë për Të.

Doktrina e Besëlidhje 82:10

Perëndia premton bekime kur unë i bindem Atij.

Teksa rriten, fëmijët mund të pyesin veten përse Perëndia na jep kaq shumë urdhërime. Mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se Ai na jep urdhërime për të na bekuar.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për urdhërimet që Perëndia na ka dhënë (shih, për shembull, Eksodi 20:4–17; Mateu 22:37–39; Doktrina e Besëlidhje 89:5–17). Bëni vizatime në tabelë për t’i ndihmuar fëmijët t’i kuptojnë dhe t’i mbajnë mend këto urdhërime. Jepni shembuj për mënyrën se si urdhërimet e Perëndisë mund të na bekojnë e mbrojnë.

  • Lexojuni fëmijëve: “Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them” (Doktrina e Besëlidhje 82:10). Kërkojuni fëmijëve ta përsëritin këtë frazë disa herë me ju dhe mendoni për mënyra se si t’i ndihmoni ta mbajnë mend atë, të tilla si t’i ftoni të trokasin duart sipas ritmit të frazës. Dëshmoni se kur u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, Ai i mban premtimet që na ka bërë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 81:3

Unë mund të lutem “me zë dhe në zemrën [time]”.

Si mund t’i frymëzoni fëmijët që të kthehen te Zoti “në lutje gjithmonë” kur ata kanë nevojë?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni dikë të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 81:3 dhe pyetini fëmijët se çfarë do të thotë të luteni “në zemrën [tuaj]”. Tregoni një përvojë kur u lutët me zë të lartë ose në zemrën tuaj dhe Zoti ju ndihmoi. Gjithashtu kërkojuni fëmijëve të tregojnë përvojat e tyre vetjake. Si mund të na sjellë lutja më pranë Atit Qiellor?

  • Lexoni ose këndoni me fëmijët një himn rreth lutjes, të tillë si “Lutjen a e The?” ose “Or’ e Lutjes” (Himne, nr. 78, 80). Ftojini fëmijët të thonë një frazë nga himni që i ndihmon të kuptojnë diçka rreth lutjes. Jepuni kohë të përsiatin atë që mund të bëjnë për t’i përmirësuar lutjet e tyre dhe më pas t’i shkruajnë idetë e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 81:5

Perëndia dëshiron që unë t’u shërbej dhe t’i forcoj njerëzit nevojtarë.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ka shumë mënyra se si ata mund t’u shërbejnë çdo ditë familjeve, miqve dhe fqinjëve të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni vizatime në tabelë të duarve dhe gjunjëve. Kërkojuni fëmijëve të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 81:5 që të mësojnë se çfarë thotë Zoti rreth këtyre pjesëve të trupit. Shikoni materialin filmik “Pass It On” [“Kalojeni tek të Tjerët”] (ChurchofJesusChrist.org) ose tregoni se si ju dhe fëmijët i keni parë njerëzit t’i shërbejnë njëri‑tjetrit. Si mund të jemi më të vetëdijshëm për njerëzit nevojtarë përreth nesh? Ftojini fëmijët t’i shërbejnë të paktën një personi këtë javë. Për ide rreth mënyrave për t’u shërbyer të tjerëve, këndoni një këngë rreth shërbimit, të tillë si “A Kam Bër’ Ndonjë të Mir’?” (Himne, nr. 139).

  • Ftojini fëmijët të vendosin me radhë domino (ose sende të ngjashme) të ngritura vertikalisht ndërkohë që përmendin mënyra se si mund t’u shërbejnë të tjerëve. Kërkojini një fëmije të rrëzojë një domino dhe vini re se si ndikon ajo tek të tjerat. Si mund të ketë shërbimi ynë një ndikim të ngjashëm te njerëzit përreth nesh? (Shihni gjithashtu materialin filmik “Dominoes” [“Dominotë”], ChurchofJesusChrist.org.) Tregoni rreth mënyrës se si shërbimi plot dashuri i një njeriu ju nxiti që t’i shërbeni dikujt tjetër.

Doktrina e Besëlidhje 82:8–10

Perëndia premton bekime kur unë i bindem Atij.

Kur fëmijët zhvillojnë mirëbesim te premtimet e Perëndisë, do të rritet gatishmëria e tyre për t’iu bindur urdhërimeve të Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur kanë një mik/e që mendon se Perëndia ka dhënë urdhërime tepër të shumta. Vërini të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10 diçka që do ta ndihmonte mikun ose miken e tyre që të kuptonte përse Perëndia jep urdhërime. Tregoni se si urdhërimet e Perëndisë ju kanë bekuar ju dhe ftojini fëmijët të japin edhe mendimet e tyre.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët që tʼi kuptojnë premtimet e Atit Qiellor për ne, ndajeni klasën në tri grupe dhe jepini secilit grup për ta lexuar njërin nga shkrimet e shenjta vijuese: Doktrina e Besëlidhje 1:37–38; 82:10; 130:20–21. Ftojini të tregojnë atë që mësuan rreth premtimeve të Atit Qiellor. Si ndikon bindja jonë mbi bekimet që mund të marrim? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për shembuj nga jeta e tyre ose nga shkrimet e shenjta kur bindja solli bekime nga Perëndia.

  • Tregoni një përvojë vetjake që dëshmon për parimet e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10. Si keni arritur të mirëbesoni te Zoti dhe premtimet e Tij?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mendojnë për mënyrën se si do të donin t’i shërbenin dikujt në familjen e tyre këtë javë. Gjatë orës së ardhshme mësimore, lërini të tregojnë atë që bënë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të bëhen nxënës më të mirë. Mësimdhënia do të thotë më shumë sesa thjesht të thoni të vërtetën. Do të thotë t’i ndihmoni të tjerët të zhvillojnë mbështetje shpirtërore te vetja. Për shembull, në vend që thjesht t’u tregoni fëmijëve se si mund t’u shërbejnë të tjerëve, nxitini ata që të mendojnë vetë idetë e tyre.